
Partia Demokratike denoncoi pasditen e sotme firmën e pastrimit “Korsel” sh.p.k.
PD ngriti pretendimet se firma “Korsel” ka marrë 4 tendera nga Bashkia Korçë, ndërkohë që Autoriteti i Prokurimeve Publike e ka përjashtuar nga pjesëmarrja në prokurimet publike deri më 27 qershor 2023.
Në fakt, “Korsel” është denoncuar edhe më parë. Ka qenë CNA ajo që e ka denoncuar e para, kemi nxjerrë fakte dhe dokumente në lidhje me tenderin që po zhvillohej për pastrimin e Tiranës.
CNA ka raportuar se si kjo firmë pastrimi ka mashtruar bashkinë e Tiranës për pastrimin e kryeqytetit. Më pas, ka pasur një vendim të APP-së që e përjashtonte 18 muaj këtë firmë nga pjesëmarrja në prokurimet publike.
Pas denoncimit të PD-së, CNA mësoi nga burime zyrtare në Bashkinë e Korçës që “Korsel” ka paraqitur vendim gjykate që i heq pezullimin për të marrë pjesë në tendera.
Më pas, Bashkia e Korçës i është drejtuar APP-së me një kërkesë për konfirmim nëse kompania e pastrimit mund të marrë pjesë në tendera dhe kjo e fundit është përgjigjur se “Korsel” është hequr nga lista e të përjashtuarve.

Në këtë rast, denoncimi i PD-së nuk qëndron.
Së pari, ka një vendim gjykate. APP-ja e ka pezulluar firmën skandaloze “Korsel” për 18 muaj, por ajo e ka ankimuar vendimin në gjykatë. Gjykata ka marrë një vendim në favor të firmës dhe APP-ja e ka hequr nga lista e të pezulluarve, duke e lejuar kështu të vazhdojë procedurën. Një vendim gjykate kuptohet se qëndron mbi vendimin e dhënë nga APP-ja.

E dyta, ekspertët e opozitës duhet ta dinë që subjektit që përjashtohet nga tenderat, APP-ja i bllokon llogaritë. Kështu, firma nuk mund të hyjë në konkurrim dhe të bëhet pjesë e garës edhe nëse e dëshiron diçka të tillë.
Pra, nuk ka asnjë skandal për t’u theksuar në bashkinë Korçë. Sa për subjektin “Korsel” është një firmë që duhet hetuar, pasi ka raste të përsëritura në Tiranë, në Ersekë, në Sarandë dhe gjetkë./ CNA
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Inteligjenca Artificialë po njeh përdorim të gjerë edhe në...
Gazetari Klodian Tomorri sot publikoi një lajm në lidh...
Një 46-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap teksa t...
Nënkryetarit i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një deklarat...
Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit pranë PD-së, Genta Vangjeli...
Policia ka gjetur armën me të cilën një 23-vjeçar kreu qit...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar sot efekt...
Tashmë që landfilli i Sharrës ka kaluar në administrim...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur lidhur m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë ...
“Zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djeg...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia e...
Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi...
Në fund, Giorgia Meloni vendosi ta kalonte mesin e gushtit...
Një turiste spanjolle, e cila kishte mbetur në shtegun mid...
Sonte fillon nata e parë magjike e Festës së Birrës në Kor...
Partia Demokratike e Sali Berishës ka kërkuar nga Ministri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...