Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat stratosferike e benificet prej burimeve të tjera, “burrat e shtetit” tonë, të kësaj Republikës sonë të drobulitur, që përkundër premtimeve të bujshme të tre dekadave më parë për ta bërë si gjithë Europa është katandisur si mos o Zot, do të gëzojnë dhe titullin e lartë “Ylli i Madh i Shqipërisë”.
Bëhet fjalë për “burrat e shteti” më të varfër e më të korruptuar në botë, të cilët e kanë drejtuar vendin në poste të tilla si Kryetar Parlamenti, Kryeministër e President. Këtë atribut të tillëve ua jep Ligji i dekoratave, i ndryshuar, dhe miratuar me shumicë votash më datën 22 dhjetor 2022. Ky Ligji i ri, me Nr. 94/2023, sakaq i qenë në fuqi, ia reduktoi ndjeshëm si kompetencë të drejtën e dhënies së dekoratave të larta Presidentit të Republikës për t’ja kaluar kryeministrit, pra Edi Ramës.
Sipas këtij ligji të ri (le ta quajmë kështu), Presidenti ka të drejtë të japë vetëm 11 lloje dekoratash të nivelit të ulët, por në numër total, jo më tepër se 23 të tilla në vit, ndërsa dekoratat e nivelit të lartë i jep vetëm kryeministri Edi Rama. Në rregull. Deri këtu gjithçka duket sikur është mëse normale, kur në fakt nuk është e tillë, pasi normaliteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve është vrarë e konvertuar në anormalitet qysh tre dekada më parë. Dhe meritë për këtë ka klasa e mbrapshtë politike, që ka pjellë burokracinë e lartë zyrtare të administrimit të shtetit, duke përfshirë dhe presidentët, kryeministrat, etj. Të gjithë ata “burra shteti”, që janë përgjegjës për mbrapshtinë e drejtimit të vendit, për keq-qeverisjet që e kanë katandisur Shqipërinë në listën e vendeve më të korruptuara në botë, më të varfërat, më të kriminalizuarat, më të shpopulluarat, kampione të trafikut të drogës etj., etj.

E pra, këta qeverisës të lartë të kësaj jallane Shqipëri që kemi sot, ku si arritjen më të madhe të tre dekadave të shkuara kanë pagat e veta stratosferike dhe fitimet galopante të oligarkisë së lidhur me politikën e krimin, referuar Ligjit të ri Nr.94/2023, do të mbajnë dekoratën e lartë “Ylli i Madh i Shqipërisë”.
Do ta mbajnë këtë “Yll të Madh” të gjithë ata që përgjatë këtyre tre dekadave të shkuara kanë shërbyer për jo më pak se dy vite si Kryeministër, President e Kryetar Kuvendi. Një e drejtë eksplicite kjo e përcaktuar në nenin 8, pika 4 e këtij Ligji të ndryshuar, që ja heq Presidentit të drejtën e dhënies së dekoratave të larta dhe ia delegon atë Kryeministrit, që, edhe pa këtë atribut ligjor, mban në dorën e tij kompetenca të mjaftueshme për të bërë zap gjithsa i duhet e për të qenë i gjithëpushtetshëm.
E theksojmë: në një situatë normaliteti një Ligj i tillë edhe mund të justifikohej, por në këtë situatë qameti, ku e kanë katandisur të gjorën Shqipëri e të gjorët shqipëtar, burrat e mësipërm të shtet-politikës, ajo ç’ka përcakton Ligji 94/2023 tingëllon më shumë se cinike. Është fyerja më e madhe që i bëhet ndërgjegjes e moralit kombëtar. Sepse vjen në një kohë kur pjesa dërmuese e popullsisë e ka ende para syve gjemën e madhe që i është bërë vëndit nën udhëheqësinë e burrave të shtet-qeverisjes më shumë se tre dekadëshe.
Mund të ishte e përligjur dhënia e dekoratës më të lartë “Ylli i Madh i Shqipërisë” për Sali Berishën, Aleksandër Meksin, Fatos Nanon, Ilir Metën, Pandeli Majkon, Gramoz Ruçi, Servet Pëllumbin, Rexhep Mejdanin, Skënder Gjinushin, Alfred Moisiun, Makbule Çeçon, Jozefina Topallin, Bamir Topin, Bajram Begajn, Lindita Nikollën e më të fundit kryeministër, Edi Ramën, nëse 30 vite pas pluralizmit politik edhe shqiptaria do të ish bërë si gjithë Europa.
Do të ishte tërësisht e përligjur dekorata “Ylli i Madh…” për burrështetasit e sipërpërmendur nëse ylli i Shqipërisë, tre dekada pas vendosjes së plurapartitizmit do të ndrinte mbi qiellin e Evropës demokratike. Gjë që jo vetëm nuk ka ndodhur, por ka ndodhur e pamendueshmja; Ka ndodhur që nën udhëheqësinë e këtyre të dekoruarve me “Yllin e Madh të Shqiërisë” ne shqiptarët jemi katandisur në një shoqëri të ngjashme me atë të vëndeve latino-amerikane ku grataçielat e oligarkisë financiaro-politike i bëjnë hije kasolleve të pjesës dërmuese të popullsisë që nga pamundësia financiare hyn në borxh edhe për të përballuar ceremoninë e përcjelljes mortore. Ndërkohë që pika 6 e Ligjit 94/2023, edhe këtë barrë ia faturon taksapaguesve ndërsa i’a heq burrështetasve të superkamur për të cilët përcaktohet si detyrim i Protokollit Shtetëror, që pas vdekjes së bashku me heqjen e shpenzimeve mortore t’u bëhen homazhe e të shoqërohen për në varreza, me ceremoni zyrtare e nderime ushtarake. Pasi me vendim qeverie mbajnë dekoratën e lartë të “Yllit të Madh”, për meritën e vetme të shkatërrimit të Shqipërisë dhe arratisjes jashtë vendit të më shumë se gjysmës së shqiptarëve.
KUJDES! Shkrimi është ekskluziv i CNA.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë, sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “CNA.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...