Po ti sa e ke rrogën?
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...

Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zgjedhjet e 14 majit, ku simbolikisht e nisën me mbjelljen e pemëve në atë që njihet si lulishtja pas monumentit të Skënderbeut, për të vijuar me festimet në parkun e Farkës.
Edi Rama bëri batuta, ironizoi, u tall me të emëruarit e tij, që përtej peshës që pretendojnë se kanë, janë thjesht jeniçerë në sulltanatin që ka ngritur.
“Nuk kam ardhur të dëgjoj fjalimet e tua, mbill ndonjë pemë”, iu drejtua Erion Veliajt, teksa kryebashkiaku që kërkon mandatin e 3-të, e falënderoi për batutën, e cila në fakt ishte më e lehtë se talljet e tjera me apo pa kamera, kur e urdhëronte të lyente ndonjë shkallë në orën 5 të mëngjesit.
Edi Ramën jemi mësuar ta shikojmë në një fushatë me dajre! Po kështu e kemi parë të mbledhë vota duke kërkuar timonin, ndërsa së fundmi e pamë edhe me një tallava!
Nuk është çudi që sërisht ai të ketë sukses, madje të thellojë bilancin e fitoreve pikërisht me këngën tallava që ka zgjedhur ta shoqërojë në fushatën e 14 majit, pasi në fund të fundit tallavaja simbolizon mënyrën se si Edi Rama ka qeverisur, por edhe si janë administruar Bashkitë prej të emëruarve të tij.
Gjithçka ishte konceptuar me detaje, ku Edi Rama shfaqej si 1-shi dhe të tjerët si zero që thjesht i rrisin vlerën numrit. Në fakt ky është koncepti që është aplikuar në tërë vitet e qeverisjes, njerëzit janë parë thjesht e vetëm si numra.
Rama u tregoi publikisht të tijëve që s´kanë asnjë vlerë përtej zeros, se ata janë aty ku janë për shkak se ai ka dashur të jenë. Dhe në rresht për një, nga më seriozi te më karagjozi, kandidatët për kryebashkiakë, do vazhdojnë t'i mbajnë ison dhe të pranojnë të hedhin valle me tallavanë që siç thotë Kryeministri ia ka sugjeruar dikush si himnin e fushatës.
Rama ka zgjedhur këtë element, ndoshta edhe për të treguar se fiton edhe kur i ofron miletit tallava, por edhe për të shfaqur publikisht se 14 majin e ka marrë me sportivitet.
Ndoshta do të ishte më mirë që të emëruarit e tij si kandidatë të dilnin me bilance punësh të kryera apo premtimesh të shkelura, qoftë edhe duke i mbuluar me propagandë. Por duket se vetë Rama është i lodhur për të vijuar të dëgjojë të njëjtat slogane e premtime, të cilat i ka të qartë se pas 1 muaji thjesht do mbeten si video në rrjetet sociale.
Ndaj pasditen e së martës u shfaq një Kryeministër larg atyre fjalimeve zyrtare, larg cinizmit, arrogancës, fyerjeve e akuzave. Pas tij u shfaq edhe Erioni të fliste për mbjellje pemësh, mbjellje dashurie dhe ecje përpara, me ritmin e tallavasë.
Nuk ishte Erioni që i drejtohej qytetarëve si pisanjosë, rrugaçë, trafikantë apo kriminelë. Nuk ishte Erioni që fliste me përçmim, që ushqente dhunë ndaj të pambrojturve, që iu rrëmben pronat e ju shemb banesat, në emër të zhvillimit të qytetit.
Erioni u shfaq si balerin tallavaje, që kishte shpërndarë ftesa për qofte e mish, madje edhe për birra. Kështu i tha edhe Edi Rama se kishte vajtur në Farkë, jo për t'i dëgjuar fjalimin. Dhe Edi Rama e njeh mirë.
Garën e vetme reale Erioni e ka pasur me G99, partinë që krijoi, para se të hynte nga dritaret në selinë e PS-së, dhe rezultoi humbës. Në 2015-ën mori drejtimin e Bashkisë, duke pasur në krah edhe LSI-në, ndërsa përballë kishte një opozitë që hynte në garë me 4 kandidatë. Në 2019 mbajti drejtimin e Bashkisë, ndërsa opozita bojkotoi zgjedhjet, dhe në 2023-in synon mandatin e 3-të, ndërsa përballë nuk ka thjesht një opozitë të ndarë, por ata që thuhet se përfaqësojnë vulën e logon, po kujdesen me llogari elektorale që mos ta lodhin shumë.
Me pak fjalë, Edi Rama ka të drejtë kur i thotë publikisht se Erioni ka fat po të bësh bilancin elektoral.
Por kjo nuk e mërzit Erionin! Ai e di që rrugëtimin politik e ka dhuratë, ndaj dhe dje, sot apo nesër thjesht do të luajë rolin e balerinit në tallavanë që do shoqërojë fushatën për Tiranën./ CNA.al
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensac...
Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë...
Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë ...
Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje m...
Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rë...
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ...
Një zotim i kandidatit të PD-së, Belind Këlliçit, për ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...