“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Partia Demokratike e Sali Berishës ka kërkuar nga Ministria e Financave të ndërpresë pagesat nga Thesari i Shtetit për inceneratorët fantazmë.
Përmes një deklarate për mediat, Dorian Teliti i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të thellojë hetimet dhe të gjurmojë milionat e eurove të paguara, me qëllim që të rikthehen në arkën e shtetit dhe në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Deklarata e plotë e Dorian Telitit:
Prej vitesh nga kjo foltore kemi denoncuar afera korruptive dhe klienteliste të qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor.
Abuzime me të drejtat e njeriut, me pronat e shqiptarëve, tenderë me një ofertë të vetme, rritjen pa kufi të barrës fiskale për bizneset dhe qytetaret, koncesionet me PPP e deri tek udhëtimet luksoze me charter.
Ndonëse vendi ynë prej dy dekadash ka një kuadër ligjor të plotë sa i takon menaxhimit financiar publik, dhe mbështetja e institucioneve ndërkombëtare, si FMN apo BB nuk ka munguar për të rritur kapacitetet e administratës për të menaxhuar sipas ligjit çdo qindarkë publike, disa gjakpirës të financave publike kanë ndërrmarë praktika antiligjore, duke shkelur me të katërta këmbët parimet e financimit të shpenzimeve publike.
Rasti më konkret është ai i inceneratorëve.
Janë plot 103 milionë euro të paguara për një shërbim që nuk është kryer, atë të incenerimit të mbetjeve.
Incenerimi, apo ndryshe djegia e plehrave, nuk është kryer, thjesht për faktin se një proces i tillë nuk kryhet nga koncesionari.
Ama paratë janë paguar sikur ky shërbim jo vetëm ekziston, por madje nuk është ndërprerë as edhe një ditë.
Ligji Organik i Buxhetit e ka të shprehur qartë se për të kryer një pagesë thesari duhet që kërkesa të jetë e shoqëruar nga dokumentacioni që vërteton kryerjen e shërbimit përkatës.
Nëse incenerim nuk ka, atëherë si është e mundur që të vërtetohet në dokumente një shërbim i tillë, përveç rastit kur dokumentet falsifikohen, apo zyrtarët e lartë të institucioneve firmosin në shkelje të ligjit për një punë të pakryer?
Si është e mundur që pagesat janë kryer nga Thesari i Shtetit, ndonëse të gjithë, i madh e i vogël, e dinë që incenerim nuk ka?
Si është e mundur që paska ende supervizorë kaq kurajozë që sfidojnë kaq hapur ligjin dhe organet e sistemit gjyqësor?
Si është e mundur që paska ende zyrtare të Bashkisë Tiranë dhe Ministrise së Infrastrukturë të cilët e kanë për detyrë monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare, të cilët vazhdojnë muaj pas muaji, prej vitesh tashmë, të firmosin fatura për miliona e miliona euro për diçka që nuk ekziston?
Këto nuk janë shqetësime që ne i ngremë sot, kemi vite që kërkojmë zbardhjen e së vërtetës.
Kemi vite që kërkojmë ndërprerjen e pagesave për inceneratorët.
Fatkeqësisht, edhe sot që flasim, jo vetëm që pagesat nuk janë ndërprerë, por kërkohet që të paguhen edhe detyrimet e prapambetura.
I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të ndërpriten menjëherë pagesat nga Thesari i Shtetit për inceneratorët fantazmë.
I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe gjurmimin e miliona eurove të paguara, me qëllim që të rikthehen në arkën e shtetit dhe në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Të jesh në kërkim dhe drejtësia mos të gjejë dot, ndërkohë që miliona euro e gjejnë lehtë rrugën për te ti, përbën një shaka të trashë me publikun./ CNA
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka z...
Ambasada e SHBA-së nxit të gjithë magjistratët që të aplik...
Pritjes i erdhi fundi! Sonte nis nata e parë magjike e Fes...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë me dije se rreth një ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas plagos...
Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi zgjedhje...
Sot nis Festa e Birrës në Korçë, ku për 5 netë të gjithë q...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar këtë të...
Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal u d...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh bëmat e Drejtorit të...
Dy amerikanë të dehur janë gjetur duke fjetur në Kullë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se ka nevojë për...
Këtë të martë janë zhvilluar protesta në Prishtinë dhe Shk...
Dy të mitur janë lënduar ditën e sotme në Himarë pasi ...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është ...
Kontrolli i Lartë i shtetit ka publikuar raportin përfundi...
Gazetari Blendi Fevziu ka vijuar me denoncimet me skan...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po pushon në Vlorë...
Skandali i incineratorëve e ka lënë Shqipërinë me një qeve...
Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbled...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...