Kallaji i rrogave...
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...

10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën, gjithkush thuajse e di se çfarë ka për të thënë. Ata që i ftojnë nuk presin prej tyre analiza të thella, komente të balancuara, apo pikëpamje interesante. Jo, ata janë ftuar për të bërë “skandal”, për të bërë sherr me njëri-tjetrin dhe për të tërhequr vëmendjen që prodhon klikime, e klikimet para për pronarët.
9-Ata që juve ju duken burime informacioni, janë njerëzit më të painformuar në vend. A e keni vënë re ndonjëherë se si disa palaço duket se kanë një mendim për pothuajse çdo gjë, madje edhe kur ata nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin? E keni vënë re se përdorin 200-300 fjalë dhe duket sikur kanë shpikur rrotën? Provoni t'i pyesni për diçka që shkon përtej patetizmave.
8- Totalisht të pasjellshëm. Fyejnë të ftuarit, fyejnë drejtuesin/drejtuesen e programit, por mbi të gjitha fyejnë shikuesit dhe dëgjuesit. Këta qenie janë të aftë për të treguar mungesë totale respekti për njerëzit që kanë rreth vetes.
7-Unë, unë, unë... Janë të interesuar vetëm për të promovuar veten dhe me këtë gënjejnë njerëz duke u hequr si avokatë/ekspertë/inxhinjerë/mjekë. Janë aty për t’i rrymbyer kohën të ftuarve të tjerë dhe sigurisht edhe shikuesve.
6-Betejë për vëmendje. Nuk vrasin kurrë mendjen se çfarë thonë, sepse qëllimi është vetëm të shihen, të jenë të pranishëm në çdo ekran dhe gjëja e fundit që i intereson është: Tema për të cilën janë ftuar të flasin.
5-Sherrxhinj. Ata gjithnjë bëjnë deklarata nxitëse me qëllim ngjalljen e urrejtjes. Nuk ka asnjë rast që të flasin për dialog, paqe dhe mirëkuptim.
4-Të papërgjegjshëm. Kur ata bëjnë deklarata të tipit “kodra pas bregut” ose kur përhapin rrena apo konspiracione, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ato që thonë. Nuk ka asnjë rast që të kenë bërë prapaktheu për gabimet ose të kenë pranuar se “parashikimet” e tyre nuk kanë dalë pavarësisht kostos publike që kanë dhënë.
3-Janë të dëmshëm. Disa nga këta palaço nuk janë thjeshtë të bezdisshëm ose fyes, janë edhe të rrezikshëm pasi me sajesat dhe idiotësitë e tyre mund të shkaktojnë dëm tek të tjerët.
2-Të mërzitshëm. Po bëhen të mërzitshëm si po i ngjajnë “deleve që i qeth një bari”. Megjithëse nuk ngjajnë nga pamja, duket sikur lexojnë të njëjtin tekst. Riciklojnë veten pa thënë asgjë të re dhe interesante. Madje risjellin histori të së shkuarës duke e vendosur veten në ngjarje që do të donin të kishin qënë për të bërë kthesat e mëdha të politikës a medias.
Dhe arsyeja numër një pse producentët televizivë duhet të mendojnë dy herë përpara se të ftojnë palaçot në studio:
1-Janë qesharakë. Po, madje as për të qeshur nuk bëjnë aq shumë sepse kufiri mes komikes dhe tragjikes është neveria. A nuk është koha për të rinovuar studiot televizive?
Dhe e fundit, ju që i ftoni mos mendoni se talleni me ta. Rusët kanë një fjalë të urtë: nëse fton në vallëzim ariun, është ariu që vendos se kur do të mbarojë tangoja.
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...
Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zg...
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensac...
Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë...
Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë ...
Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje m...
Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rë...
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...