Vetëvrasja e keqkuptuar!...
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...

Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka partia e tyre në një dekadë në pushtet, që janë të bllokuar politikisht nga prurjet e kohës kur ishin në opozitë. Edhe pse për 10 vite në pushtet, ka promovuar dhjetëra figura të reja, nuk ka mundur të krijojë profile politike të reja që të përbëjnë gjeneratën politike të pushtetit.
Aktualisht socialistët dominohen nga luftëtarët politikë të vitit 2007, 2009 dhe 2011 që fituan shumicat e bashkive në opozitë apo garat për deputetë. I gjithë ai fluks politik i ri, dominoi për më shumë se një dekadë në pushtet dhe opozitë dhe arriti ta kthejë Partinë Socialiste në një organizatë politike efiçente, fituese dhe më komplekse ideologjike.
Aktualisht Partia Socialiste e Shqipërisë, është organizata politike nga më të strukturuarat në historinë e politikës shqiptare, më një shtrirje kapilare në çdo skutë të Shqipërisë dhe një ngjizje të së kaluarës ideologjike me pragmatizmin “rilindas”, që e bën atë një përbindësh të papërballueshëm në skenën e rrënuar politike shqiptare.
Por kjo është dhe problem i saj. Suksesi i socialistëve nuk ka ardhur nga njerëzit e pushtetit por nga luftëtarët politikë, nga ata që e kthyen betejën politike në një bilanc fituesish. Bashkiakët fitues të asaj periudhe dhe deputetët e provuar në atë kohë, dominuan politikisht Partinë Socialiste për gati 15 vite.
Por “heronjtë” e gjeneratës së fundit tashmë janë lodhur dhe të lodhshëm për gjeneratën e re të shqiptarëve. Natyrisht ata janë një pasuri për socialistët, por jo më si luftëtarë por si histori.
Socialistët kanë nevojë për brezin e ri të luftëtarëve politik, për të cilët ishte një rast i mirë të promovoheshin në zgjedhjet e 14 Majit, por që kanë shans të promovohen dhe provohen dhe në zgjedhjet parlamentare të radhës.
Përveç Qarkut të Vlorës ku drejtuesi politik guxoi të ndryshojë gjithë kryetarët dhe të hedhë në betejë emra të rinj surprizë, qarqet e tjera ruajtën statukuonë, pa dashur të rrezikojnë shumë nga beteja për bashkitë.
Në fakt ky ndryshim duhet të fillojë sa më shpejt. Duke respektuar historinë e tyre, socialistët duhen të nxjerrin në resht të parë luftëtarët e rinj politikë, që do tu duhen të mbajnë peshën e dekadës që vjen në pushtet apo opozitë ku të jenë.
Dhe gabimi i rëndë i Edi Ramës është që mendon se katapultimi në pushtet dhe sidomos drejt e në karrige qeveritare të bën pastaj politikan. Në fakt më lehte të bën hajdut dhe delirant. Ai i ka me gishta dore ndonjë rast suksesi. Nuk kam ndërmend të hyj në lojën e emrave, por kemi shumë pak, gati një pakicë emrash që janë promovuar si pushtetarë dhe pastaj janë kthyer në politikanë të mirë.
Mos të përmend raste që kur janë promovuar si pushtetarë, si zbulime të Edi Ramës, kanë pasur ‘neveri’ për deputetët apo njerëzit që merreshin me politikë, pasi i mendonin si shërbëtorë të tyre, dhe vetëm kur u troket SPAK në derë, apo bien nga karrigeja, të gjithë kuptonin që duhet të vinin në atë karrige nga politika.
Në këtë pikë Edi Rama është i paqortueshëm si dështak. Nuk besoj se ka ndonjë kryeministër që ka promovuar kaq shumë njerëz të rinj në pushtet, duke i mbetur një grusht njerëzish në politikë.
Ndaj ata duhet të ndryshojnë formulën e promovimit politik, dhe të bazohen tek ata që fitojnë beteja politike për të pasur më vonë pushtet. Ata që morën pushtetin me “supriza” listash lexuar në asamble, nuk ua pa hairin askush.
Çdo i ri apo e re që mendon të ketë një karrierë në Partinë Socialiste , duhet ta dijë rrugën nga kalohet dhe ajo duhet të jetë rruga e karrierës politike dhe të bërit njeri politik.
Nëse karriera kthehet në një algoritëm të përzgjedhjeve të rastësishme mos prisni më politikanë në atë parti.
Do ketë nëpunës të emëruar, do të këte ministra që nuk njohin deputetët, do ketë lidhje të shkurtra me lidhje kriminale, majtas apo djathtas, do ketë krushqi me rrethin mafioz të Sali Berishës, apo kujtdo tjetër, pasi ata nuk kanë përgjegjshmëri politike, pasi sjellin në pushtet rastësitë e jetës së tyre.
Dhe politikanët nuk prodhohen në seminare, as në Akademinë “Qemal Stafa” edhe pse i rinovon vazhdimisht pedagogët. Ata prodhohen në zgjedhje dhe në beteja elektorale, dhe vetëm pas asaj ata dinë mirë se sa vlejnë dhe sa vlen politika.
Ndaj sot nuk ka askush asnjë kuriozitet për surprizat e Edi Ramës në Asamblenë e Socialistëve, nëse shqipton emra të rinj ministrash që nuk i njohim apo që nuk u del emri as në googel. Është një lojë e provuar gjatë për dhjet vite që ka prodhuar ministra apo drejtorë, por jo politikanë. Politikanët janë e vetmja specie në zhdukje në Partinë Socialiste dhe ky është problemi i së ardhmes së tyre.
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...