Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës ku Belo i tregon gishtat e mesit korrupsionit në Tiranë ka ngjallur reagime të bodigardëve mediatikë dhe “lukunisë” së intelektualëve të majtë.
Përdoren krahasime krejt pa vend- një artikullshkrues kujtonte reagimet ndaj ish ambasadorit të osbe-së duke ngatërruar qëllimisht objektin.
Belo e ka me korrupsionin në Tiranë, ish-ambasadori e kishte me disa zonja protestuese.
Ja pra që çdo krahasim çalon, por ky nuk ka këmbë ku të rrijë.
Si është e mundur që nuk i shqetëson korrupsioni galopant që ka mbërthyer vendin?
Si është e mundur që nuk i shqetëson fakti se Shqipëria është në vendin e fundit në Europë në luftën kundër korrupsionit sipas Transparency International.
Ja çfarë ka thënë para 10 vitesh kryebashkiaku i Shqipërisë Edi Rama.
"Në vitin 2013, Shqipëria shënoi sërish për të tretin vit radhazi vendin e fundit, nga vendet e rajonit në renditjen e indeksit global të perceptimit të korrupsionit duke marrë kështu damkën si vendi më i korruptuar në Evropë. Ulje – ngritjet e perceptimit publik në 10 vitet e fundit, objektivisht, përkojnë me reformat e kryera ose të munguara të qeverisjes.Për këtë arsye, qeveria e konsideron perceptimin e publikut mbi korrupsionin jo vetëm si tregues për gjendjen reale të tij (të korrupsionit), por edhe si masë për suksesin apo dështimin e politikave dhe programeve të qeverisë në luftën kundër korrupsionit"
Ku jemi sot pas 10 vitesh?
Jemi shumë më keq. Shqipëria lëngon nga korrupsioni dhe skandalet e shumta.
Nuk u bëjnë përshtypje fakti se qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për një incinerator që as në letra nuk është në rregull.
Nuk u bëjnë përshtypje taksa e kundërligjshme për arsimin që nuk dihet se ku shkon.
Nuk u bëjnë përshtypje deformimi i ligjit për të pastrehët- që u mundëson ndërtuesve të mos japin banesa për të pastrehët që i jep ligji, por mjaftohen që të paguajnë lekë.
Nuk u bën përshtypje që ndërtimi i një shkolle të re në Tiranë kushton shumëfish krahasuar me ndërtimin e një shkolle në çdo vend të BE-së.
Nuk u bën përshtypje betonizimi i Tiranës, por shqetësohen nga gishtat e Belos.
Nuk u bën përshtypje korrupsioni dhe abuzimi, por shqetësohen si “qytetarë” nga gishtat në poster.
Nuk u bën përshtypje mungesa totale e transparencës për shpenzimet e bashkisë, por kërcejnë si t’i ketë pickuar dikush në vend të lig nga një poster.
Nuk u bën përshtypje dora e Erionit në xhepat e taksapaguesve të Tiranës, por u bën përshtypje dhe reagojnë sikur t’i ketë pickuar grenxa nga gishtat e Belos.
E pra, gishtat e Belos tregojnë korrupsionin- bodigardët e regjimit tregojnë gishtin e Belos.
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet. Ha...
Fillimisht u publikua një fotografi nga vendngjarja ku...
I. Shqipëria po ecën ende në mediokritet, në të gjith...
Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, ...
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori...
Prej kohësh kam artikuluar frikën dhe pasigurinë që nd...
Këtë fushatë partia që qeveris vendin, prej 10 vitesh,...
Po sikur të provonim agjërimin digjital? Të shkëputem...
Guri çdo mëngjes rri te kafja me Petron, fqinjin e tij. Ka...
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën,...
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...