Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Festa e Birrës, e kthyer tashmë në një nga eventet më të mëdha që organizohen gjatë verës në Shqipëri, pret me dhjetëra mijëra turistë dhe banorë të Korçës që të mblidhen dhe kalojnë së bashku momente magjike në 5 netët e aktivitetit.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Policia e Shtetit, ka një fluks të madh hyrjesh nga pika e kalimit të Kapshticës dhe Qafë-Thanës.
Nga data 10-14 gusht kanë hyrë rreth 63 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Gjithashtu raportohet se kanë dalë nga këto pika kalimi të kufirit rreth 40 mijë persona.
Dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë pritet të vërshojnë në Korçë nga nesër gjatë fundjavës për 5 netët magjike të Festës të Birrës në Korçë.
Për të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë duhet të dini se:
1. Në festën e Birrës mund të rezervoni tavolinën tuaj për çdo natë.
2. 222 tavolina në zonën me rezervime përballë skenës do të ofrohen me rezervim për këdo që dëshiron komoditet dhe shërbim në tavolinë.
3. Ata të clët nuk duan të rezervojnë në një tavolinë kanë në dispozicion të gjithë hapësirën tjetër të festës falas.
4. Pagesa e bërë për rezervimin e tavolinës konsumohet e gjitha me produkte për këtë zonë.
5. Hyrja për koncertet e datave 16 dhe 17 është falas
6. Hyrja për koncertet e datave 18, 19, 20 është me biletë.
7. Hyrja për fëmijë deri në 14 vjeç është falas.
Në 5 netë magjike do të performojnë emrat më me zë të muzikës.
Në datë, 16 gusht në skenë do të jenë:
-Lorenc Hasrama, Irkenc Hyka, Yll Limani, Stivi Boka
Në datë, 17 gusht do të performojnë në skenë:
-Last Call Band, Grupi NA, Eugent Bushpepa
Në datë, 18 gusht do të performojnë:
Seven Of, No Mercy, La Bouche, AD Disha,
Në datë, 19 gusht do të performojnë:
-Les Aur Revoir, Elvana Gjata, Despina Vandi
Në datë, 20 gusht do të performojnë:
-Endri dhe Stefi Band, Keti Garbi dhe Dimitrios Choinas
Më herët kryebashkiaku i Korçës ka bërë me dije se skenën si çdo vit edhe kësaj here me artistë të njohur, do ta pasurojnë edhe dyshja LA BOUCHE, e cila do të performojë më datën 18 gusht.
La Bouche është një dyshe gjermano-amerikane e njohur më së shumti për hitet "Be My Lover", "Sweet Dreams", "You Won't Forget Me" dhe "S.O.S". Kjo dyshe u bashkua në vitin 1994 nga producenti diskografik Frank Farian në Frankfurt am Main.
Po ashtu, skenës më vitale për 5 ditë me radhë, me artistë të shumënjohur, do t’i bashkohet edhe diva e muzikës shqiptare, Elvana Gjata, duke bërë që kjo festë personifikuese për Korçën dhe Shqipërinë të jetë një ekperiencë unike.
Ndër të tjera, kreu i Bashkisë Korçë, ka bërë me dije se Festën e Birrës do ta bëjë edhe më të larmishme ylli i muzikës greke, Despina Vandi, që do të performojë më 19 gusht.
Kjo artiste e madhe, vlerësimi për të cilën është konkretizuar me dhënien e tre "Arion Music Awards", dhjetë "MAD Video Music Awards", shtatë "Pop Corn Music Awards" dhe një "World Music Award", do të elektrizojë skenën gjatë Festës së Birrës.
Kujtojmë se në vitin 2022 në këtë festë kanë qenë 40 000 pjesëmarrës, ndërkohë që edhe këtë vit pritet një "boom" i madh njerëzish dhe turistësh të huaj që pritet të "zbarkojnë" në Korçë./CNA
37 emigrantë të paligjshëm, të cilët po udhëtonin me 3 gom...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se AMP, (Agjencia ...
Bashkia Korçë ka hedhur për herë të parë në tavolinë disku...
Në vitin 2016 qeveria bëri ndryshime themelore në ligjin o...
Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në ...
The New York Times i ka kushtuar një artikull ish agje...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar s...
2 ditë na ndajnë nga festa më e madhe verore në vendin ton...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur lidhur me ...
Teksa po mbahet protesta për kryetarin e zgjedhur të B...
Ish kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të Korçës....
Ka nisur protesta në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur ...
Banorë të Divjakës po protestojnë prej ditësh për mbeturin...
Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, homologia e tij italia...
Një 82 vjeçare e cila ishte deklaruar e humbur nga 11 Gush...
Një 17-vjeçar, në Lezhë ka rënë në prangat e policisë. Gj...
Nëntëdhjetë e gjashtë persona dihet se kanë vdekur nga zja...
Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e f...
Lulzim Basha, njeriu që përçau Partinë Demokratike, që fit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...