
Janë jo me dhjetëra, por ndoshta me qindra emisione nga mediat shqiptare, të cilat gjatë vitit të fundit duket sikur vajtojnë me “oi” për çështjen e aferës së inceneratorëve.
Mjafton t’u bëjmë të gjithave dhe disa individëve një retrospektivë dhe do të kuptojmë lehtësisht skemën. Të gjithë do të jenë të qartë se çfarë ndodh me to.
Ndërkohë që CNA në vitin 2015, fillonte të denonconte aferën e inceneratorëve, më pas duke filluar me Elbasanin, duke shkuar më pas te Fieri e rreth vitit 2019-2020 me Tiranën të gjitha këto media kryesisht që sot bëjnë sikur luftojnë për inceneratorët, kundër tyre, merrnin reklama dhe bënin emisione propagandistike ndaj tyre.
Janë me dhjetëra dhe me qindra emisione në “Top Channel”, në “Report TV”, në “News 24”, në “Fax News” nëpër portale të ndryshme ku vendosej logoja e inceneratorëve për shuma të caktuara që paguheshin nga kompanitë.
Në fakt e vërteta e këtyre mediave është ndryshe nga ajo që shfaqin sot.
Kur 1 apo 2 vite më parë zhvillohej një luftë e fortë mediatike, kur CNA dhe disa media të tjera denonconin inceneratorët, ku zhvillohej një komision hetimor parlamentar për inceneratorët, për këto afera, sërish këto media “Top Channel”, “Report TV” dhe disa të tjera na tregonin sa mirë funksiononte inceneratori i Elbasanit, sa i bukur ishte dhe si ishin zhdukur mbetjet, ndërsa sot në Elbasan ka male me plehra dhe në verë u dogjën njësoj sikur ishte situata disa kohë më parë ku u shpall emergjenca.
Plehra kishte para emergjencës dhe u vihej zjarri, plehra ka tani pas një investimi 24 milionë eurosh dhe u vihet zjarri.
Na tregonin sa i mirë ishte inceneratori i Fierit, megjithëse nuk kishte përfunduar, por turpësisht deputetë të PS-së dhe segmente të caktuara të kompanisë të instrumentalizuara dhe të dirigjuara në media, na tregonin se inceneratori i Fierit kishte përfunduar dhe kishin ndezur thjesht dhe vetëm një rul.
Këtë propagandë e vazhduan fort. CNA u zbuloi më pas dhe faturat e milionat e eurove që këto media kanë marrë.
Të njëjtën situatë na thanë dhe te Tirana. Dhjetëra emisione sa të mirë ishin inceneratorët, dhjetëra emisione duke paguar individë të caktuar për të thënë sa kishte ndryshuar gjendja e mbetjeve në Shqipëri.
Në fakt ishte një situatë kriminale, korruptive dhe mashtrimi që iu servirën shqiptarëve, pas mashtrimit të bërë nga njerëzit e inceneratorëve, mashtrimin e dytë e bënin mediat publikisht.
Situata ndryshoi atëherë kur Mirel Mërtiri vendosi të bënte luftë me shokun dhe bashkëpunëtorin ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Atëherë kur Mirel Mërtiri u bë ortak me “Top Channel”. Atëherë kur u hapën thasët dhe filloi “lufta”.
Lufta mes atyre që konsideroheshin miq dhe Mirel Mërtiri përdori mediat për t’u bërë dhjetëra e dhjetëra emisione shantazhuese dhe kërcënuese ndaj SPAK-ut dhe prokurorëve.
Kur “Top Channel” mori në dorë dhe vendosi të gjuante me top institucionin e drejtësisë për të mbrojtur ortakun e tij, Mirel Mërtirin, dhe për të sulmuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për t’i vënë kapak çështjes së inceneratorëve.

Këto media kanë qenë të Rilindjes, të Tigrit, nuk e zgjodhën vetë Mirelin, JO. Ato janë të pushtetit, thjesht vajtojnë me “oi” për faturën e radhës që nuk u vjen nga inceneratori pasi shitën Tigrin. Ikën dy burime parash pushteti.






