
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça tha se është gënjeshtër që të dhënat e sistemit TIMS janë nxjerrë.
Sipas këtij të fundit as janë transferuar, as janë tjetërsuar.
Por Dervishi thotë se aksionistët e kësaj historie u kapën me presh në duar duke kopjuar të dhëna nga TIMS, dhe sigurisht që për arsye që nuk varen nga ata mund të mos kene realizuar kryerjen e plotë të qëllimit të tyre, pra transferimin, ose jo, të të dhënave të TIMS - në hard drive.
Sipas gazetarit këtë do ta mësojmë nga ekspertiza që prokuroria do të kërkojë duke shpresuar të ndodhë shpejt.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ferdinand Dervishit:
Sot, fillimisht personi kryesor i akuzuar për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS dhe me pas KM, në sinkron, deklaruan se me këtë sistem nuk ka ndodhur asgjë e paligjshme dhe se gjithçka është stisur. Sipas KM gjullurdia bëhet nga ata që kanë humbur kontrollin mbi sistemin TIMS. Pyetjet që lindin, sidomos pas këtij deklarimi, janë shumë, pasi na dalka se deri më tani TIMS ka qenë i kontrolluar. Po nga kush ? Ku janë tani personat që kontrollonin TIMS? Çfarë masash janë marrë për këta persona që kontrollonin TIMS dhe që sigurisht cënonin sigurinë tonë kombëtare? A është vënë në djeni Presidenti i Republikës? A janë njoftuar shërbimet partnere ? A kanë filluar hetimet për ata që kontrollonin TIMS etj etj.
Ndërsa i akuzuari shkroi se të interesuar janë disa që endin rrjetëza shpifjesh të cilët i cilëson edhe gomerë. Vjedhësi i akuzuar argumenton se ai ka kërkuar të bëjë vetëm "back up" të sistemit TIMS. (Back up i sistemit dmth, ang: Make a spare copy of data or a disk. Dhe shqip: Të bësh një kopje rezervë të të dhënave ose një disk.) I akuzuari e shpjegon me këto fjalë:
"Një ndër procedurat kryesore me punën e përditshme të sistemeve është back-up. Jetike për qëndrueshmërinë e sistemeve dhe rikthimin në funksion, në rast sulmesh a fatkeqësish (kujtoj sulmin kibernetik iranian, ku sistemet tona u ringritën pas asistencës se pakushtëzuar nga DART i Microsoft dhe partnerët tanë strategjikë SHBA).
Pikërisht për këtë, unë në vijimësi kam kërkuar informacion mbi mënyrën e kryerjes së proçedurës së back-up nga personat që e kishin detyrë funksionale. Vërejta se back-up, një proçedurë aq e domosdomoshme dhe e rëndësishme, nuk ishte kryer sic duhej. Kërkova të ribëhej. Dhe…vini re: Si përgjigje kam marrë sabotimin..."
Pra i akuzuari justifikon veprimin me kujdesin që ai po ushtronte pas marrjes së detyrës (katapultimit në fakt, ndërkohë që paraardhesja, pa asnjë arsye, shkelje apo rekord u largua nga posti duke u emëruar fillimisht këshilltare e Drejtorit të Përgjithshëm dhe menjëherë pas e mail-it denoncues për vjedhjen e TIMS u internua te Akademia e Sigurisë) dhe sepse vetëm atij i shkoi mendja të kujdesej për të bërë "back up" të sistemit TIMS. Po kështu, në rreshtat që ai shkruan, aludon se paraardhësja nuk e ka bërë punën mirë, dmth "back up" të sistemit, qysh nga sulmet iraniane të një viti më parë dhe rrjedhimisht sipas tij faj ka edhe Drejtori i Përgjithshëm që nuk ka kontrolluar punën e vartëses për gati një vit.
Pyetja në këtë pikë është: Pse duhet ti bëhet "back up" një sistemi tejet të sofistikuar i cili i bën automatikisht vetëvetes "back up" përdite, sa herë që në TIMS hidhen të dhënat ditore të emrave të qytetareve që psh udhëtojnë me avion etj ejt? Pra, shkurt dhe pastër, TIMS nuk ka nevojë që të bëhet "back up" me nderhyrje nga jashtë pasi përveç domosdoshmerisë për çështje sigurie është dhe shumë e nevojshme për praktiken e punës dhe këto, ky eksperti dhe aktualisht Drejtuesi i Lartë, duhet ti dinte.
Shkojmë me tej. I akuzuari bën një tentativë infantile për të hedhur tym thotë se ka pasur një USB xhepi me anë të së cilës nuk mund të kopjohen mijëra TB. Këtu dalim dhe tek pyetja tjetër: Nëse mijëra TB nuk mund të kopjohen, cili "back up" do të kryhej nga ky drejtues i lartë? Sepse kjo është si të nisësh e të vrasësh një elefant duke patur si armë fshesën e plakës.
Por një gojë "e ligë" mund të thotë se ka edhe kopjim me perzgjedhje që nuk kërkon ndonjë depozitë të madhe. Dhe në kohët e sotme, në treg mund të gjesh hard drive të jashtëm deri 22 TB, mund të bredhësh dhe me dhjetëra-qindra TB në xhep, e, në mos në xhep - në makinë, apo diku tjetër.
Gjithsesi USB apo hard drive, tashmë mjeti është sekuestruar nga AMP dhe dërguar si prove Prokurorisë së Tiranës. Ajo, ose eventualisht SPAK, do japin një përgjigje më të saktë dhe gjithcka që i akuzuari shkruan për mediat mund të quhet gënjeshtër ose të vërtetohet.
Në këtë pikë, duke u nisur nga deklarimet e të akuzuarit, një tjetër mendim plotësohet: me këto gënjeshtra ditën për diell, pra me përrallat e "back up" dhe të USB-së së zvogëluar, a gjendemi përpara një tentative për të manipuluar opinionin përmes injorancës?
Më tej autori i akuzuar thotë se "të dhënat e sistemit Tims as janë transferuar, as janë tjetërsuar". Po, pjesërisht nuk gënjen. Aksionistet e kësaj historie u kapën me presh në duar duke kopjuar të dhëna nga TIMS, dhe sigurisht që për arsye që nuk varen nga ata mund të mos kene realizuar kryerjen e plotë të qëllimit të tyre, pra transferimin, ose jo, të të dhënave të TIMS - në hard drive. Këtë do ta mësojmë nga ekspertiza që prokuroria do të kërkojë duke shpresuar të ndodhë shpejt.
Tani të merremi pak me "gomerët", pasi del që ky drejtuesi lartë, i cili na jep mesime mbi situatën e gomerëve duket se ka guxuar të marrë të dhëna nga TIMS pikërisht sepse ka menduar gjithmonë në të njëjtën mënyrë; se rreth vetes do të këtë gjithmonë gomerë. Dhe këtë logjike vijuese vërtetojnë edhe përrallat e sotme me "back up" edhe ato me USB xhepi.
Këto për të akuzuarin që guxoi dhe zuri për një cast edhe vendin e Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë duke bërë deklarime private dhe të paautorizuara në media. Me KM nuk po merrem pasi, duke u nisur nga ato që tha në konferencën e sotme për shtyp, duket që, në rastin më të mirë, është tmerrësisht i pak informuar nga persona që ai ju beson dhe, në rastin më të keq, i mashtruar nga po ata. Sa duket edhe ai po vuan pasojat e inkursionit ndricues të drejtuesit të lartë që vijon të mendojë se rrethohet vetëm nga gomerë./ CNA
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day)...
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...