Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion thotë se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj mori 491 mijë euro dhe një vilë ryshfet për të ndihmuar Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton që të shtinin në dorë koncesionet e tre inceneratorëve. Por SPAK nuk ngre asnjë akuzë për shpërdorim detyre ndaj ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Neni 244 i Kodit Penal e përkufizon veprën e korrupsionit pasiv si “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, e çdo lloj përfitimi të parregullt…., nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose moskryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij….”
Kjo ngre pyetjen, cilin veprim kreu ose nuk kreu ish-ministri i Financave në këmbim të ryshfetit? Dosja hetimore nuk e thotë këtë. Në vend të kësaj, prokurorët thonë se Ahmetaj ka shprehur indirekt interes në zyrat apo kafet e shtetit që koncesionet e inceneratorëve të miratoheshin. Kjo ngre një pyetje të dytë, ndoshta më thelbësore se e para.
Nëse ky duke shprehur interes indirekt mori 491 mijë euro dhe një vilë, po zyrtarët që kanë kryer veprime direkte, kanë hedhur firma dhe kanë iniciuar procedura për të miratuar kontratat koncesionare, sa ryshfet kanë marrë?
Për shembull, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka marrë apo jo ryshfet, kur kaloi në qeveri VKM-në e paligjshme të procedurës me negocim të drejtpërdrejtë për Elbasanin, edhe pse kishte marrë refuzim të prerë nga APP? Ky ka vepruar direkt në shkelje të ligjit, nuk ka shprehur interes indirekt.
Po kabineti qeveritar, që miratoi vendimin, sa ryshfet mori? Edhe këta kanë vepruar direkt, nuk janë interesuar indirekt. Po për kalimin e 17 akteve ligjore në një ditë sa ryshfet u dhanë. Kush ishte autoriteti që e kishte këtë fuqi?
Të gjitha këto mangësi në dosjen hetimore të inceneratorëve nuk janë të rastësishme. Ato burojnë nga një fakt i thjeshtë. Të paktën deri tani, SPAK nuk e ka hetuar fare pjesën procedurale të inceneratorëve. Dhe hetimi procedural i inceneratorëve bëhet vetëm me një pyetje të thjeshtë. Inceneratorët ishin tender apo koncesion?
Nëse SPAK-u ngre këtë pyetje, pjesa dërrmuese e elitës drejtuese të Rilindjes hyn në burg. Janë paguar 63 milionë euro para publike për koncesionarin e Tiranës, por incenerator nuk ka.
Për shkak se SPAK-u nuk e prek procedurën, hetimi për inceneratorët ka prodhuar një absurd unik. SPAK thotë se dy ministra kanë marrë ryshfet për inceneratorët, por nuk thotë që inceneratorët janë aferë korruptive. Madje, vetë kryeministri thotë se është krenar për ato vepra duke i cilësuar si një nga punët më të mira që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.
Nëse inceneratorët nuk janë korrupsion, nga dolën paratë që morën ryshfet ministrat, sepse në një kontratë ligjore nuk teprojnë para për ryshfet? Ky është absurdi i madh ku ka rënë hetimi i inceneratorëve. Për një fakt shumë të thjeshtë. Sepse nëse SPAK guxon dhe thotë që inceneratorët janë korrupsion do t’i duhet të bllokojë edhe Tiranën.
Por Tirana nuk preket. Aty vazhdojnë të paguhen 1 milionë e gjysmë euro para publike në muaj, edhe pse sot për inceneratorët kemi një ministër në burg, ish-zv.kryeministrin në pragun e burgut dhe pronarët e koncesionit në kërkim ndërkombëtar.
Kështu që shqiptarët do të duhet të kënaqen me Lefter Kokën dhe Arben Ahmetajn në burg si koka turku (nëse ky i fundit nuk ka ikur ashtu si po përflitet) dhe të vazhdojnë të grabiten çdo muaj nga 1 milion euro, para të cilat nuk dihet se kush i merr. SPAK-u për shembull që gjeti dhe atë 1 mijë euroshin mbi 490-çen që mori Ahmetaj nga Zoto, thotë se nuk e dimë kush i merr ato 1 milion e gjysmë euro, që qytetarët paguajnë çdo muaj për inceneratorët./ Oligarkia.al
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuri...
SPAK iu drejtua të premten Kuvendit të Shqipërisë me një k...
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për ish-zv.kryeminis...
Në Kryesinë e Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-...
Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë, e cila...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka re...
SPAK-u ka çuar në Kuvend ditën e premte kërkesën...
SPAK, në materialet që ka publikuar në lidhje me hetimet p...
Sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në orën 16:00 ...
Pas kërkesës së SPAK-ut për Kuvendin për arrestimin e ish-...
Të tjera detaje janë zbardhur këtë të martë nga dosja ...
Ish-kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, do të dalë përpara...
Policia Kufitare ka shpëtuar 13 turistë në Kepin e Rodonit...
Definët janë shfaqur sërish këtë verë në brigjet e Vlorës ...
Biznesmendi dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka rrëfyer mbrëmj...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, i cili dikur...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer nmbrëmjen e sotme propaga...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazetari E...
Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj nd...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim për punë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...