(Dokumentat-Pagesat e inceneratorëve për mediat)
Është theksuar me dhjetëra herë se nuk i vihet kapak çështjes së inceneratorëve me sulmet perverse të disa mediave apo me akuzat që hidhen ndaj prokurorëve apo me shkrimet banale ndaj gazetarëve.
Çështja e inceneratorëve është një mashtrim në shuma të mëdha ndaj shtetit shqiptar, pra nuk është një evazion fiskal dhe është një grup i strukturuar kriminal që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe në Tiranë e ka përfshirë brenda tij dhe mediat.
Kjo është e vërteta. Politikanë nga më të rëndësishmit e vendit, të cilët kanë përfituar nga afera e inceneratorëve. Në disa vite kemi dëgjuar media që sulmojnë prokurorët në mbrojtje të individëve të caktuar për çështjen e inceneratorëve.
Kemi dëgjuar media që sulmojnë ish-zëvendëskryeministrin si përgjegjës për çështjen e inceneratorëve, por asnjëra këto media nuk përmend emrin e Mirel Mërtirit.
Shikon “Top Channel”, shikoni “Report TV” dhe disa të tjera a e përmendin ndonjëherë Mirel Mërtirin dhe pse kompleksohen për çështjen e inceneratorëve?
Për të kuptuar se këto media dhe disa individë janë pjesë e shërbimit që i bëhet një afere sepse janë paguar nga kompanitë e inceneratorëve.
Kanë përfituar para për të mashtruar shqiptarë dhe për t’u thënë se sa të mirë ishin inceneratorët dhe sa të bukur ishin bërë, megjithëse nuk kishin përfunduar.



Dhe më e bukura nga të gjitha është kjo: Inceneratori i Tiranës nuk ekzistonte dhe nuk janë ndalur së thëni se sa i mirë është inceneratori i Tiranës.
Shqiptarët e kishin para syve dhe filluan lojën dhe skemat për t’i vënë kapakun një afere korruptive që ende sot nuk është ndalur megjithëse SPAK ka hapur disa çështje.
Ka hapur disa dosje dhe ka arrestuar disa persona apo ka shpallur në kërkim ish-zëvendëskryeministrin.
Çështja e inceneratorëve nuk ka marrë fund sepse ende nuk është hetuar e plotë, ende nuk është gjetur ku kanë shkuar paratë, dhe ende nuk kanë marrë përgjegjësinë ligjore përballë ligjit, përballë shqiptarëve, mediat që kanë përfituar para nga milionat e vjedhura nëpërmjet mashtrimit dhe kompanitë e inceneratorëve që kanë çuar në xhepat e televizioneve private apo portaleve ku propagandohet, ku mashtrohet, ku shpifet çdo ditë në mbrojtje të krimit, të korrupsionit të bërë me inceneratorët për interes të tyre./ CNA
Lulzim Basha i PD-së së vulës ka marrë sërish rrugët. ...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen...
Në konferencën për nisjen e Censit të Popullsisë dhe banes...
Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social "Faceboo...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh qartazi n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Blla ka deklaruar se është g...
DW: Znj. kryetare, afera e inceneratorëve dhe ajo e steril...
Presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj ka përcjellë mesazh ...
Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar një mesazh autorite...
Teksa projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës...
Ditën e sotme Flutura Açka dha dorëheqjen nga detyra s...
Jashar Maja, njëri nga të dhunuarit me shkopa bejsboll...
CNA ka hapur një sondazh për Europianin që do të zhvillohe...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri ...
Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit E...
Në hapjen e punës së Komisionit Parlamentar për Edukim dhe...
Një anije lundrimi me 206 pasagjerë është bllokuar në një ...
Universiteti “Western Balkans” do të ofrojë bursa studimi ...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka m...
1940 - Në shpellën Lasko në Francë zbulohet një koleksion ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...