Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se grimca që kishte parashikuar Peter Higgs dhe mori edhe emrin e tij.
Ka më shumë gjasa që përpjekjet për të provuar nëse ka PD, apo nëse partia e parë pluraliste do të pushojë së ekzistuari, pasi e mbylli ciklin e vet 32-vjeçar, do të vërtetohet ose rrëzohet shumë, shumë më shpejt. Aktualisht, nuk ka parashikime të sigurta. Dhe kjo sepse eksperimenti "PD" ka dy pyetje të qarta dhe të përcaktuara për të provuar.
Së pari, nëse PD siç e njohim mund të mbijetojë siç e njohim ne ose me disa ndryshime në sistemin e ri partiak, siç po shfaqet në Shqipëri.
Së dyti, nëse PD-ja siç e njohim ka persona, ide dhe burime njerëzore që do t'i mundësojnë përshtatjen me këtë sistem të ri partiak.
Mos u nxitoni të përgjigjeni.
Parametrat e panjohur dhe të papërcaktuar të ekuacionit janë të pallogaritshëm.
PD është ndarë tashmë në tri pjesë: PD1, PD2 dhe PD e mesit.
Njëra nga PD nuk do askënd nga “Bravat”. PD tjetër nuk do Berishën dhe asnjë nga “Varetë” me moment kulmor në 8 janar.
PD e mesit, si gjithmonë pret, me butakët që janë të gatshëm t’i nënshtrohen fituesit.
Nuk është as e qartë nëse udhëheqja e tri PD-ve apo njerëzit që përpiqen të luajnë një rol në këtë përpjekje e dinë saktësisht se çfarë kanë kundër.
Sepse, përtej retorikës konvencionale të të gjtha palëve, e vërteta është e thjeshtë, e hidhur dhe e ashpër.
PD, të tria PD-të duhet të përballen me një disavantazh të madh, i cili është në të njëjtën kohë avantazhi i saj i vetëm: e kaluara. Është një forrcë e rëndësishme politike që qeverisi për shumë vite me të mirat dhe të këqijat e saj.
Që ka një peshë të madhe për arritjet, por edhe me një peshë të madhe përgjegjësie për arritjet, por edhe për një pjesë shumë të madhe të mëkateve të periudhës 32-vjeçare të tranzicionit.
Me fjalë të tjera, PD e sotme as e ka origjinën nga Virgjëresha Mari, dhe as nuk është e pamëkatë. Ajo mbart mbi kurrizin e saj histori 32-vjeçare – me të mirat dhe të këqijat e saj...
Në rrethana të tjera, në kushte normale politike, zgjidhja thjesht do të nxiste një debat të njohur. Çfarë mbajmë nga PD, çfarë hedhim.
Kam shumë frikë se në kushtet aktuale nuk mund të ketë një diskutim të tillë.
Tendenca e lindur e shoqërisë dhe e politikës shqiptare është t'i flakë të gjitha - dhe çfarëdo që të vijë…
Si i përgjigjet vetë PD kësaj klime? Zakonisht nga mungesa e fjalës dhe e argumentit.
Nuk ka dyshim se lufta mes tri PD-ve është e madhe dhe ushtria është e demoralizuar dhe e shkatërruar. Por kjo nuk është arsye për të shfuqizuar pasuesit.
Pavarësisht se përçarja ka shkuar aq thellë në radhët e anëtarëve, saqë kur cilësoheshin si të Bashës apo të Berishës, nxitonin për në shtëpi të pyesnin nënat, se mos kishin kryer ndonjë mëkat në rininë e tyre.
Dhe pasi merrnin përgjigjet negtive, apo testet e ADN-së, i turreshin përsëri me egërsi njëri-tjetrit.
Me vrullin, nxitjen dhe bekimin që merrnin nga liderët e tyre...
Shumë parti tradicionale kanë pësuar kolapse të tilla apo të ngjashme pa diskutim mbi ekzistencën apo mbijetesën e tyre. Ata rigrupohen, përshtaten dhe vazhdojnë.
PD e ka të vështirë, pothuajse të pamundur. Sepse nuk duan vetë liderët, të cilët sakrifikojnë militantët e militarët për interesin e tyre.
Është sigurisht e vërtetë që barra aktuale e PD është shumë e rëndë. Ajo mbart jo vetëm dhimbjen e disfatave të njëpasnjëshme elektorale; jo vetëm dhimbjen për përçarjen partiake, por edhe përgjegjësinë e një falimentimi politik kombëtar.
Duket e padurueshme sidomos për ata që morën pjesë personalisht në dështim, për ata që e personifikojnë. Me fjalë të tjera, vështirësia më e madhe e tri PD-ve është të kapërcejnë rrënimin, në të cilin ata luajtën një rol sipas përgjegjësisë që kishin.
Dhe më e çuditshmja është që PD mendon se duke bërë të njëjtat veprime, rezultati do të jetë i ndryshëm. Apo, metaforikisht, përpiqen të bindin pasagjerët e Titanikut të udhëtojnë me të njëjtin ekuipazh, të ndjekin të njëjtën rrugë drejt ajsbergut, të përplasen dhe të mbyten, teksa orkestra luan në kuvertë.
Por jam i sigurt që nuk është aspak aq e thjeshtë.
Sigurisht që mund të nisin duke u parë në pasqyrë, por duket se nuk i tërheq metoda: të gjithë tregojnë lehtësisht personin pranë tyre dhe pak shohin veten.
Sepse pyetja tjetër që i shqetëson është edhe më e ashpër. A ia vlen të kesh PD? Dhe nëse po, si?
Si një klub veteranësh të parakohshëm politikë që rrëfejnë kujtimet e tyre të "epokës së Berishës"? Si PD1 që mundi PD2? Apo si një lëvizje më e gjerë progresive, reformuese dhe modernizuese?
Nëse përgjigjja e fundit është e saktë, atëherë gjërat janë jashtëzakonisht të thjeshta.
PD meriton të ekzistojë, me kusht që të gjenden ata reformatorë dhe politikanë përparimtarë për të cilët emrat dhe e kaluara nuk do të jenë pengesa nëpër këmbë e rrugëtim; këta duhet të gjejnë burimet njerëzore për ta plotësuar me burime njerëzore dhe për ta bërë një forcë politike vizionare dhe të besueshme.
Kush janë ata? Nuk e di! Por cilëtdo qofshin duhet të kenë një gjë të qartë: Një parti është e madhe, sepse nuk bazohet e mbështetet vetëm tek anëtarët e saj, që mundën në zgjedhje anëtarët e pjesës tjetër.
Një parti, apo një fraksion është i madh prej forcës që ka për të tërhequr elektoratin gri, që gjithmonë është shumica, që është shumë më shumë se thjesht anëtarët.
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day)...
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...