Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngjethëse, me dramacitet të fortë, e kam të ngulitur thellë në mendje. Kam qenë 5 vjeç atë mot. Trazovaç i paparë, kështu më quante gjyshja. Derisa një ditë vura në alarm gjithë mëhallën.
Në Korçë çdo fillim vere riparoheshin gropat e rrugëve. E në krye të tyre vendoseshin fuçi mbushur me zift. U vihej një zjarr poshtë e kur llokoçiste vala e merrnin me garuzhde të mëdha dhe spërkatnin pjesët e rrugës që do mbushnin. Në një nga këto fuçi, por akoma pa zjarr poshtë se qe mëngjes e punëtorët ende nuk ishin paraqitur në kantier, hipa unë trimi i Alajdinit. Dhe pas dy minutash zifti që ishte si pelte nga moti i ngrohtë më mbërtheu sandalkat. Doja të hiqja një këmbë, rëndoja mbi tjetrën dhe ikja poshtë. E zeza e bitumit si fillim më gëlltiti gishtat,po u ngjitej kyçeve... atëhere nisa ulërimat. I trembur, i pafuqishëm, në ankth e stres. Mbërritën punëtorët ca çaste më vonë. Më kapën për ijesh, dhanë forcë për lart, por zifti nuk më lëshonte. Më kafshonte sapo më ngrinin me forcë.
Kur mbërriti nëna m'u shtuan lotët e frika. Ajo shkulte flokët e bërtiste:
- E mjera unë do ngelet djali pa këmbë. Do bëhet si Nerënxa. (Ishte fqinja jonë invalide, me këmbë proteza.)
Një kalimtar propozoi të ndiznim zjarr poshtë fuçisë. U grumbulluan ca dërrasa dhe...
- Ndaloni ore, - bërtiti babai.
Dukej që kishte vrapuar se ballin e kish plot bulëza djersë. Largoi dërrasat me këmbë dhe pasi më përqafoi më rrëzoi në rrugë bashkë me fuçinë.
- Mos u tremb, bir. Tani jemi bashkë.
Drejtoi grykën e fuçisë andej nga perëndimi, vuri këmishën e tij poshtë kokës sime dhe u shtri si unë në bulevard. E filloi:
- Do të të çoj në Pogradec për dy ditë. Do bëjmë not në gjol, bir.
- Po nuk di not.
- Do ta mësoj unë, të premtoj.
- Dua ta shkruaj vetë dhe emrin.
- Ta tregoj unë.
I kërkoi nënës laps, letër dhe filluam.
- Ja kjo është A-ja dhe G-ja, I...
Pastaj ia nisi vjershës sime "Një zog i vogël rri në fole". Më pas kënduam plot këngë. Dielli më binte në kokë, por e shihja dhe tek sytë e babait. Më tej vura re që kisha rrëshqitur nga fuçia. Kisha dalë në rrugë bashkë me ziftin. Nxehtësia e drekës e holloi pelten e zezë, e la pa dhëmbë. Babai mori një sqepar nga Jani, komshiu i katit të parë dhe hoqi si infermier copat rreth këmbës. Pastaj më ngriti lart e veç më shtrëngonte fort. Bashkë me nënën ikëm të lumtur në shtëpi.
Sa herë hapej ky muhabet thuhej se mua më ndihmoi dielli. Po pa babain ai nuk bënte dot gjë. Qe mençuria e tij që i tha diellit:
- Ma shpëto djalin! Shpejt! Tani!
E dielli e bëri. Se shoku nuk ia prish shokut…
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë ...
Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e kryeministrit E...
32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi per...
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem far...
MIRËMËNGJES me këtë çarçaf, që në mos paçi durim ta shtrin...
Një ndër rastet e rralla kur Edi Rama shijon artikujt krit...
Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje ...
Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potersh...
Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në ...
- Më falni, ky është Dyqani i së vërtetës? - Po! Dyqani i...
Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat strat...
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...