E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Dy ditët e fundit, lajmi kryesor në median shqiptare është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, akuzat ndaj tij, heqja e imunitetit që pritet të ndodhë nga Parlamenti, e kështu me radhë.
Por në të gjithë atë që raportojnë mediat, nga sa kanë mundur të nxjerrin nga të dhënat e hetimeve të SPAK-ut, thelbi janë dy vila, një në Palasë dhe një në Lalëz, të cilat Arben Ahmetaj, sipas Prokurorisë së Posaçme, i ka përfituar nga lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, që quhet “truri” i inceneratorëve.
Pra, në të gjithë historinë e inceneratorëve, korrupsioni i Arben Ahmetajt janë këto dy vila.
Në fakt, afera e inceneratorëve nuk mund të ketë një njeri të vetëm dhe ajo që është kërkuar nga mediat, nga politika dhe nga të gjithë është se hetimet duhet të zhvillohen si një grup i strukturuar kriminal, ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dhe biznesmenë.
Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë në kërkim, janë arratisur, është larguar nga Shqipëria edhe Arben Ahmetaj. Ky i fundit akuzohet për 500 mijë euro përfitime, kur afera e inceneratorëve, sipas llogarive të gazetarëve të ekonomisë, mund të shkojë jo më pak se 800 milionë euro. Një vlerë kjo e frikshme, dyfish mbi atë që është firmosur në kontratë.
Kompania deklaron se qarkullon 25 milionë dollarë në vit, pra për 30 vjet një mesatare 750 milionë dollarë është thuajse e konfirmuar, pa llogaritur këtu investimin për Elbasanin dhe Fierin, ku ka dy inceneratorë, njëri prej të cilëve mjaft i vjetër dhe me një kosto shumë të lartë dhe tjetri ende i papërfunduar dhe jashtë funksionit.
Korrupsioni nuk mund të bëhet i vetëm dhe askush nuk mund ta besojë që një zyrtar, bashkëpunëtor, sipas SPAK-ut, me aferën e inceneratorëve dhe me njerëzit e tyre, e ka bërë këtë punë për dy apartamente në plazh, apo për dy vila në Palasë dhe Hamallaj.
Askush nuk mund ta besojë këtë alibi të gjetur mediatike, sidomos nga shumica e mediave, të cilat janë paguar drejtpërdrejt nga inceneratorët.
Këto alibi na i thotë “Report Tv” e Carlo Bollino-s, ku në një email të publikuar nga Belind Këlliçi, thuhet se duheshin shtuar fondet për fushatë dhe paratë paguheshin nga inceneratori i Tiranës.
Këtë na e thotë edhe “Top Channel”, televizioni që është në ortakëri të drejtpërdrejtë me Klodian Zoton, me Mirel Mërtirin dhe me Stela Gugalljan.
Është Vjollca Hoxha, aksioneria e “Top Channel”-it, drejtpërdejt ortake me ta. Janë bashkëpronarët e tjerë të “Top Channel”, ortakë te “Lori Caffe”, drejtpërdrejt me kompaninë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Korrupsioni nuk mund të bëhet i vetëm, as ata të inceneratorëve nuk e kanë bërë dot vetëm, as Arben Ahmetaj nuk mund ta bënte i vetëm.
Por kush janë njerëzit që bënte korrupsionin Arben Ahmetaj dhe cilat qenë favoret që u kishte dhënë këtyre të fundit?
Deri tani, SPAK-u nuk na ka treguar asnjë dokument të këtij korrupsioni, i cili është një nga “thembrat e Akilit” të kësaj çështjeje.
Shumë gazetarë, këto ditë kanë shkruar: A janë inceneratorët një aferë korruptive? A është procedura për dhënien e dy koncesioneve në Fier dhe Elbasan një aferë korruptive, e lidhur me zyrtarë të lartë të shtetit? A është landfilli i Tiranës, inceneratori, përpunimi i mbetjeve në Tiranë, një aferë korruptive e dirigjuar nga Mirel Mërtiri dhe me përfitues këtë të fundit, bashkëjetuesen Stela Gugallja dhe Klodian Zoton, duke shfrytëzuar zyrtarë të lartë të shtetit?

