Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin mediatik të kësaj fushate, me siguri qe ka venë re një anomali: tendencën për tu arratisur nga debati real në favor të temave abstrakte.
Kur dikush ngre çështjen se opozita reale është zhveshur nga të drejtat që i jep ligji ynë elektoral, del një “i pavarur” që dredhon duke u pergjigjur: “s’mund të flasin për ndershmëri vote Berisha dhe Meta”.
Kur dikush përsërit faktin se PD-së i’u vodh vula, financimi, koha televizive dhe komisionerët, shfaqet një “neutral” që argumenton se Rama i bën këto ngaqëë kundërshtarët e tij të diskredituar, nuk kanë fuqi populloreë për ta ndalur.
Kur dikush këmbëngul se Këlliçi, Boçi apo Cara u privuan edhe nga e drejta për të pasur numërues që do garantojnë votat e tyre, kërcen një “asnjëanës” për të thënë se bandës së “non grata-ve” ia ka hequr fillin SHBA-ja.
Në fakt, po të shtrydhësh mesazhin e të gjithë këtyre kripto-rilindasve ai është i njëjtë me atë të Edi Ramës: “Mos e frenoni grykësinë time PËR PARA se do bini sërish në duart e Salut dhe Ilirit”. Ndonëse këta që janë në pushtet vjedhin Shqipërinë për të blerë vota dhe pastaj me këto para blejnë vota për të vazhduar grabitjen, ne duhet ta anashkalojmë këtë fakt sepse nuk duhet të kthehemi prapa në të shkuarën.
Ky adaptim me thirrjen e Ramës ka bërë që ata që kanë turp ta mbështesin publikisht, por që duan të luajnë me çdo çmim lojën e tij, të shndërrohen në kasapë të debatit publik. Ata nuk preferojnë kurrë të flasin për një temë konkrete, por nxitojnë të bërtasin “fajin e ka Saliu”. Ata nuk çuditen se si të vetmes forcë reale, që i ka nxjerrë rilindjes 61 kundër kandidatë, nuk i jepet as e drejta të ruajë dhe të mbrojë votën e saj.
Në vend të fakteve të ditës, në vend të komentimit të aktualitetit që degjeneron përditë, ata e arratisin debatin nga krimi i fundit që ka ndodhur tek profili moral i Berishës dhe Metës. Natyrisht këta të fundit janë larg se qeni ëngjëj. Në historinë e gjatë të masakrimit të zgjedhjeve shqiptare ata kanë lënë njollat e tyre të turpit. Në degradimin e pandalshëm të këtij vendi, ata kanë peshën e tyre të madhe.
Por sot debati real nuk është se sa të njollosur janë lideri i demokratëve dhe ai i partisë së lirisë, po se përse këtyre: të këqinjve, të mbaruarve, të fundosurve, të braktisurve, Edi Rama e ka sërish të nevojshme tu bëjë hile dhe tu rrëmbejë atë që u japin zgjedhësit? Mos vallë shefi i qeverisë ka frikë se është edhe më i urryer sesa ata që i quan “zora qore”?
Duke shmangur këtë dilemë mbështetësit e kriptuar të rilindjes nuk i bëjnë dëm, ashtu sikurse pretendojnë, vetëm Berishës dhe Metës, por ata i shërbejnë shkallmimit të së drejtës së çdo votuesi shqiptar për të gjykuar i lirë dhe i padhunuar. Duke manipuluar me tezën se Saliu dhe Iliri janë e keqja më e madhe, ata shkallmojë parimin e shenjtë demokratik të të qenit të barabartë përballë rregullave dhe ligjeve të përbashkëta.
Në thelb, konkluzioni i të gjithë atyre që luajnë këtë lojë është tepër i thjeshtë: Ata përligjin faktin se opozitës i duhen rrëmbyer votat e atyre që e pëlqejnë, sepse krerët e saj janë të pa pëlqyeshëm për Edi Ramën.
Prandaj, sa herë ju ndodh që të shikoni në debatet e mbrëmjeve dikë që e çon bisedën nga pyetja se a i takon shumicës së demokratëve vula e PD-së, tek fakti se Saliu është non grata; nga shkeljet e kolegjit, KAS-it, KQZ-së, tek justifikimi se kështu e do aleati ynë i madh; nga fakti se a i takon Belindit, Luçianos apo Iglit të ruajnë votat që i kanë dhënë zgjedhësit, tek dredhimi se s’mund të kthehemi më mbrapa; pra sa herë dëgjoni të tilla pirueta duhet ta dini se keni të bëni me një kripto rilindas. Dhe në të vërtetë ata nuk e kanë as me Berishën, as me Metën, thjeshtë duan të vazhdojë të na sundojë dhe të na vjedhë idhulli i tyre.
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexo...
Një ditë më parë, u publikua një poster ku shfaqej kan...
Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet. Ha...
Fillimisht u publikua një fotografi nga vendngjarja ku...
I. Shqipëria po ecën ende në mediokritet, në të gjith...
Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, ...
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori...
Prej kohësh kam artikuluar frikën dhe pasigurinë që nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...