Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elektorale, do të durojmë propagandën e Edi Ramës për rrogat.
Që nga ushtari deri tek admirali, nga pastruesja, mamia e infermieri, te shefi i shërbimeve, nga mësuesi te drejtori i shkollës, do të shohim postera të “njerëzve në kërkim” me dy rroga.
Një rrogë që kanë dhe një rrogë që u premtohet vitin tjetër.
Këto postime të pështira propagande në "Instagram"-in dhe "Facebook"-un e kryeministrit merren dhe lexohen si “lajme” nga televizionet kombëtare.
Duhen mirëkuptuar ata që kanë dhënë fytyrën në shërbim të propagadës, por edhe atyre u duhet bërë e qartë hileja.
Edhe pse kanë dhënë leje me hir apo pahir, nuk po shënoj emrat dhe mbiemrat, sërish për hir të një njerëzillëku nuk po përmend emrat, por po merrem me shifrat.
Po e nisim nga pagat e larta.
Një mjekeje që i premtohet se do ta ketë pagën e re vitin tjetër 220.300 lekë, sigurisht që nuk do të marrë kaq lekë.
44.760 do të jenë taksa, pra hileja mes pages bruto dhe pagës neto.
Ose paga e mjekes specializante që ka dalë në një foto duke qeshur a thua se ka fituar llotarinë pa blerë biletë, paga e re 148.116, sigurisht që nuk do të kalojnë kaq para në llogari bankare, do të kalojnë vetëm 116.172, sepse 31.944 do të jenë taksa.
Çfarë mund të themi për nëndrejtoreshën e shkollës që paga vitin tjetër i premtohet se do të jetë 99.042, rrumbullak 20.068 lekë do të jenë taksa.
Nuk po llogarisim inflacionin deri vitin tjetër, nuk po llogaritim as rritjen e çmimeve, nuk po llogaritim asgjë, thjesht po vemë në dukje një hile për çmontim propagande.
Njeriu që vjet klithte që ç’janë këto protesta se po na turpëroni në sytë e Europës se është lufta në Ukrainë, se është koha për sakrifica, befas i ka ardhur goja për pagat, dhe kur, 30 ditë para zgjedhjeve.
Është film i parë: me 4000 doza fajzer të marrë kontrabandë nga Italia prodhoi 5000 lajme.
Nuk vaksinoi mjekët, por bënte 30 vaksina në ditë për “personalitetet” në stadium që të bëhej lajm se ky gjeti “vaksinat”.
10 vjet në qeveri nuk përmendi pagat.
4 muaj përpara kur miratoi buxhetin, nuk përmendi pagat.
Tani që sondazhet i tregojnë problemin më të madh të shqiptarëve: mjerimin, koston e jetesës, tani e mbush "Instagram"-in me qyqarë të administratës publike që pranojnë t’u merret erzi publikisht.
Duroni edhe 4 javë dhe do të shihni sërish Edi Ramën e vërtetë, atë që keni parë këto 10 vite, atë që firmos fët e fët e fët e fët, atë që korruptoi McGonigal, ideatorin e aferës së inceneratorëve, njeriu që ka bërë të mundur që një km rrugë në Shqipëri të jetë minimumi 5 herë më e shtrenjtë se në vendet e BE-së.
Njeriun që ka konsumuar 10 buxhete të shtetit dhe thotë se “fillimi është i vështirë”.
Votues, jini vigjilentë!!!
Rama sjelljen e ndryshon, por zakonin s'e harron. Njerëz. Po tallet me punën dhe djersën tuaj.
Ju takson në mënyrë progresive dhe ju mashtron po ashtu në mënyrë progresive.
Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zg...
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensac...
Në një vend ku skandalet bien më shpesh se shiu në vjeshtë...
Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë ...
Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje m...
Ja edhe pasojat ku po shfaqen të qarta kristal. Pas rë...
Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi ...
Kur ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, duhet të justifikonte...
Erjoni kërkon mandatin e 3-të në zgjedhjet e 14 majit....
Ditën e djeshme portali i Carlo Bollinos publikoi një ...
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...