“Ustallarët” e politikës së qytetit
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...

Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport publik falas ka zënë të papërgatitur rivalin e tij direkt, Veliajn, dhe bodigardët mediatikë të rilindjes.
E nisën në fillim ta anashkalojnë e ta bëjnë qesharak premtimin sikur ‘qe gjë, s’qe gjë’, por nuk ia dolën.
Vetë Veliaj në diskursin e tij e sulmon së paku dy-tri herë në ditë në daljet e tij. E detyrojnë sondazhet të ashpërsojë gjuhën, ky që tha se do bënte fushatë pozitiviste.
Nuk mjaftohet me kaq, tronditja është aq e madhe sa bodigardët mediatikë të rilindjes e kanë temë diskutimi në banaqet televizive në "prime-time".
Kjo tregon se premtimi i Këlliçit i ka bindur edhe ata vetë që është i realizueshëm transporti publik modern dhe falas.
Ndaj ndihen të zënë si miu në çark dhe përpëliten me lloj-lloj hipotezash për t’i ulur efektin.
Ata nuk e kanë hallin te media, të ishte për kaq e kishin mbytur dhe e kishin zhvleftësuar sepse mediat i kanë nën kontroll shumicën. Jo. Halli janë sondazhet reale. Halli është se ky thotë kemi modernizuar autobusët dhe çdo ditë një autobus, ose shkakton aksident, ose merr flakë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra udhëtarëve.
Kjo i nxjerr zbuluar dhe i fut në panik të thellë çdo ditë e më shumë.
Po të mos ishte i realizueshëm transporti falas këta s’do çanin kokë fare se ç’thotë Këlliçi.
Se janë po të njëjtët që nuk pyesin Veliajn e nuk rrëmojnë t’i paraqesin publikut fakte se ku i ka çuar paratë e taksës së përkohshme (antikushtetuese) të arsimit.
Nuk rrëmojnë të pyesin se ku shkojnë paratë e çmimit të rritur të ujit në Tiranë.
Nuk rrëmojnë e nuk pyesin se ku shkojnë paratë e destinuara për inceneratorin…Por rrëmojnë të pyesin Këlliçin se ku do i gjejë paratë për autobusin.
E dinë që janë paratë, ndaj edhe pyesin vazhdimisht ‘ku do t'i gjesh paratë’.
Po ajo që dinë më mirë këta është fakti se së paku 160-200 mijë qytetarë të Tiranës e kanë përkrahur Këlliçin për këtë premtim. Këtë e masin në sondazhet e tyre pa hile që bëjnë në terren.
Këta e dinë se mëngjesin e 14 majit, 200 mijë qytetarë do të shkojnë te kutia e votimit dhe do “grisin” biletën 40-lekëshe të autobusit me duart e tyre, duke qarkuar emrin e Belindit në fletën e votimit.
Mos u çudisni sikur në ditët në vijim Veliaj të dalë të premtojë ajër të pastër (O2) falas në Tiranë./CNA.al
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensac...
Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë...
Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë ...
Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje m...
Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rë...
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ...
Një zotim i kandidatit të PD-së, Belind Këlliçit, për ...
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...