Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Inceneratorët janë cilësuar dhe vlerësuar si afera më e madhe korruptive, e quajtur ndryshe afera e shekullit.
E gjitha është një skemë korruptive me skenaristë dhe regjisorë të njëjtë që nis në Elbasan, shkon në Fier dhe përfundon në Tiranë.
Tre inceneratorë që në fakt nuk kryejnë asnjë funksion, ai i Elbasanit është në remont, i Fierit nuk ka përfunduar dhe i Tiranës nuk ekziston, i kanë kushtuar shqiptarëve, taksapaguesve qindra miliona euro.
Inceneratorët janë një aferë të cilën CNA e ka denoncuar prej vitesh, që nga viti 2015, në një kohë ku mediat e tjera tregonin se sa të mirë janë inceneratorët apo si funksionojnë.
Gazetari Elvi Fundo ka shënjestruar mediat që marrin para nga inceneratorët, duke e quajtur propagandën e tyre një lojë të fëlliqur mediatike për faktin se po tentojnë të mbulojnë këtë aferë duke e pozicionuar çështjen tek një sherr banal, apo duke sulmuar zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, për t’i vënë kapak çështjes së inceneratorëve, për të cilën SPAK ka kryer hetime, dhe ka nxjerrë sërish si “trurin” e saj Mirel Mërtirin dhe bashkëpunëtorët e tij, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan.
Gazetari Fundo në një postim në rrjetet sociale, thekson dy problematikat e vërteta të çështjes së inceneratorëve.
1-Ku shkuan milionat e eurove të inceneratorëve?
2- Pse nuk bashkohen çështjet dhe të hetohet si grup i strukturuar kriminal, pasi në të gjithë skemën tre emrat , ai i Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalles, dalin tek afrea e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Në postimin e tij, gazetari i mëshon asaj që këto dy janë problematikat kryesore të kësaj çështje ndërsa lëvizjet që bëhen nga mediat e paguara nga mediat e inceneratorëve janë thjesht një propagandë dhe presion ndaj institucionit të drejtësisë.
Por më e rëdësishmja thekson Fundo, ajo që vërtetë iu intereson qytetarëve është të dinë se ku kanë shkuar paratë e inceneratorëve, pse nuk hetohen si grup i strukturuar Mërtiri , Zoto, Gugallja dhe të tjerë bashkëpunëtorë.
Duke e hetuar si grup të strukturuar kriminal do të dalin dhe përgjegjësit e vërtetë , se cilët janë personat që kanë krijuar skemën korruptive miliona euroshe që sot rëndon mbi kurrizin e qytetarëve të cilët ende duhet të vazhdojnë të paguajnë 29 euro/ton, taksë për mbetjet në Tiranë.
“Ka një lojë të fëlliqur mediatike kryesisht nga televizionet dhe portalet e paguara nga njerëzit e inceneratorëve, të cilët vëmendjen duan ta mbajnë te një sherr, Mireli apo Tigri, peshkaqeni apo kuçedra.
Në fakt thelbi i çështjes është një dhe vetëm një: “Ku shkuan milionat e eurove? Pse nuk bashkohen çështjet për t’u hetuar si një grup i strukturuar kriminal me mashtrime të mëdha ndaj shtetit shqiptar.
Këto të dyja janë problematikët kryesore të inceneratorëve. Të tjerat janë lëvizje propagandistike dhe presion ndaj SPAK-ut që do të bëhet vazhdimisht sa herë të ketë seanca gjyqësore, pretenca apo vendime të Gjykatës dhe këtë do ta shohim vazhdimisht.
Por ajo që u intereson qytetarëve është të marrin përgjigjen: Ku shkuan paratë, edhe pse nuk hetohen si grup i strukturuar kriminal. Këtu do të dalin dhe individët përgjegjës, pra cilët janë ata që e kanë bërë të gjithë këtë skemë mbi kurrizin e shqiptarëve.
Nga i pari tek i fundit pa përjashtim. Edhe krokodilët, edhe peshkaqenët, edhe tigrat edhe ujqërit, të gjithë bashkë deri te minjtë mediatikë”, shkrua Elvi Fundo në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se SPAK po vijon hetimet dhe ka vënë në pranga për këtë aferë zyrtarë të lartë, nga ish ministri i Mjedisit, ish sekretari i Ministrisë së Mjedisit dhe të tjerë bashkëpunëtorë.
Afera nuk është ndalur, pasi mbetet ende për të mësuar se ku kanë shkuar qindra milionat e eurove të inceneratorëve dhe hetimi i tyre si grup i strukturuar kriminal./ CNA
Gjyqtari Shkëlzen Selimi dhe bashkëshortja e tij e kanë ka...
Hapen aplikimet për kredi të lehtësuara për administratën ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për legaliz...
SPAK ka përfunduar hetimet për ish kryebashkiakun soci...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje rreth ...
Korridori VIII është vlerësuar si një projekt priorita...
Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi ka folur rreth problemat...
Pas sigurimit të financimit nga partnerët ndërkombëtarë dh...
Korridori VIII është vlerësuar si një projekt priorita...
Me një pjesëmarrje të rëndësishme dhe interes të lartë, pë...
Anëtari i Këshillit të bashkisë Tiranë, Ilir Alimehmeti ka...
Gjatë operacionit “Tempulli” të policisë u arrestua me...
Kreu i Bashkisë Tiranë është i vendosur në vijimin e pages...
Kreu i Bashkisë Tiranë ka bërë me dije se nuk do të lejohe...
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të nisur me debate t...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka takuar Ministrin e ...
Rrëfimet e banorëve të pallatit të djegur një ditë më parë...
Eduart Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ...
Ludjan Zaimi, polici që vrau kolegun Çaush Saliasi, te kom...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkroi sot mar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...