Në shtratin e Prokrustit: “Të jesh vetvetja…”, por të lejoj të jesh vetëm siç dua unë!
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...

Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biznes. Ai konsiderohet një zgjidhje për një problem komunitar. Në Elbasan inceneratori paraqet një kërcënim të rëndë shëndetësor dhe thellon një krizë mjedisore vrastare.
Inceneratori si rregull djeg mbeturinat që nuk mund të riciklohen. Interesi është që ai të djegë mbeturina, të cilat kanë një vlerë kalorifike. Plastika, letra, kartoni dhe mbeturinat e tjera të pasura në kalori nuk shkojnë për djegie në asnjë vend perëndimor; ato riciklohen.
Të ndezësh inceneratorin për bishta prasi dhe për sallatë të prishur nuk është ekonomikisht e arsyeshme. Kjo shpjegon pse këto impiante mbështeten pjesshëm nga shteti. Ata ofrojnë një zgjidhje për mbetjet që nuk mund të riciklohen në asnjë mënyrë tjetër.
Kostoja kryesore e inceneratorëve janë filtrat, jo aq dhomat e djegies. Në fund të fundit mënyra se si përpunohen tymrat e djegies dhe mbetjet fundore të saj janë kostoja reale e kësaj pune. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë. Eksperti gjerman që e njeh mirë inceneratorin thotë që me këtë shumë parash mund të ndërtohet vetëm një incenerator pa filtra dhe ndikimi në mjedis do të jetë i njëjtë sikur të djegim mbetjet në natyrë, vetëm se këtë herë të rrethuar nga 4 mure.
Në Shqipëri ky proces është mbajtur tërësisht në errësirë. Teknologjia u bë e kuptueshme kur ndërtimi u shpall vepër penale.
Shqipëria prodhon në vit 900.000 ton mbetje urbane. Rreth 850 mijë ton prej tyre arrijnë të mblidhen. 70% e kësaj sasie drejtohet për në pikat e grumbullimit, në landfille, në dampat dhe në tre inceneratorët. Prej tyre ama - vetëm inceneratori i Elbasanit ka punuar deri më sot.
Në vitin 2021 - sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis ai ka djegur në total rreth 35.000 ton mbeturina.
Kjo d.m.th. se inceneratorët kanë djegur vetëm 3.8% të mbetjeve vjetore që prodhohen në vend. Sipas INSTAT kjo sasi është edhe më e vogël.
Kjo analizë bën të qartë se inceneratorët nuk e adresojnë problemin e mbetjeve dhe as trajtimin e tyre. Pretendimi se ndalja e inceneratorit të Elbasanit shkakton një kataklizëm mjedisor, është gënjeshtër.
Inceneratori i Elbasanit u rindez në mes të fushatës për të djegur një akuzë penale për korrupsion, një hipotezë të arsyeshme për pastrim parash dhe një provë për përfshirje të zyrtarëve të lartë në krim ekonomik. Dosja penale e tij është më e rënda që peshon tani në tryezën e SPAK-ut.
Por inceneratori i Elbasanit është një fantazmë industriale, me pasoja katastrofike për shëndetin dhe me efekte minimale për çfarë ata u krijuan.
Të tolerosh logjikën alogjike të një spektakli elektoral duke pranuar vdekjen e pashmangshme të qytetarëve të tu nga kanceri - është më së paku cinike. Vetëm në Vidhas e Balldren 38 veta kanë humbur jetën nga kanceri dhe kjo sëmundje bën mbi 25% të të gjitha sëmundjeve kronike në zonë.
Për të gjitha këto arsye, unë kërkoj fikjen e inceneratorit dhe rivlerësimin e zgjidhjes për përpunimin e mbetjeve në Elbasan. Të jemi të qartë: kur ndizet, ai është një armë e shfarosjes në masë.
Përpara se të jem gjithçka tjetër, unë jam qytetar i Elbasanit. Këtu kam shtëpinë, këtu rris fëmijët. Unë refuzoj t’i nënshtrohem kësaj masakre. Pikë!/ CNA.al
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexo...
Një ditë më parë, u publikua një poster ku shfaqej kan...
Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet. Ha...
Fillimisht u publikua një fotografi nga vendngjarja ku...
I. Shqipëria po ecën ende në mediokritet, në të gjith...
Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, ...
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...