
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas plagosjes së efektivit të policisë në himarë, Redin Çaushaj.
Balla njofton se gjendja e tij vazhdon të jetë kritike, edhe pse ka pasur shenja përmirësimi.
Ndër të tjera ministri ka paralajmëruar se kushdo që guxon të ngrejë dorë ndaj një punonjësi të policisë duhet të dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit.
Balla theksoi se pret nga Prokuroria Vlorë një hetim të plotë në lidhje me ngjarjen dhe ndëshkimin për autorin.
“Prej mbrëmë, pak para mesnate, një nga djemtë e rinj dhe të përkushtuar të Policisë së Komisariatit Himarë, Redin Çaushaj, po lufton për jetën në Reanimacion e Spitalit Vlorë.
Mjekët dhe infermieret e këtij spitali kanë bërë më të mirën dhe gjendja shëndetësore e Redianit, edhe pse vazhdon e rëndë, po shfaq përmirësime dhe paraqitet e stabilizuar në parametrat jetikë për momentin.
Redin Caushaj mban detyrën e inspektorit në Policinë e Shtetit dhe dje edhe pse jashtë orarit të shërbimit është përpjekur të bëjë detyrën duke ndërhyrë për shuarjen e një konflikti mes dy shtetasve, siç jam informuar menjëherë mbrëmë nga Drejtori i Përgjithshëm.
Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, njëri nga shtetasit e ka goditur me armë të ftohtë duke e plagosur rëndë. Autori i këtij krimi është arrestuar sot në të gdhirë nga forcat tona të Policisë së Shtetit dhe pres nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndërshkim të ashpër për fajtorin.
Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. Do të flas në një moment të dytë sot për këtë çështje. Redini do të vazhdojë të qëndrojë në Reanimacioin e Spitalit Vlorë, pas konsultimit që patëm me mjekët dhe drejtuesit e Spitalit”, shkruan Balla./ CNA
Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi zgjedhje...
Sot nis Festa e Birrës në Korçë, ku për 5 netë të gjithë q...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar këtë të...
Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal u d...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh bëmat e Drejtorit të...
Dy amerikanë të dehur janë gjetur duke fjetur në Kullë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se ka nevojë për...
Këtë të martë janë zhvilluar protesta në Prishtinë dhe Shk...
Dy të mitur janë lënduar ditën e sotme në Himarë pasi ...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është ...
Kontrolli i Lartë i shtetit ka publikuar raportin përfundi...
Gazetari Blendi Fevziu ka vijuar me denoncimet me skan...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po pushon në Vlorë...
Skandali i incineratorëve e ka lënë Shqipërinë me një qeve...
Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbled...
Mediat e huaja i kanë kushtur vëmendje kontrabandës së emi...
Policia Tiranë bëri me dije se 5 shtetas janë vënë në pran...
Mesditën e kësaj të marte janë dëgjuar të shtëna me ar...
Një 32-vjeçare është proceduar penalisht pasi akuzohet se ...
Gazetarja Anila Hoxha, përmes një shkrimi të gjatë ka zbul...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...