SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e shpresa në Dhjetor ’90?
Me përjashtim të ndonjë emri të përveçëm- asgjë. As intelektualët themelues, as studentët themelues, madje edhe thirrja jonë dalë nga zemra: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” tingëllon qesharake.
Themeluesit, me ndonjë përjashtim dolën në pension ose shkuan pranë Zotit.
Studentët themelues u zhgënjyen dhe u tërhoqën shpejt, natyrisht ata që nuk u mënjanuan nga paria qysh në fillim.
Sot, 33 vite më pas çfarë ka ngelur?
Apo vetëm pyetjet dhe ankthi: A e ka mbyllur ciklin e vet PD, sikundër partitë e “djathta”, që “rrëzuan” komunizmin në vendet e ish- Bllokut lindor?
Nëse po, si duhet? Të rithemelohet, të riformatohet, apo të krijohet një forcë e re politike?
Të gjejë forca të ringrihet mbi veten?
A është e mundur një gjë e tillë?
Cilët duhet të jenë ata që do të marrin përsipër këtë mision?
Sa e besueshme është klasa politike aktuale për një ndryshim të tillë?
Aktorët dhe faktorët aktualë ruajnë status quonë e këtij sistemi, apo mund të përmbyllin tranzicionin?
Sot, e them me keqardhje që e djathta në Shqipëri nuk ekziston, në konceptin tradicional saj. Është vetëm një PD në tkurrje progresive. Në këto 32 vite u investua që në Shqipëri të mos kishte një të djathtë të fortë, si alternativë qeverisëse për vendin.
E djathta u copëtua, për të mos u bashkuar e mos frymëzuar kurrë, ndërkohë që sistemi ynë pluralist ishte sistem ku partitë shiheshin thjesht si prona private, parti pa zgjedhje, parti me rotacion familjar, parti pa elemente reale legjitimiteti, demokracie dhe konkurimi; parti pa vlera dhe parime demokratike të funksionimit, vendimmarrjes, përfaqësimit.
Personalisht kam kërkuar dhe kam shpresuar për bashkimin, jo një bashkim të zbrazët në përmbajtje, por një bashkim, që për shumë anëtarë të PD-së ishte gjatë gjithë këtyre viteve në themel të planit politik si kusht për ndryshimin real.
Kam besuar se bashkimi i dy pjesëve (sot tre) të PD nuk duhet të ishte bashkim mekanik, por duhet të ishte një bashkim real e i vërtetë.
Tashmë jam i bindur që bashkim nuk do të ketë më, sepse bashkimin nuk e duan. Thjesht të gjithë duan një parti, ose nga një parti për interesat e veta.
Besova dhe vazhdoj të besoj se diskutimi serioz, autokritika e frytshme e gabimeve dhe mangësive të periudhës së mëparshme, që rëndon mbi të gjithë, përpunimi i një plani të ri serioz dhe radikal për t'u shkëputur nga e kaluara, një plan i ri për të ndryshuar marrëdhëniet në nivel politik përmes një aleance të gjerë kundër këtij sekti dhe mbrojtjes së demokracisë, një plan rindërtimi demokratik dhe organizimi shoqëror që do të përdorë njohuritë dhe aftësitë duke e bërë shoqërinë pjesëmarrëse, pretendimi për një model tjetër qeverisjeje si dhe për një rol të ri të partisë, ishte dhe është mënyra e vetme për të kapërcyer krizën dhe për të mbledhur e rindërtuar partinë.
Por çdo ëndërrim gjithmonë përfundon kur vjen mëngjesi dhe ulesh me këmbë në tokë e sheh realitetin në sy. Qofsha gabim, por kam frikë se PD-së së themeluar në Dhjetor ’90 ka kohë që i ka mbaruar vaji i kandilit.
Opozitë s'ka! Tani është vetëm farsa e hajdutëve të pangopur.
Të atyre që si pehlivanë u shndërruan nga miq besnikë në qershor 2021 në armiq të betuar në shtator të po atij viti, nga humbës kronikë në premtues fitoresh e përmbysjesh të regjimit; nga premtues zgjedhjesh të lira të ndershme e të drejta edhe brenda partisë në manipulatorë të zgjedhjeve në të gjitha strukturat.
Farsa e lojës së re me lojtarë të vjetër, që demokratëve të thjeshtë u kushtoi shumë.
Sepse Ramën me 700.000 votat e tij, matematikisht, logjikisht, politikisht, nuk e mundin dot as 110.000 votat e PD, as 270.000 votat e Rithemelimit dhe të PL bashkë.
Kush beson këtë gjë është i verbër dhe thjesht sa justifikon impotencën e vet politike, të cilën ua injekton ditë për ditë me doza të mëdha shqiptarëve.
E vetmja fitore që do të kenë dy- tre PD-të do të jenë fitoret ndaj njëra- tjetrës. Dhe le të kthehem tek thelbi i shkrimit.
Që të fitosh, duhet të kesh moral, ndërgjegje dhe kujtesë historike. Të dish të bësh analiza dhe të ndërmarrësh edhe operacione të vështira kur lind nevoja.
Të kapërcesh vetveten, egoizmin, përçarjen dhe urrejtjen. Në të kundërt do të jetë e padiskutueshme dhe e qartë si drita e diellit që Shqipëria do të ketë për shumë vite akoma qeverisje njëpartiake.
Askush nuk është naiv të mendojë që demokracia në Shqipëri nuk është realisht në një moment kritik.
Por, mesa duket Shqipëria, po shkon drejt modelit të Meksikës, i cili është një vend pluralist, d.m.th shumëpartiak, por me drejtim të pandërprerë të shtetit për 71 vite rresht nga Partia Institucionale Revolucionare, e cila mund të ketë ndryshuar disa herë emrin e partisë apo elitat e veta gjatë viteve në pushtet, por në thelb krijoi modelin e drejtimit njëngjyrësh të Meksikës.
Dhe të mos harrojmë që Meksika është në kufi me shtetin më demokratik të botës, SHBA. Shqipëria, megjithëse po shkon drejt modelit qeverisës të Meksikës, nuk e ka luksin të hyjë qorrazi dhe pa reflektim në rrugën e këtij modeli, produkti i të cilit është rrënues.
Sidomos kur mbajtja e pandërprerë e pushtetit vjen si rrjedhojë e veprimit të ligjit të të fortëve, abuzimeve dhe arrogancës.
Dhe, veçanërisht me një opozitë, e cila nuk frymëzon e as sjell frymë, me militantët e saj që zihen me cilën PD janë: PD1, PD2 apo PD-në e mesit!
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i ko...
Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:3...
Po vrisja mendjen sot. Në Shqipëri kemi lloj-lloj monumen...
Një postim i imi në kohën kur të gjithë nxituan të “tregon...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...