Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë shkaktuar një mal me halle kryeministrit Rama, i cili është detyruar të ulet dhe të shkruajë një reagim të gjatë, çarçaf siç e quajti edhe ai vetë. “Ky çarçaf u var këtu thjesht e vetëm për hallin e autorit”, shkruan Rama, pa e fshehur aspak shqetësimin që i ka krijuar debati për qiellgërvishtësin e ri të kryeqytetit.
Por me çfarë ka të bëjë halli i ri i kryeministrit? Më shumë se sa për debatin e zakonshëm të zaptimit të hapësirave të gjelbra, betonizimit të Tiranës apo pastrimit të parave të dyshimta nëpërmjet ndërtimit, shqetësimi i Edi Ramës vjen nga dilema se kush mund të qëndrojë pas idesë perfide se me anë të kësaj kulle ai po kompromenton opozitën reale.
Kryeministri nuk është se e ka prishur gjumin nga akuzat e vazhdueshme për betonizimin e Tiranës dhe kriminalizimin e biznesit të ndërtimit, sa herë që kulla të ngjashme kanë pushtuar kryeqytetin. Këtë herë, jo vetëm akuza për blerjen e opozitës, por edhe e panjohura se kush qëndron pas stisjes së saj, e ka detyruar të reagojë me “çarçafin e hallit të tij personal”.
Në fakt, janë disa elementë, që mund ta kenë trazuar qetësinë e kryeministrit. Së pari, siç analizon edhe ai vetë, projekti i kullës është aprovuar gati një vit më parë dhe leja është miratuar gjashtë muaj më parë. Përse debati shpërtheu pikërisht tani? A e provokoi atë Arlind Qorri, që Rama e quan “një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste”, apo dikush tjetër me fuqi ndikuese mbi shumë media?
Së dyti, fakti që pas ndërtimit fshihen interesa të Sali Berishës, pse duhej të shpërfaqej kaq fort, kur vetë Rama kishte deklaruar kohë më parë, me zë dhe figurë, se kompanitë më të fuqishme të ndërtimit në Tiranë, kishin qenë të lidhura me Partinë Demokratike? Çfarë kishte të veçantë Ilir Shtufi, përveç mbiemrit që e lidh me një lëndë ndërtimore, nga një grup ndërtuesish, të njohur për afërsinë e tyre me qeverinë e dikurshme të Berishës, që sot, falë lejeve të Edi Ramës, janë pronarët e kullave më imponuese në kryeqytet? Përse nuk ishte akuzuar ai më parë se po kompromentonte opozitën dhe emrat e këtyre ndërtuesve nuk përmëndeshin asnjëherë nga mediat që tani po kryqëzojnë Shtufin?
Dhe së treti, kush tjetër veç atij, ka fuqinë dhe pushtetin që edhe mediat e njohura në mbështetje të tij, t’ia kthejë papritur kundër, madje me një akuzë shumë të rëndë. Atë se pushteti i tij ngrihet mbi blerjen, kompromentimin dhe kontrollin e biznesit, medias dhe vetë opozitës, dhe jo nga vota e lirë e shqiptarëve.
Nuk është e lehtë t’u japësh shpjegim gjithë këtyre dilemave dhe kjo duket qartë në reagimin e gjatë të Ramës, ku ai rreket më kot të gjejë gjurmët e vërteta pas këtij sulmi ndaj tij.
Me gjasë, nuk është fuqia ndikuese e Arlind Qorrit që ka provokuar këtë furtunë mbi moralin e shprishur dhe pushtetin okult të kryeministrit. Arlind Qorri, ka folur e protestuar me dhjetra herë, por kurrë nuk i është dhënë një hapësirë e tillë mediatike. Mekanizmin për të poshtëruar kryeministrin si një lider që nuk e meriton pushtetin, por e blen atë, duhet ta ketë vënë në lëvizje një fuqi gati e barabartë me fuqinë e tij. Dhjetra kulla janë ngritur në Tiranë, biznesmenë të njohur për lidhjet e tyre me PD janë pronarë të tyre, por asnjëherë si tani Edi Rama nuk ka qenë nën akuzë edhe nga “të vetët” për marrjen peng të opozitës.
Ai, në reagimin e tij, përpiqet të gjejë pikërisht këtë fuqi që po i kundërvihet. Përveç akuzave të zakonshme ndaj opozitës dhe Bashës së djersitur, Rama flet për “gozhda inatesh të pandryshkura, vida xhelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme” dhe menjëherë përmend që afera ndaj tij “u krahasua deri edhe me “djegësat” famëkëqinj”, duke aluduar se akuzat po i bëhen pikërisht në kohën kur SPAK po heton inceneratorin e Tirnaës. Madje, nëse mund të shihet edhe si një mesazh, menjëherë pas këtij paragrafi, Rama shkruan se padia ndaj kullës në SPAK është si një letër anonime, ndërkohë që “SPAK i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Dhe patatja e nxehtë këto ditë është pikërisht inceneratori i Tiranës.
Halli i Ramës sigurisht është i madh për të kuptuar nga i vjen ky sulm i papritur. Madje edhe nëse e mendon, nuk guxon ta thotë me zë të lartë. Një gjë është e sigurtë: ideator i tij nuk mund të jetë Berisha, që gjithashtu implikohet në këtë aferë, dhe as Lulzim Basha me t-shirt të gjelbërt. Pas tij, me shumë gjasë, qëndron tjetër kush, që ka fuqinë dhe mjeshtërinë për të dhënë goditjen e duhur në kohën e duhur. Dikush që sot për sot, ka nevojë ta demonstrojë forcën e tij si mesazh për cilindo që i kërcënon pushtetit, si masë preventive për të nesërmen politike. Dikush që di të shfrytëzojë më së miri ndjeshmëritë e disa mediave kur përmendet Berisha dhe gatishmërinë e disa të tjerave për të shërbyer sa herë që i nevojitet. Dikush, që duke e vizatuar Edi Ramën si liderin që pushtetin e mban falë lidhjeve okulte, tenton të betonizojë të ardhmen e vet politike.
Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e kryeministrit E...
32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi per...
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem far...
MIRËMËNGJES me këtë çarçaf, që në mos paçi durim ta shtrin...
Një ndër rastet e rralla kur Edi Rama shijon artikujt krit...
Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje ...
Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potersh...
Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në ...
- Më falni, ky është Dyqani i së vërtetës? - Po! Dyqani i...
Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat strat...
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...