Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gazetarja Anila Hoxha, përmes një shkrimi të gjatë ka zbuluar detaje të tjera dhe fije të forta që e lidhin biznesmenin Pëllumb Gjoka me zyrtarë të lartë.
Këto lidhje të forta i siguronin Gjokës që të bëhej gjithnjë e më i paprekshëm nga drejtësia, pasi edhe SPAK nga hetimet konstatoi se prokurorë dhe shefa policie i bindeshin.
Hoxha zbulon se në të kaluarën gjyqtarë e prokurorë i kishin thënë po për një betejë tokash në zonën e Velipojës duke ndikuar që fuqia e tij të rritej, e ai të kthehej i pandalshëm. Edhe kur bëhej fjalë për persona me të cilët kishte lidhje familjare, por që pronësia e tokës kishte dalë përmbi ta.
Sipas gazetares një tokë me sipërfaqe 39 hektarë që Lulë Zefi dhe i biri , Donaldi, kushërinj të biznesmenit akuzuan se iu ishte rrëmbyer nga një grup kriminal, ishte kallëzuar më herët në prokurorinë e Shkodrës për dyshimet e falsifikimit të dokumentave.
Hoxha nënvizon se emrat që kishte përballë Lulë Zefi , një grua e panjohur nga Kurbini që në 2017 ishte sulmuar me armë dhe i kishte shpëtuar një atentati ( ngjarje për të cilën autori u dënua për kanosje dhe armëmbajtje) , ishin të paprekshëm dhe këtë e provojnë fashikujt nën hetim dhe dyshimet se biznesmeni ka lidhje të tjera më të konsoliduara jo vetëm në drejtësi. Ai shfaqet me lidhje me emra të fortësh , miti i të cilëve shkakton ende frikë.
Statusi i Anila Hoxhës
Ai ishte një biznesmen i fuqishëm, vetëm 49 vjeç që mjafton të dëshironte dhe do ta kishte çfarë synonte. Lidhjet e tij ishin të forta dhe këtë e provoi më pas hetimi i SPAK që konstatoi se shefa policie dhe prokurorë i bindeshin. Por në të kaluarën gjyqtarë e prokurorë i kishin thënë ‘po” për një betejë tokash në zonën e Velipojës duke ndikuar që fuqia e tij të rritej, e ai të kthehej i pandalshëm. Edhe kur bëhej fjalë për persona me të cilët kishte lidhje familjare, por që pronësia e tokës kishte dalë përmbi ta.
Gjyqtarë prokurorë , shefa policie dhe jo vetëm, listës së ndihmësve i shtohen të tjerë persona me pushtet ende nën verifikim nga SPAK, sepse siç dyshohet në një dosje voluminoze Pëllumb Gjoka kishte njerëzit e duhur në momentin e duhur. Deri ditën kur përmes postës elektronike SPAK u njoftua nga një grua dhe i biri se biznesmeni ju kishte rrëmbyer hektarë të tërë me tokë të trashëguar.
Toka me sipërfaqe 39 hektarë që Lulë Zefi dhe i biri , Donaldi, kushërinj të biznesmenit akuzuan se iu ishte rrëmbyer nga një grup kriminal, ishte kallëzuar më herët në prokurorinë e Shkodrës për dyshimet e falsifikimit të dokumentave. Ata kishin insistuar për një kohë të gjatë se nuk pati asnjë akt dhurimi toke nga e moshuara Drande Hotaj, e cila rezultonte prej 1938 si pronare e tokës.
Por hetimet nuk rrodhën në drejtimin e duhur. Dy prokurorë në këtë qytet vlerësuan se çështja ishte parashkruar e duhej pushuar. Por familja Zefi që kishte provuar shtetin dhe gjyqësorin ndër vite me një seri gjyqtarësh që nuk ju dhanë të drejtë, e provuan sërisht edhe në gjykatën e lartë. Sipas një vendimi rezulton se Lulë Zefi përfundoi në gjykatën e lartë duke kundërshtuar aktin e dhurimit të tokave nga e ëma, e ndjera Drande Hotaj duke kërkuar pavlefshmëri absolute. Në këtë vendim ata akuzojnë për kërcënime dhe përmendin emrin e Pëllumb Gjokës.
