Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: vetëvrasja. Të tregosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet do të thotë t’i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë...
Galileu, i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me shumë lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik. Nuk ia vlente të humbisje jetën në turrën e druve për këtë të vërtetë. Toka apo Dielli rrotullohen rreth njëri-tjetrit, kjo është gjë pa interes. Nga ana tjetër kam vënë re se shumë njerëz i japin fund jetës, sepse mendojnë që nuk ia vlen të jetohet. Të tjerë paradoksalisht vriten për idetë apo iluzionet, të cilat i japin kuptim jetës së tyre (ajo gjë që quhet arsye për të jetuar, është njëkohësisht një arsye e shkëlqyer edhe për të vdekur!)”.
Vetëvrasja duhet rivendosur në podiumin që i përket, si një akt i mbushur me kuptim dhe vlera. Shpeshherë ata që vetëvriten, ndodh të të kenë rrokur kuptimin e jetës.
Të mësuar që të yshtim vetëvrasjen si një simptomë patologjie, ose të paktën e një çmendurie të çastit, apo mëkat të rëndë, që as Kisha nuk e pranon, kemi harruar të kaluarën e lavdishme që vetëvrasja ka nga mbas. Luftëtarët legjendarë, Samurai, po qe se çnderoheshin, kishin vetëvrasjen si zgjidhjen e vetme.
Ende më tej, vetëvrasja ka ekzistuar si vërtetim i “urtësisë” romantike, si moda mbarevropiane e vetëvrasjes që himnizoi Verteri, në romanin postulat të Gëtes. Po qe se shtyhemi më këtej në kohë do të shohim se vetëvrasja bëri të famshëm shumë muzikantë e artistë, si Kurt Cobain, i cili bëri lëvizjen më të zgjuar të karrierës së tij, kur hodhi trutë në erë, duke siguruar, në këtë mënyrë një vend në Panteonin e yjeve të mallkuar të rrokut!
Edhe ata që janë përjetësisht romantikë e idealistë të pakorrigjueshëm, sikundër edhe të çmendurit që vrasin veten për të “përfituar”...
Le të mos harrojmë edhe aktet terroriste, sulmet vetëvrasëse, të cilat, të paktën për ata që i kryejnë, janë akte të një frymëzimi hyjnor!
E drejta e jetës, na jep automatikisht edhe të drejtën e vdekjes. Por kjo e dyta nuk është e pakufizuar.
Sikundër bëhet dallimi ndërmjet vetëvrasjes dhe vetëvrasjes politike.
Kjo e dyta, natyrisht është sa në dëm, aq edhe në të mirë të shoqërisë.
Duke jetuar tashmë në realitetin shqiptar, jemi mësuar që të çnderohen, poshtërohen, tallen e satirizohen funksionarë të lartë të qeverisë (qeverive), politikanë e liderë të opozitës, pa konstatuar ndonjëherë se ata, për të cilët bëhet kaq shumë zhurmë e janë protagonistë skandalesh, as që e kanë vënë ndonjëherë ujin në zjarr.
Vetëvrasja, në kuadrin e turpërimit, as që ekziston tashmë në fjalorin politik, të jetës sonë politike.
Madje edhe akti më i thjeshtë i dorëheqjes për arsye morale, duket si një atavizëm i kohërave të tjera, ngjan tashmë si një akt kalorësiak i epokave të kaluara, ngjan si një akt kalorësiak i idealistëve të pakorrigjueshëm.
Shumica e politikanëve shqiptarë nuk kanë asnjë lloj problemi që turpërohen ditë e natë nga skandalet e pazaret e turpshme, ndërkohë që në të njëjtën kohë kërkojnë me këmbëngulje respektin dhe votën tonë!
Nuk mbaj mend ndonjë politikan nga të gjithë ata që janë kritikuar e janë zbuluar skandale, me vetë ata protagonistë, që të kenë treguar më të voglën shenjë pendimi, qoftë edhe simbolik. (Natyrisht, deklaratat e "dorëheqjeve" pas vetëvrasjes politike i kanë pasur mallëngjyese e të mirëshkruara nga e njëjta dorë- Tallja dhe sfida ndaj shqiptarëve!)
Kështu që, nën prizmin e pacipërisë që mbizotëron në jetën politike e sociale, shembulli i samurajëve që vetëvriten do të duket si shembull për t’u imituar nga politikanët e pacipë e të korruptuar. Më e pakta që do të vërtetonin ishte se ata njerëz kanë të paktën njëfarë dinjiteti, qoftë edhe kur ajo rezulton nga trysni të mëdha dhe shantazhe.
Jam shumë i sigurtë se ka shumë qeveritarë e funksionarë të lartë shtetërorë, por edhe funksionarë të opozitës, që janë të implikuar në çështje të ndyra, në vjedhje, korrupsion, deri edhe vrasje...
Gjithashtu është më se e sigurtë që të gjithë ata persona kërcënohen në mënyrë të pamëshirshme nga klanet korruptive me të cilat bëjnë punët e ndyra.
Sikundër është më se e sigurtë se kulisat e politikës sonë janë të mbushura me raste skandaloze korrupsioni e krimi, imoraliteti e hollësirash gudulisëse, të cilat mbajnë peng qeveritarët e piramidës sonë politike. Që këta të fundit të mos i shkojnë kundër kryeministrit, apo klanit të tij të korruptuar.
Ndaj edhe zgjidhen funksionarë të lartë partish, (në të gjitha partitë), drejtues pa asnjë lloj biografie, pa histori ose me histori të dyshimtë, pa asnjë lloj personaliteti, që e shohin Njëshin si kult, si idhull, si njeriun, të cilit i dedikojnë gjithçka.
Dhe megjithëse mbahen peng, askujt nuk i ka shkuar nëpër mend vetëvrasja...
Sepse në parim mund të thuhet se për një njeri të ndershëm, ato që i beson si të vërteta duhet të përligjin veprimet e tij.
Ajo, pra, që duhet të na shqetësojë më tepër nuk janë tentativat e vetëvrasjes. Apo vetëvrasjet. Ajo që duhet të na shqetësojë janë tentativat e vetëvrasjeve, të cilat duhet të ishin bërë këtu e shumë kohë më parë dhe që as që do të bëhen ndonjëherë.
Secila nga ato tentativa të parealizuara të vetëvrasjeve ka fytyrën e ndonjë politikani, i cili ose nuk ka cipë në faqe, ose u mësua që të notojë për bukuri në llumin që rrethon pushtetin, pa u shqetësuar aspak nga era e ndyrë.
Këta janë më të rrezikshëm se të gjithë ata që janë “vetëvrarë” fizikisht, pasi këta nuk do t’i mësojmë kurrë...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...