10 arsye pse nuk duhen ftuar palaçot në televizion
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën,...

Guri çdo mëngjes rri te kafja me Petron, fqinjin e tij. Ka kohë, por që kur i vdiq gruaja këtu e pesë vjet para, Petron e ka si vëlla. Me të njom gojën kur bën muhabet, me të qan hallet. E një nga sikletet e mëdha ka mungesën e tre djemve.
I rriti me thonj, duke punuar si traktorist kohë e pa kohë e një ditë ata u martuan dhe fluturuan. Ikën në Itali. Pa u bënë me fëmijë e vite e vite që nuk po i sheh. As për vdekjen e asaj murgës, nënës së tyre nuk erdhën. S’dhanë shpjegim. Veç heshtje. Sikur u tretën, jo sikur janë gjallë.
Petro tund kokën pas çdo fjale të Gurit. Vetë ndihet i lumtur. Ka një gocë, e ka në Itali, por çdo natë i del në "Skype". Nxjerr dhe mbesën e lodrojnë e gëzohen. Verës i vjen, rri dy javë e kur ikën te ndonjë libër në bufe palos tre mijë euro. Thyeji e t’i kesh, i thotë. Mbase do më rritet rroga e do të ta shtoj dhe ty e nënës, i thotë e bekuara bijë.
Guri ndden vetminë sa bije muzgu. Mblidhet te dhoma e ndenjes, para TV e nuk sheh e dëgjon gjë. Ndien sikur lëviz në shtëpi e shoqja e ky e pyet, pse nuk vijnë të na shohin, moj Shpresa? Kur nuk merr përgjigje flet vetë. I thotë vetes se mbase ata janë me halle, mos ndoshta janë pa punë. O zot, qoftë larg, mos janë sëmurë. Dialogon edhe në krevat derisa ia nis gjeli i Nasipit e vrik çohet nga krevati. Është akoma natë, po mëngjesi trokiti.
Kështu mes trishtimit e dhimbjes mu në mes të gjoksit ikën vite. U plak, u rrënua. Fat që ka pranë Petron dhe i sjell per të ngrënë dhe gruaja e tij i lan herë pas here ndérresa, e pastron dhe shtëpinë.
Një mbasdite, nga ato kur dielli sikur zë vend mbi pemë e nuk ikën për matanë, trokiti porta e jashtme. U hoq zvarrë deri atje dhe sa e hapi pa grumbull njerëzish. Dëgjoi, baba, baba dhe e morën hopa deri në verandë. U përqendrua dhe njohu tre djemtë e tij. Në krah tri nuset e poshtë e lart kalamaj plot. Më shumë sesa te çerdhja e fshatit.
-Si je, si na la ashtu mamaja, a je i sëmurë, si ushqehesh?-qenë pyetjet rradhë.
Më pas i afrohet i madhi:
-Ku i kemi tokat, o ba?
-Çfarë tokash?
-Të tuat!- i tha i dyti.
-Sa hektarë ke me tapi?- e pyeti çuni i tretë.
-Hiç s’kam. Ja, veç ky oborri i shtëpisë.
Heshtje.
-T’i bëjmë një zë Petros,-tha çuni i madh.
Erdhi fqinji dhe iu sulën djemtë:
-A na shkruajte ti se babai do të shiste tokat?
-Po.
-Po babai thotë që s’ka fare toka.
Petro iu afrua Gurit.
-A më the te klubi se do shisje tokat e tua?
-Po.
Djemtë u gjallëruan.
-Hë, ku i ke? Te lumi, te kodra, poshtë rrugës?
-I kam këtu te mendja ime. Dhe Petros i thashë fjalë për fjalë, sikur të kisha ca hektarë toka t’i shisja dhe me paratë që do fitoja të vija në Itali. Të rrija me ju. T’u ndihmoja, t’u blija shtëpi, makina, të paguaja shkollat e nipërve dhe mbesave. Ah, sa doja.
Petro vuri gishtin te koka, po mendohej.
-Po kështu më the. Sikur të kisha, më the, tamam.
Djemtë rrëmbyen fëmijët, gratë dhe dolën rrufe te rruga. Ndezën makinat e dëgjohej, ecim shpejt të kthehemi me atë traget që na solli.
Guri ngeli me Petron. Një lot i rrëshqiti nga syri. Fqinji dukej më keq.
-Eja sonte nga unë. E pimë nga një gotë se aq do mosha jonë, na trullos e flamosura dhe bëjmë dy orë gjumë.
Guri nuk luajti nga divani. Veç pyeti:
-Po nesër?
Zhurmat e makinave u tretën. Jashtë qetësi dhe errësirë. Iu duk se gruaja po mblidhte filxhanët e kafes. I tha:
-Me fat o Shpresë që ike, nuk pe ç’fëmijë rrite…..
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën,...
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...
Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zg...
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensac...
Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë...
Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë ...
Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje m...
Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rë...
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...