“ Kontrata e dhurimit nr. 6583 rep., nr. 2481 kol., datë 29.08.2017, mes nënës Drande Hotaj dhe shtetasit Kolë Gjoka, është e pavlefshme pasi është lidhur në kushtet e mungesës së vullnetit nga nëna shtetësia Drande Hotaj e cila është 86 vjec, e moshuar, nuk di të shkuaj as të lexojë, se ne momentin e nënshkrimit të saj ka qënë e pandërgjegjshme për rëndësinë e veprimeve të saj edhe pse nuk i është hequr zotësia për të vepruar. Gjithashtu Drande Hotaj e ka kryer veprimin juridik për shkak të kanosjes së ushtruar nga shtetasi Pëllumb Gjoka, i biri i Kolë Gjoka. “ shkruhet në vendimin e gjykatës së lartë datë 21 shkurt 2022.
Por familja humbi sërisht dhe denoncimi i tyre në SPAK ishte nën verifikim, kur Europol përcolli informacione për 7 shtetas shqiptarë që përdornin SKY . Çelësi që hapi kutinë e pandorës ju dha SPAK nga francezët gjatë një hetimi për trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt porteve kryeosore evropiane. Pikërisht ky rrjet ndërvepronte sakaq për tjetërsimin e një sipërfaqeje tokës në bregdet duke falsifikuar dokumenta shtetërore- thotë prokuroria kundër krimit të organizuar në Tiranë.
Emrat që kishte përballë Lulë Zefi , një grua e panjohur nga Kurbini që në 2017 ishte sulmuar me armë dhe i kishte shpëtuar një atentati ( ngjarje për të cilën autori u dënua për kanosje dhe armëmbajtje) , ishin të paprekshëm dhe kete e provojne fashikujt nen hetim dhe dyshimet se biznesmeni ka lidhje te tjera me te konsoliduara jo vetem ne drejtesi. Ai shfaqet me lidhje me emrat te fortesh , miti i te cileve shkakton ende frike.
Sky në këtë rast ishte “ filli i Arianës” që nxorri nga labirinthi drejtësinë e cila ka në duar deri më tani skenarë krimesh të ndodhura nga vrasës me pagesë shqiparë dhe të huaj, krime makabre të kryera duke prerë në besë miqtë, hakmarrje të përgjakshme, një polici të dështuar që nuk gjurmonte të kërkuarit por u hapte rrugen atyre qe vrisnin, vrasës të egër, banda qe gjurmojne njera tjetren nen bekimin e perfaesuesve te shtetit per tu vrare, të korruptuar prokurorë e zyrtarë policie që funksiononin për njerëz të botës së krimit si Behar Bajri e Ervis Martini. Biseda qe nese shkon pertej tyre dhe verifikon e mbledh dosje, kupton se kane shkuar pertej, ndikojne ne emerime, ngritje ne karriere, promovime , dhe jo vetem ne polici por edhe ne sistemin e drejtesise. PO .
Prokurori, i cili kishte luftuar te kapte nje pozicion ne nje institucion te ri, u caktua nga KLP si kryeprokuror ne Kukes. Aty mëson njerëzit që sa për sy e faqe prokurori heton se duhet ta shtyjnë gjyqin e grupit te Bajrave te cilet vlen per tu theksuar, po nga kjo drejtesi e re u shpallen se nuk ishin grup e duhet per moskptence te hetoheshin ne Shkoder. E nga Shkodra ata dalin ne heshtje te pafajshem, te paprekur.
Ne SKY me kodin MHSE7L , ai prokurori i lë takim Behar Bajrit të takohen nga darka tek shtëpia. Të tjerë gjyqtarë e prokurorë dhe zyrtarë policie dyshohet se janë aty, SEPSE bisedat jane te qarta qe nje nder diku eshte bere, dikush ka ndikuar per mikun e mikut te mikut. Shërbëtorë të krimit dhe aspak të qytetarit të pambrojtur që kërcënohet, i rrëmbehet cdo gjë me vetëm një “ alo..”/ CNA
Dy turistë, të cilët mbetën të bllokuar në një zonë te...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklara...
Afera e inceneratorëve është quajtur afera e shekullit...
Moderatori Blendi Fevziu ka denoncuar hedhjen e plehrave p...
Festa e Birrës, e kthyer tashmë në një nga eventet më të m...
37 emigrantë të paligjshëm, të cilët po udhëtonin me 3 gom...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se AMP, (Agjencia ...
Bashkia Korçë ka hedhur për herë të parë në tavolinë disku...
Në vitin 2016 qeveria bëri ndryshime themelore në ligjin o...
Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në ...
The New York Times i ka kushtuar një artikull ish agje...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar s...
2 ditë na ndajnë nga festa më e madhe verore në vendin ton...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur lidhur me ...
Teksa po mbahet protesta për kryetarin e zgjedhur të B...
Ish kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të Korçës....
Ka nisur protesta në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur ...
Banorë të Divjakës po protestojnë prej ditësh për mbeturin...
Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, homologia e tij italia...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...