Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Skema e mikrokredive në Shqipëri është shndërruar në një kënetë të qelbur, e cila josh viktima në spiralen e kredive grabitqare dhe pastaj përdor paratë e fituara për të joshur edhe më shumë viktima apo për të heshtur rregullatorët. Konsideroni vetëm një fakt.
Vitin e kaluar, IuteCredit Albania deklaroi në bilancin e saj zyrtar 8.2 milionë euro shpenzime për reklama si dhe marketing dhe konsulencë. Sipas pasqyrave financiare, kompania ka deklaruar përkatësisht 1 milion euro si shpenzime për publicitet dhe reklama si dhe 7.2 milionë euro të tjera si shpenzime marketingu dhe konsulencë.
Sigurisht që një biznes është i lirë t’i shpenzojë si të dojë paratë e veta. Por kjo është një anomali e madhe financiare. Për të pasur një ide se çfarë do të thotë kjo mjafton vetëm një fakt.
"Vodafone" dhe "One Albania" kanë një buxhet vjetor marketingu që luhatet nga 1.5 deri në 3 milionë euro në vit. IuteCredit deklaron shpenzime marketingu dhe publiciteti gati 3 herë më të larta se kompanitë celulare dhe 4 herë më shumë se fitimi i saj i deklaruar. Pyetja është a mund të jetë mikrokredi kjo?
Mikromjerim
Koncepti normal i mikrokredive është ai i kompanive financiare jo banka që japin kredi për shtresat të cilat nuk kanë aksesin apo garancitë e nevojshme për të marrë financime nga bankat. Në të gjithë botën, pjesa dërrmuese e skemave të mikrokredive kanë karakter social, për të ndihmuar shtresat më të marxhinalizuara të shoqërisë që të krijojnë biznese dhe punësim.
Pasi kredia kthehet ajo qarkullon për të financuar një subjekt tjetër e kështu me radhë për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga varëfëria. Ndaj pjesa më e madhe e tyre funksionojnë në komunitetet rurale apo getot urbane.
Në Shqipëri, IuteCredit dhe Kredo Financë kanë me dhjetëra degë brenda unazës së vogël të Tiranës. Në mes të qendrës më të urbanizuar dhe më të fuqishme ekonomikisht të vendit. A mund të vazhdojë Banka e Shqipërisë të fshihet më pas gishtit duke i klasifikuar këto kompani si mikrokredi, kur ato në vërtetë nuk janë të tilla?
Argumenti fals i tregut të lirë
Nën mbulesën e mikrokreditit në Shqipëri është krijuar një skemë e mirëfilltë zhvatjeje që funksionin si fajde e legalizuar me ligj, e cila ngarkon interesa deri në 120 për qind mbi kreditë që jep për qytetarët. Dhe ata që bien pre e tyre, janë shtresat më vulnerabël të shoqërisë apo njerëzit që nuk kanë njohuri financiare.
Përballë presioneve të forta nga shoqëria për t’u dhënë fund këtyre skemave, argumenti kryesor i avokatëve të grabiqarëve financiarë është ai i tregut të lirë. Përderisa për një shërbim të tillë ka kërkesë dhe çdo gjë zhvillohet brenda ligjeve, atëherë pse duhen të mbyllen këto skema. Ky në fakt edhe është argumenti që përdor Banka e Shqipërisë për të justifikuar mosndërhyrjen e saj kompromentuese.
Por pyetja është shumë e thjeshtë. Treg të lirë ka dhe për fajde. Përderisa ka njerëz apo biznese që shkojnë marrin para me fajde te bandat apo kriminelët, kjo do të thotë se ekziston kërkesa edhe për këtë produkt. Atëherë a duhen legalizuar fajdetë e bandave?
Buxheti i joshjes apo…?
Për çfarë i një kompani mikrokredie 8.2 milionë euro në vit për reklama dhe konsulencë? Dy janë opsionet e përgjigjes së kësaj pyetjeje.
E para është që po zhvillon një fushatë agresive marketingu për të zgjeruar rrjetin dhe klientelën e saj. Pra po josh sa më shumë njerëz që të marrin borxhin e shtrenjtë që ajo ofron. Kjo mund të jetë ligjore, por a është e dëshirueshme për shoqërinë dhe interesin publik? Këtë përgjigje duhet ta japë Banka e Shqipërisë, që ka fshehur kokën si struci.
Opsioni i dytë është edhe më i lig. A mos vallë këto superbuxhete marketingu dhe konsulencë përdoren për të ndikuar median dhe vendimmarrjen publike. Të parëve që të heshtin, ndërsa të dytëve që të mbyllin sytë dhe të mos veprojnë. Ne këtë nuk e dimë. Por dimë me siguri diçka tjetër. Te ky bilanci këtu, Tatimet i kanë mbyllur sytë. Ndërsa Banka e Shqipërisë ka kohë që është qorruar.
Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka par...
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...