
Tashmë që landfilli i Sharrës ka kaluar në administrim shtetëror është momenti më i përshtatshëm që autoritetet të negociojnë çmimin abuziv prej 29 eurosh për ton mbeturina, teksa shërbimi nuk ofrohet i plotë. Prej më shumë se një viti Kontrolli i Lartë i Shtetit i sugjeroi institucioneve publike të diskutonin me kompaninë koncesionare “Integrated Energy BV” për të ulur tarifën që paguhet nga taksat e qytetarëve, por deri më tani nuk është bërë asnjë përpjekje për të zbutur pasojat negative financiare.
Kalimi i landfillit të Sharrës në administrim shtetëror, mund të përbëjë momentin më të përshtatshëm për autoritetet shtetërore që të negociojnë çmimin abuziv prej 29 eurosh për ton mbeturina që paguhet nga bashkitë e Qarkut Tiranë, për një shërbim që nuk ofrohet i plotë.
Më shumë se një vit më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit u sugjeroi institucioneve publike, përfshirë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë së Tiranës, që të diskutonin me kompaninë koncesionare “Integrated Energy BV” për të ulur tarifën që paguhet nga taksat e qytetarëve, për sa kohë në landfillin e Sharrës nuk kryhet incenerimi i mbetjeve urbane.
Ky sugjerim i KLSH-së u kalua në heshtje dhe nuk rezulton asnjë e dhënë publike që të dëshmojë se institucionet shtetërore kanë bërë përpjekje për të zbutur pasojat negative financiare. Deri para 1 gushtit 2023, negociatat e mundshme për çmimin, në çdo rast do të kërkonin mirëkuptimin e kompanisë private. Ndërsa, duke filluar nga ky muaj, shoqëria koncesionare është nën administrimin shtetëror, pas sekuestrimit të urdhëruar nga Prokuroria Speciale, SPAK.
Pra, tashmë është shumë më e thjeshtë që të diskutohet dhe negociohet mes administratorit shtetëror nga njëra anë dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Bashkisë së Tiranës nga ana tjetër, për të negociuar çmimin dhe për të paguar saktësisht shërbimin që ofrohet nga kompania që menaxhon landfillin e Sharrës.
Kontrata koncesionare parashikon që bashkitë e qarkut të Tiranës do të paguajnë 29 euro për ton mbeturina, e cila përfshin depozitimin, ndarjen dhe incenerimin e tyre.
Kompania “Integrated Energy BV”, në pronësi "de facto" të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, prej më së paku 7 vitesh, nuk e kryen procesin e incenerimit, pasi nuk ekziston impianti i djegies së mbetjeve. Megjithatë, negocimi i çmimit, më saktësisht ulja e tarifës abuzive, duket se nuk është në planet e autoriteteve shtetërore.
Administratori shtetëror i Sharrës, Arjan Baçi, deklaroi në daljen e tij të parë publike se ai do të vijojë të respektojë pikë për pikë kontratën koncesionare, ku natyrisht përfshihet edhe tarifa 29 euro për ton.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj, megjithëse pranoi pak ditë më parë se ka tre muaj që nuk ka kryer pagesat për depozitimin e mbetjeve në Sharrë, la të kuptohet se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëvizje për të sugjeruar apo propozuar uljen e tarifës abuzive, e cila, të paktën deri më tani që nuk ekziston inceneratori, rëndon padrejtësisht mbi taksat e qytetarëve të Tiranës./ Syri.tv
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur lidhur m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë ...
“Zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djeg...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia e...
Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi...
Në fund, Giorgia Meloni vendosi ta kalonte mesin e gushtit...
Një turiste spanjolle, e cila kishte mbetur në shtegun mid...
Sonte fillon nata e parë magjike e Festës së Birrës në Kor...
Partia Demokratike e Sali Berishës ka kërkuar nga Ministri...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka z...
Ambasada e SHBA-së nxit të gjithë magjistratët që të aplik...
Pritjes i erdhi fundi! Sonte nis nata e parë magjike e Fes...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë me dije se rreth një ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas plagos...
Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi zgjedhje...
Sot nis Festa e Birrës në Korçë, ku për 5 netë të gjithë q...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar këtë të...
Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal u d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...