Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mirë, goxha të ditur dhe ateist.
"Nuk ka Zot, miku im,- më thotë ai. - Zotin e krijoi njeriu për shkak të frikës nga vdekja.
Krijuam një Krijues për të mos vrarë njëri-tjetrin.
Paniku dhe frika nga vdekja mund të na shtinin të vetasgjësoheshim që në gjenezë.
Ndaj edhe të diturit bënë kompromis me frikën e tyre dhe injorancën e të shumtëve duke vendosur që të Krijojnë një Krijues, për të pasur kuptim edhe vendosja e rregullave të lojës.
Shpëtuam.
Sepse Krijimi i Krijuesit ishte shkaku arbitrar për vendosjen e rregullave të lojës, e më tutje u mësuam me to, e mund të japim edhe jetën për to pa pasur nevojë për Krijuesin.
Prandaj edhe Iluministët Francezë na bënë thirrje t'i rikthehemi arsyes.
Njerëzimi e kishte kuptuar rëndësinë e rregullave të lojës, kështu që mund edhe ta nxirrte Krijuesin nga loja, duke mbajtur veç rregullat."
Shumë interesante kjo mënyrë të menduari e mikut tim.
Më zhyti në mendime.
Ai vazhdoi më pas duke më qesharakëzuar çdo festë fetare, të çdo feje.
"Festat janë rituale që i vlejnë turmës për lavazh truri. Ritualet në bashkësi janë si frymëmarrja për njeriun.
Pa rituale vdes bashkësia, vdes edhe feja.
Kemi krijuar Krijuesin, e fill pas tij krijuam edhe Legjendat rreth tij.
Dhe besojmë e festojmë mbi Legjenda të pabesueshme, për t'u siguruar se Zoti ekziston.
Sa më të pabesueshme Legjendat, aq edhe më e besuesheme bëhet ekzistenca e Zotit.
Loja e Paradokseve."
U mendova gjatë mbi çdo fjalë të mikut tim.
U mendova thellë.
E them se Vdekja dhe Zoti nuk kanë asnjë lidhje bashkë.
Kur ne të vdekshmit e kemi mundësinë të imagjinojmë të pavdekshmen dhe të pafundmen, atëherë logjikisht kjo nënkupton se ajo ekziston.
E sigurtë është se të kufizuarit e kanë plotësisht të pamundur të imagjinojnë të pakufizueshmen, nëse ajo nuk ekziston.
Do të pyesnim natyralisht, po si mundemi ne të imagjinojmë Përbindësha e Bukuri që nuk i kemi parë kurrë?
Si mundemi ne me imagjinatën tonë të bëjmë shpikje e zbulime të jashtëzakonshme?
Epo ndoshta ekzistojnë...
Ndoshta të gjitha fantazitë tona ekzistojnë.
Në dimensione të tjera.
Ne mundemi t'i shohim vetëm nëpërmjet ëndrrave, delireve, marrëzive, skizofrenisë, dhuntive, talenteve, gjenialitetit, etj.
Edhe Zotin ne mundemi ta gjejmë vetëm nëse e kërkojmë nëpërmjet Besimit.
E Besimi nuk është siguri.
Asnjëherë nuk mundet të jetë siguri.
Besimi është shteg, udhë, kërkim.
Sigurinë e gjejmë vetëm nëse mbërrijmë në Destinacion.
Destinacioni ynë që na takon me Zotin kalon detyrimisht nga vdekja.
E vdekja është si mbyllja e syve.
Ndodh e quhet mbyllje sysh.
Por simbolikisht është mbyllje sysh për një udhëtim ndërdimensional.
Do të ishte më i frikshëm udhëtimi ndërdimensional me sy hapur, sesa vdekja.
Mjafton të kujtojmë Përbindëshat e Bukuritë që kanë parë mendjet e njeriut nëpër fantazi, delire e çmenduri, për të kuptuar se si do të ishte një udhëtim ndërdimensional me sy hapur...
Vdekja është lehtësim, është dremitje për këtë shtegtim ndërdimensional që na pret të gjithëve pashmangshmërisht.
