SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është lënduese jo vetëm për shqiptarët. Deklarata e albanofobit të pakorrigjueshëm Vuçiç është e dënueshme.
Të dashur miq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi në fundjavë me ftesë të qeveritarëve vendorë, komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup në Maqedonine e Veriut. Në Tetovë z. Kurti u zotua solemnisht para qeveritarëve vendorë, por edhe mijëra e mijëra qytetarëve për ndërtimin e Tunelit të Sharrit dhe autostradës që lidh Tetovën me Prizrenin, një projkt ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për Tetovën dhe Maqedoninë Perëndimore, mbasi jo vetëm afron shumë dy qytetet, Prizren e Tetovë, por dhe shkurton me 2-3 herë distancën Tetovë-Prishtinë dhe Tetovë-Tiranë, uroj që ky projekt të realizohet sa më parë. Kurse në Komunën Çaire në Shkup, z. Kurti mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga qeveria vendore për emërtimin e një rruge në atë komunë me emrin e Adem Demaçit, gjë për të cilën i përgëzoi autoritetet vendore.
Vizita jo formale në Maqedoninë e Veriut ngjalli edhe disa probleme të panevojshme protokolli dhe simbolesh, të cilat për shkak të ndjeshmërive që ekzistojnë në trevat e këtij rajoni duhet shmangur. Por unë nuk dua të futem në polemikën që ka shoqëruar vizitën joformale të z. Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, në komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup as edhe në interpretimet dhe pretendimet e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve zyrtare lokale dhe qëndrore të vendit. Por e konsideroj të rëndësishëm për rolin pozitiv të faktorit shqiptar, mbajtjen e raporteve të hapura pavarësisht nga preferencat dhe orientimet partiake me të gjitha forcat politike shqiptare në rajon dhe evitimin e thellimit të një procesi përçarës që Edi Rama, sapo erdhi në pushtet e nisi me forcat politike në Kosovë dhe e vazhdoi më pas edhe në Maqedoninë e Veriut. Përplasjet protokollare të padobishme të kësaj vizite me autoritetet zyrtare maqedonase kanë zanafillë rreshtimin antihistorik të Shkupit dhe Tiranës zyrtare në një aleancë trilaterale me Beogradin në projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin Kurti nuk u pajtua dhe ka meritën e padiskutueshme të kundërshtimit të tij dhe mbështetjes në vend të tij të procesit të Berlinit. Mendoj se vazhdimi i mbështetjes së Ballkanit të Hapur është vazhdim i përçarjes së mëtejshme që solli projekti serbo-rus i Ballkanit të Hapur dhe duhet konsideruar seriozisht nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, mbasi viktimat më kryesore të serbomadhisë në rajon do të ishin shqiptarët dhe maqedonasit.
Mirëpo ajo që më lëndoi në këtë histori është reagimi i kryetarit të shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj emërimit të një rruge në Çaire me emrin e Adem Demaçit, Mandelës të Europës, tribunit të lirisë, lauratit të Çmimit Saharov të Parlamentit Europian. Adem Demaçi me qendresen e tij epike 28-vjeçare në burgjet dhe kampet e Jugosllavisë komuniste, titiste është një tribun i vërtetë lirie jo vetëm për shqiptarët, por dhe për maqedonasit, malazezët, kroatët, serbët, boshnjakët e sllovenët dhe të gjithë qytetarët liridashës të të gjitha kombeve që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste. Në këtë kuadër reagimi negativ i Presidentit Pendarovski ndaj këtij akti që i bën ndere Shkupit, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonit, mendoj se është i nxituar dhe lëndues për çdo qytetar liridashës të rajonit tonë dhe akoma më shumë për çdo shqiptar që e konsideron Adem Demaçin një hero kombëtar, një legjendë të qëndresës për liri dhe Maqedoninë e Veriut një vend mik të bazuar në një shoqëri multietnike në të cilin heronjtë e lirisë, simbolet e ndritura të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar pavarësisht nga përkatësia etnike nuk mund të ngjallin gjë tjetër përveç se respekt dhe admirim.
Përveç këtyre, unë dënoj me forcë reagimin e albanofobit të pakorrigjueshëm, serbomadhit Aleksandër Vuçiç ndaj vizitës së z. Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Serbomadhisë, Vuçiç, e quajti vizitën e Kurtit si skandalin e skandaleve duke ndërhyrë kështu për të dëmtuar marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje e të pavarura. Me qëndrimin e tij paternalist ndaj vendit fqinj të pavarur e sovran, ai dëshmon se kërkon të bëjë rolin e xhandarit të rajonit nga pozita ultranacionaliste serbomadhe.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë ndërhyrje të tilla paternaliste të presidentit të serbomadhisë që kanë si qëllim rritjen e tensioneve dhe keqësimin e marrëdhënieve midis fqinjëve në rajon. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike fqinje të lidhura pazgjidhshmërisht me mijëra ura dhe fije. Ato kanë çdo instrument dhe mundësi të zgjidhin çdo keqkuptim apo kundërshti vetë me dialog dhe pa rolin, as dhe ndërhyrjen keqdashëse të Putinit të vogël në Beograd apo argatit të tij në Tiranë. #sb
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngje...
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë ...
Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e kryeministrit E...
32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi per...
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem far...
MIRËMËNGJES me këtë çarçaf, që në mos paçi durim ta shtrin...
Një ndër rastet e rralla kur Edi Rama shijon artikujt krit...
Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje ...
Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potersh...
Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në ...
- Më falni, ky është Dyqani i së vërtetës? - Po! Dyqani i...
Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat strat...
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...