Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e inceneratorit të Tiranës, po sjell disa zhvillime pozitive, sa i përket rritjes së autoritetit të SPAK dhe tronditjes që ka pësuar politika prej drejtësisë.
Së pari, vendimi i jep fund pagesave në vazhdim në favor të kompanisë nën akuzë për gjithë skemën e inceneratorëve dhe tani bashkia do të financojë administratorin shtetëror që do të marrë kontrollin. Nëse ky akt do të kryhej nga Bashkia, kontrata përfundonte në arbitrazh dhe mund të kishte pasoja të tjera të forta financiare. Kur një kontratë ndërpritet për shkak të akuzave për korrupsion me akte të gjykatës dhe prokurorisë, i shpëton këtij rreziku.
Së dyti, vendimi ruan integritetin e procesit të hetimit të SPAK mbi gjithë projektin e inceneratorëve, duke u shtrirë dhe në Tiranë, duke i lënë pa tekst ata që deri më sot akuzonin për hetime selektive apo ndërhyrje politike në këtë proces.
Ndryshe nga Elbasani dhe Fieri, projekti i inceneratorit të Tiranës ishte koncesion, dhe as shteti, as bashkia, nuk është investitore, por janë të përfshirë në procedurat e realizmit të këtij koncesioni.
Hetimi mund të sqarojë shumë paqartësi, por dhe spekulime rreth këtij projekti në Tiranë, dhe natyrisht dhe shumë përfitues, disa prej të cilëve me rroga marramendëse në bordero si partnerë të inceneratorëve.
Së fundmi, që është më kryesorja, vendimi rrit ndjeshëm besimin e opinionit publik tek SPAK për një dorë të ashpër dhe të pakompromis në raport me qeverinë.
Është aq e dukshme kjo rritje autoriteti, sa njerëzit kryesorë të opozitës, sot duken më të frikësuar se ata që duhet të ndjehen të frikësuar nga ky akt dhe tani po ankohen pse nuk po arrestohet Edi Rama.
Edi Rama ja ka dorëzuar gjithë pushtetin e tij drejtësisë, dhe ndoshta do hyjë në histori si kryeministri që më shumë zyrtarë dhe politikanë ia mori drejtësia, se sa betejat politike apo kundërshtarët.
Edhe pse në disa raste ndalimet krijojnë drejtësi selektive, siç janë arrestimet e bashkiakëve për leje të tejkaluar ndërtimi apo rrugë fshati me lekët e komunitetit, pasi për të njëjtat vepra penale mund të dënohet shumica e zyrtarëve shqiptarë, sërish askush nuk po e akuzon SPAK për këto akte.
Problemi është që qëndrimi ndaj SPAK të mos bazohet tek emrat e përveçëm apo anësia politike ku godet, por tek cilësia e veprave penale. Vetëm ky kriter do të mbajë ende të lartë besueshmërinë e tij, dhe nëse goditjet ndryshojnë fushë politike apo emra të paprekshëm këto 32 vjet.
Ndaj nëse ndodh të dëgjojmë ndonjë çudi të radhës, apo emër që nuk ka lidhje me qeverinë, mbani të njëjtin qëndrim ndaj SPAK. Siç bëni sot që dukeni të gëzuar!
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...