SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për begatinë që do na zbritka këto dhjetë vitet që vijnë, ta dëgjoja në televizor duke pirë kafe me Bedriun, një fqinjin tim, pensionist i hershëm. E ai si përherë kur rrimë bashkë, sa gjerbte një gllënjkë nga filxhani i kafes, thoshte me sytë nga televizori:
- Po si nuk na e rriti dy lekë pensionin ky njeri i mbrapshtë?! Të paktën dy lekë! Çmimet na i çoi në qiell, vjedhjet arritën në hënë, grabitjet shkuan deri prapa diellit e sërish nuk shton asnjë qindarkë për ne. Dhe të mendosh që pa votat tona partia e tij as vendin e katërt nuk e kap dot në parlament. Veç pensionistët dhe hajdutët e japin votën për Rilindjen.
Nuk doja të mërzitej ndaj shtova:
- Ja, sa të hedhë naftën përpjetë pusi i Shpiragut e do të rrosh si pasha zotrote!
- Pusi i Shpiragut është komardare e këtij shpifarakut.
Në gjuhën e përditshme shpifarak nuk është një njeri që trillon dhe kaq. Është më shumë ngarkesa emocionale për të. Bëhet fjalë për një që gënjen me synim të qartë mashtrimin,që në ato që thotë ka arrogancë, por dhe kërcënim.
Bedri pensionisti paskej të drejtë. Kishte qëlluar në shenjë. Rama nga që është duke u rrotulluar në vorbullat e vjedhjeve pa fund,të grabitjeve në çdo cep të vendit,të groposjes së ekonomisë del e kapet te kashta e radhës. Kështu ia doli më parë me timonin,më pas me tepsinë e sa më shumë i trash zullumet aq që më të madh e gjen objektin e kalimit të lumit. Këtë radhë do bëjë fushatë me një fuçi naftë. E naftë që s’është naftë dosido, do mburret. Nuk është si ajo e zakonshmja që mban nëntoka jonë. Jo, jo. Është fiks naftë si ajo e Arabisë Saudite.
Që makinat të shkojnë drejt e te pusi e të furnizohen pa hesap. Si raki e zjerë dy herë dmth. Nuk ka nevojë hiç të përpunohet. Do dalë siç e do Rama, siç ia kërkon mendja e tij e sëmurë.
Nafta e Shpiragut edhe në se del,edhe në se nuk del u bë vegël propagande. Kryeministri po harton platformën e tij për fushatë bazuar pikërisht te ai pus. Mos u çudisni kur ta shihni së shpejti futur në ndonjë fuçi të madhe lejla me sloganin shkruar bukur mbi të:
‘Begati, na prit në gjirin tënd! Erdhëm!’ Por fajin s’e ka Shpiragu. Fajin e ka Shpifaraku. Si dhe Bedriu me shokë shumë që përcjellin fëmijët e tyre në emigrim që banda rilindase të jetojë në Shqipëri plot gëzim.
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day)...
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...