Pra, është e gjitha një aferë korruptive dhe këtë nuk mund ta bënte i vetëm as Mirel Mërtiri.
Kush janë zyrtarët e përfshirë në procedurë dhe pse vazhdon të paguhet inceneratori i Tiranës?
Megjithëse kompania mëmë “Geogenix” e mohon, te Tirana gjithçka ka filluar me Klodian Zoton dhe ka vazhduar me Giuseppe Ciaffaglione-n, i cili është atje, aksioner.
Në fakt, Ciaffaglione ka qenë thjeshtë dhe vetëm punëtor i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, nga ata i merrte komandat.
A është një aferë korruptive e gjithë meseleja e inceneratorëve, sepse korrupsioni nuk mund të bëhet i vetëm?
Kjo është thembra, thelbi i gjithçkaje dhe kur qeveria do të ndalë vazhdimin e pagesave prej miliona e miliona dollarësh për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, pasi pas 6 vitesh kompania koncesionare ka marrë nga qeveria rreth 60 milionë dollarë, ka marrë nga biznesi privat rreth 60 milionë dollarë të tjera.

Me 120 milionë dollarë të ardhura deklaron se ka fituar rreth 30 milionë dollarë, deklaron se ka investuar rreth 30 milionë dollarë të tjera shifra të barabarta të investimeve me të ardhurat.
Ku janë 128 milionë eurot që do të investonte kompania e inceneratorit të Tiranës?
Jo në 6, por sipas afateve që ajo pretendon, në 4 vite duhet të ishin investuar dhjetëra miliona euro, të cilat nuk janë bërë, por janë investuar vetëm paratë, mesa duket, që kanë fituar nga të ardhurat që gjeneron vetë kompania.
E këtu ka para për t’ua dhënë mediave, për t’ia dhënë propagandës, e cila nuk na zbulon korrupsionin e inceneratorëve, që për muaj të tërë nuk përmendte emrin e Mirel Mërtirit.
Afera e inceneratorëve që ende nuk ka çuar para drejtësisë zyrtarët përgjegjës që nga Fieri, Elbasani dhe Tirana, gjithmonë janë përpjekur të shpëtojnë individë të caktuar dhe ende nuk është çuar në fund një hetim i qartë për të ditur kush e bëri korrupsionin dhe me kë e bëri korrupsionin dhe a ka korrupsion?
Nuk mundet në një aferë 800 milionë euro që korrupsioni të bëhet nga një person. Kjo është jo pak, por e sigurt./ CNA.al
Në Kryesinë e Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-...
Zbardhen detaje të reja nga dosja e hetimeve të SPAK-ut në...
Ryanair, linja ajrore nr.1 në Evropë, ka lançuar sot, më 1...
CNA ka denoncuar moskalimin e pagave të muajit të kaluar p...
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, do të ...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion thotë se ish-zv/kr...
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuri...
SPAK iu drejtua të premten Kuvendit të Shqipërisë me një k...
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për ish-zv.kryeminis...
Në Kryesinë e Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-...
Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë, e cila...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka re...
SPAK-u ka çuar në Kuvend ditën e premte kërkesën...
SPAK, në materialet që ka publikuar në lidhje me hetimet p...
Sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në orën 16:00 ...
Pas kërkesës së SPAK-ut për Kuvendin për arrestimin e ish-...
Të tjera detaje janë zbardhur këtë të martë nga dosja ...
Ish-kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, do të dalë përpara...
Policia Kufitare ka shpëtuar 13 turistë në Kepin e Rodonit...
Definët janë shfaqur sërish këtë verë në brigjet e Vlorës ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...