Spartanët jetonin me vdekjen.
Trimëria e tyre duhet të ketë buruar nga vetëdijësimi natyral për lehtësimin që na sjell vdekja.
Ndaj edhe them se vdekja nuk ka pikë lidhje me Zotin.
Ajo vetëm sa na lehtëson përshkimin e kalimit tonë drejt Tij.
Ndaj edhe unë mendoj se bëjmë mirë që kemi fuqinë e feve dhe besimeve fetare ndër ne që na ushqejnë nevojën për Zotin në rastin më të mirë, e kujtesën rituale për Të, në rastin më tê keq.
Bëjmë shumë mirë.
Po ç'vlerë kanë dyshimet e arroganca jonë për t'i dhënë vetes autoritetin për të përcaktuar 'ngjarjet e besimit' si të pavërteta???
Ushqejmë vetautorizim për të zhbërë 'ngjarjet e besimit'....
Harrojmë se ne vetë jemi plot pavërtetësi brenda nesh.
A nuk kemi ne një Identitet të fshehur brenda nesh, e një krejt tjetër jashtë nesh?
A nuk e Projektojmë ne Identitetin tonë jashtë nesh, plot kujdes e rafinim???
Pse të tjerët jashtë nesh duhet të besojnë që ne jemi të vërtetë???
Me identitetin jashtë nesh, ne kemi krijuar dikë tjetër që bashkëjeton me ne e që na bën të besueshëm për të tjerët...
Atëherë pse një ngjarje e besimit duhet dyshuar për vërtetësinë apo natyrën e saj hyjnore, thjesht dhe vetëm se ne nuk e kemi parë të ndodhë???
Po a nuk jemi ne ata që besojmë te 'ngjarjet moderne' të cilat i shohim të ndodhin çdo ditë???
Po, ne jemi.
Ne besojmë te Christiano Ronaldo dhe Lionel Messi, sepse i shohim.
Por harrojmë se ata, që të jenë aq magjepsës për sytë tanë, kanë ekipe të tëra që i krijojnë.
Pra ata nuk janë.
Janë të tjerë që i krijojnë.
Ne besojmë te Madona, Al Pacino, De Niro...
I shohim, u vlerësojmë talentet.
I adhurojmë, i besojmë.
Harrojmë se për ta është një industri e tërë që punon.
Besojmë te Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, etj, etj...
Dhe harrojmë se ajo çka ata janë në të vërtetë është krejt ndryshe nga ajo që ne njohim.
Pra ne besojmë tek e pavërteta që të tjerë kanë krijuar për ne.
Atëherë, pse kaq dyshues te ngjarjet e besimit???
Pse te ngjarjet e besimit, ne e ngremë dyshimin sa një mal për të zbuluar se kush na e ka krijuar këtë të pavërtetë, ndërkohë që çdo ditë besojmë lumenj me të pavërteta???
Mos ndoshta ngjarjet e besimit janë pasqyra e ndërgjegjes ku ne shohim veten???
Them se po.
Them se te ngjarjet e besimit ne rrezikojmë të grishtim ndërgjegjet tona, ndaj edhe i dyshojmë ose anashkalojmë.
Harmonia jonë e hipokrizisë, na çon në absurditete të pafundme përditësore, ndërsa përpiqemi të gjejmë pakuptueshmëri dhe mosvërtetësi te ngjarjet hyjnore.
Jemi të trishtë në paradokset ku jetojmë.
Kjo është arsyeja pse unë i dua këto besimet fetare.
I dua sepse ma grishtin ndërgjegjen.
Nuk kam asnjë frikë të përballem me ndërgjegjen time.
Kësisoj, ripërsëris:
Zoti është Krijuesi ynë.
Arian Galdini
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori...
Prej kohësh kam artikuluar frikën dhe pasigurinë që nd...
Këtë fushatë partia që qeveris vendin, prej 10 vitesh,...
Po sikur të provonim agjërimin digjital? Të shkëputem...
Guri çdo mëngjes rri te kafja me Petron, fqinjin e tij. Ka...
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën,...
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...
Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zg...
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensac...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...