“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Gazetari Osman Stafa është shprehur se vjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS inicuar nga Ervin Muça, drejtor i IT në policinë e shtetit.
Përmes një denoncimi në rrjetet sociale, Stafa është shprehur se në krimin e rëndë janë përfshirë dhe punonjës të një kompanie private, ndërkohë që qeveria po mundohet të mbyllë skandalin.
Denoncimi i plotë:
Të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë vjedhur. Ky skandal duhet të kishte marrë dhenë dhe duhet të kishte vënë në alarm Shtetin shqiptar. Por nuk ndodhi. Ky është një skandal i madh pasi më rezulton se këto të dhëna janë vjedhur nga brënda sistemit dhe konkretisht nga një proçes i iniciuar dhe drejtuar nga Drejtori i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça, i emëruar në këtë post në muajt e fundit. Se pse e ndërmori ai këtë akt, duhet ta hetojë Prokuroria.
??ÇFARË KA NDODHUR?
Në fillim të muajit Gusht, Ervin Muça, ka urdhëruar punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të të gjithë të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, te një usb që ky person e mbante ne xhep.
Disa nga punonjësit refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje duke njoftuar edhe shefin e tyre, Ardit Muço. Ky i fundit në mënyrë të menjëhershme njoftoi me email të gjithë sektoret që drejtonte dhe vuri në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Z. Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z. Neritan Nallbati, që mos të përfshihen në procese të jashtëligjshme dhe çdo urdhër verbal që marrin, i cili është në kundërshtim me ligjin, ngarkohen individualisht nëse zbatohet.
Po atë ditë, në 2 Gusht pasdite, drejtori Ervin Muça (i akuzuar më parë për vjedhje të dhënash nga Tatimet, rasti publik i nxjerrjes së pagave të shqiptarëve) merr dy IT të jashtëm nga kompanitë që bashkëpunon dhe 1 IT nga QKB, të pa pajisur me certifikata sigurie, duke i futur në kundërshtim me ligjin brënda godines ku jane te vendosura serverat. Sipas burimeve te sigurta mësohet se ata kanë arritur të shkarkojnë të gjitha të dhënat nga serverat (të verifikohen pamjet filmike).
Procesi është kryer në prezencë të Besjon Tanuzi, i emëruar në datën 18.07.2023 në kundërshtim të hapur me ligjin dhe jo me arsimin e duhur profesional. Besojn Tanuzi ka përfunduar studimet për Administrim Biznesi, ndërkohë që është emëruar në pozicionin e Drejtorit të Serverave dhe Sistemeve në Policinë e Shtetit (pa asnjë ditë eksperiencë në Policinë e Shtetit).
??KUSH ËSHTË ERVIN MUÇA?
Ervin Muça është emëruar si Drejtor i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, rreth 2 muaj më parë. Më herët ai ka qënë i punësuar si Drejtor i IT në Ministrinë e Financave dhe Këshilltar i Jashtëm në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Por emërimi i vetë Ervin Muçës në këtë post është skandal më vete. Ai është emëruar aty në kundërshtim të plotë me ligjin.
Që Ervin Muça të merrte Gradën “Drejtues i Lartë” dhe të bëhej Drejtor i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, ai duhej të kalonte disa hapa dhe të zbatonte disa proçedura të rëndësishme që i dikton ligji.
Pyetjet e mia mbi emërimin e Ervin Muçës, për të cilat Policia e Shtetit dhe Ministria e Brëndshme duhet të japë përgjigje janë:
1. A janë zbatuar procedurat e emërimit të personit në fjalë?
– A i janë marrë shenjat e gishtave në momentin e emërimit, sipas nenit 146 të Rregullores së Policisë së Shtetit? Nëse po, a ka pasur ky person probleme me ligjin më herët, brënda apo jashtë Shqipërisë?
2. A janë zbatuar procedurat për emërimin në detyrë si “Drejtues i Lartë” sipas nenit 150 si dhe 155 (pika 9) për publikimin e pozicionit në ëebsite të Policisë së Shtetit, apo emërimi ishte me porosi nga lart?
3. Në cilën datë ky person ka ndjekur kursin në Akademinë e Sigurisë për fitimin e gradës “Drejtues i Lartë” dhe në cilën datë është emëruar në detyrë?
4. A ekziston një urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm për ndjekjen e kursit në Akademinë e Sigurisë me kohëzgjatje 4 muaj për funksionet e veçanta në këtë nivel? Nëse jo, sa është kohëzgjatja e kursit për fitimin e gradës?
5. A e ka dorëzuar deklaratën e vettingut në kohë personi në fjalë? Sipas verifikimeve në ILDKPI kjo nuk ka ndodhur.
6. Si ka mundësi që ky individ emërohet në funksione të larta në Policinë e Shtetit, pa u vetuar nga institucionet e sigurisë, AMP, SHISH, DSIK?
7. A është njohur ky person me informacione konfidenciale gjatë ushtrimit të detyrës prej datës së emërimit?
Këto pyetje duan përgjigje. Nëse çfarë thash më lart nuk është zbatuar, atëherë duhet mbajtur përgjegjësi.
————————?———-?———-
Pas publikimit në media të ngjarjes, Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit e pezullon drejtorin dhe disa punonjës. Por çudia më e madhe 3 ditë zgjat.
Drejtori përgjegjës për këtë skandal, Ervin Muça vjen përsëri në detyrë pas disa ditësh dhe tashmë edhe pse akuzohet për vjedhjen e të dhënave sensisteve të shqiptarëve vazhdon të shkojë në punë çdo ditë. Sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një hetim dhe do mbetet për t’u parë se çfarë ka nxjerrë hetimi i tyre.
Ndërkohë mësohet se punonjësit e IT së Policisë janë kërcënuar dhe për disa prej tyre ka nisur ecuria disiplinore per t’i mbajtur nën presion.
Kam ndjekur me kujdes postimin e Ambasadës Amerikane, ku i Ngarkuari me Pune i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm hetim të shpejtë dhe të gjithëanshëm në lidhje me këtë raportim dhe ndërhyrje. Nga ana tjeter Ministria e Brendshme në postimin e saj nuk e prekte fare këtë çështje, duke i vënë rëndësi vetpastrimit të Policisë së Shtetit.
I nderuar Z. Ministër, çfarë provash doni më shumë për pastrimin e Policisë së Shtetit?
Si mund te kthehet në punë normalisht një person që akuzohen për një skandal të tillë?
A nuk duhej të pritej fundi i hetimeve?
Është shumë e trishtë se çfarë po i bejnë këtij vendi. Sesi po vjedhin çdo të dhënë tonën. Pasi morën në dorë të dhënat për pagën, ID, targat e makinës, nr e tel, adresën, vendin e punës, u kishte mbetur të vidhnin edhe të dhënat e sistemit TIMS.
p.s Përsa shkruaj më lart kam parë prova dhe kam kryer të gjitha verifikimet e mundshme.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhj...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar ndaj la...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar ndaj la...
Të tjera detaje nga dosja e sterilizimit që implikojnë ish...
Mbi gjysma e shtetasve të Kosovës nuk kanë ndërmend të iki...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me ligj...
Kryeministri Edi Rama thotë se kërcënimet kundër stabilite...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Një zjarr i madh është regjistruar ditën e sotme në hyrje ...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka ...
Meteorologia Lajda Porja ka bërë me dije se vendi ynë do t...
Akademiku Artan Fuga për të disatën herë radhazi ka reagua...
Ministrja e Arsimit ka bërë me dije ditën e sotme se më da...
3 ushtarakët me inicialet G.M. me detyrë shef zbulimi, R.P...
Festa e Birrës në Korçë, eventi më i madh veror në Shqipër...
PD-ja e vulës ka depozituar në KQZ ankimimin në lidhje me ...
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet qytetarët nëse duhej...
Një 61-vjeçar korean ka rënë në prangat e policisë në ...
Qukës-Qafë Plloçë një histori që ka zgjatur një dekadë. Nj...
Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuz...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...