"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale.
Luan shumë me moton “Ji vetvetja dhe jo ai që të tjerët duan të jesh, nuk ke pse të konformohesh me normat e tyre”.
Nuk e kam fjalën për shprehjen epike: “Bëj atë që do!” (kjo është një tjetër moto, që sipas mendimit tim, njerëzimi duket se po e paguan).
Zakonisht të gjitha votat janë të barabarta dhe kanë të njëjtën peshë.
Zakonisht të gjitha votat numërohen njësoj.
Kjo është Demokracia, thonë…
Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i vjetër, mashkull apo femër, i varfër apo i pasur, i shkolluar ose jo, i korruptuar apo ndershëm, pragmatist apo idealist.
Nuk ka rëndësi nëse vota blihet me një thes dje, apo gjysmë thesi miell sot.
Një votë është e gjitha që keni në zgjedhje, asgjë më shumë.
Me një votë ju zgjidhni politikanë të rinj, ose mbani përjetësisht në pushtet politikanë të vjetër dhe ruani status-quonë që ata duan.
Me një votë, me një votë, që fatkeqësisht ka peshë të njëjtë.
Por, gjërat nuk janë aq të thjeshta.
Sepse, nëse dalim përtej nivelit të votimit individual, shohim se zgjedhjet nuk janë gjithmonë një proces i barabartë.
Një referencë shtesë e përshtatshme, e thjeshtë dhe e përjetshme për çka do të them më poshtë mund të gjendet në Mitologji.
Tezeu ishte djali i mbretit, Egjeut të Athinës dhe perëndeshës Etra. Tezeu takohet me Prokrustin jashtë Athinës, në Dafnin e sotëm. Prokrusti jetonte në një shtëpi me dy krevate, një të shkurtër dhe një të gjatë. Ai i detyronte kalimtarët e vegjël të shtriheshin në shtratin e tij. Të shkurtërve ua tërhiqte këmbët me forcë, që të barazoheshin me gjatësinë e krevatit. Të gjatëve u priste këmbët që u dilnin jashtë për t’i pasur të barabartë edhe ata me shtretin e tij.
Shtrati i Prokrustit të mitologjisë ka simbolizuar me kalimin e kohës përshtatjen e dhunshme të një individi, një grupi individësh apo një populli në korniza të paracaktuara.
Njeriu modern e gjen përditë veten në shtratin prokrustian të marrëdhënieve njerëzore me të njohurit dhe miqtë e tij duke kërkuar prej tij diçka që ai mund të mos jetë në gjendje të jetë kur të duan, dhe përkundrazi, duke dashur që të tjerët të sillen dhe të veprojnë vazhdimisht si ai. Por kjo të kujton një njeri që nuk është njeri i ndërgjegjshëm, që mendon e me vullnet të lirë.
Duke iu rikthyer përsëri çështjes së zgjedhjeve dhe atyre që votojnë do të përqëndrohesha në atë që, nëse grupmosha të caktuara shkojnë për të votuar apo jo.
Sepse sa më e madhe pjesëmarrja e një grupmoshe, aq më shumë ndikon në mënyrën se si do të ecin gjërat.
Kjo është e vërtetë veçanërisht për të rinjtë.
Sepse e ardhmja e tyre vendoset në zgjedhje.
Kështu që ata vetë duhet të vendosin për këtë.
Dhe për të vendosur ata do të duhet të votojnë.
Përndryshe, të tjerët do të vendosin për ta.
Dhe me shumë mundësi këto vendime nuk janë për të mirën e tyre, sepse nuk kanë qenë asnjëherë në të mirë të elektoratit, popullit, por në të mirën vetëm të “politikanëve” e atyre përllogaritësve të ftohtë, pa parime, ideale e miq.
Dhe me të tillë jemi mbushur tashmë. Me të rinjtë e vjetër të politikës sonë, që i thurrin elozhe rinisë dhe punojnë kundër saj, me të rinjtë me mentalitet të kalbur të politikës sonë, që punojnë kundër rinisë.
Nuk dua të them se ka ndonjë “luftë brezash” brenda elektoratit.
Por, sido që ta shikosh, ata votojnë për moshat që nuk merren me problemet e të rinjve, dhe ndryshe janë vetë të rinjtë që jetojnë pasigurinë, ankthin për të ardhmen, shembjen e sistemit arsimor dhe mendojnë se e ardhmja e tyre po u vidhet.
Të kesh vetëm të moshuarit që shkojnë me vetmohim në votime e votojnë në zgjedhje, ata që preferojnë t'i mbajnë gjërat ashtu siç janë, dhe jo më të rinjtë ku nevoja për ndryshim është shumë më e madhe, është vetëm një garanci se gjërat do të ngecin ose thjesht do të përkeqësohen.
Përkundrazi, sa më shumë të rinj të votojnë dhe sa më shumë të votojnë duke u përpjekur të ndikojnë në gjërat, aq më shumë ka të ngjarë që kutia e votimit të pasqyrojë ankthin dhe nevojën e shoqërisë për një të nesërme më të mirë.
Pra, nëse jeni i ri, votoni.
Mos i përbuzni zgjedhjet.
Dhe votoni me mendjen dhe mendimin tuaj, pra votoni atë që ju ka bindur se ka diçka për të thënë për të ardhmen tuaj.
Mos thuaj “nuk ka kuptim”, sepse edhe ju do të keni humbur rastin të krijoni e të ndikoni në diçka të re.
Mos votoni “për qejf”, sepse në zgjedhje ka kuptim të votoni për të bërë diçka, jo për gallatë, apo se kështu kërkojnë disa më “të pjekur”.
Mos zgjidhni një parti apo kandidat në bazë të “estetikës” së tyre, apo edhe pamjes, por nëse kanë diçka për të thënë.
Shikoni programet e partive, jo batutat e liderëve të tyre.
Por të rinjtë...
Të rinjtë e sotëm shqiptarë, që ftohen të votojnë, janë brez i krizave të njëpasnjëshme sociale, politike, ekonomike e morale. Janë fëmijë të atyre prindërve që panë familjet e tyre në këta 10 vitet e fundit të shtrëngojnë fort rripin.
Janë të rinjtë, që panë të ardhmen e tyre të zymtësohet nga dita në ditë. Panë arsimin të shkatërrohet; perspektivën të errësohet. Janë të rinjtë të cilët nuk gjejnë punë, vështirësohen të krijojnë familje me rrogat e ulëta e çmimet në stratosferë.
Janë të rinjtë, që, (disa prej tyre) dolën nëpër rrugë të revoltuar për të kërkuar e fituar një të ardhme më të mirë dhe u tradhtuan nga ata që u premtuan gjithçka. Janë fëmijët e atyre që mbushën në Dhjetor ’90 Qytetin Studenti në një “festë të demokracisë” dhe u zhgënjyen më pas.
Janë të rinjtë që studiojnë në universitete, ku provimet i blejnë dhe diploma nuk u ka më asnjë vlerë. Janë të rinjtë që kanë njohuri të shkëlqyera, që kërkojnë të gjejnë punë e ose ngelen pa punë, ose kur gjejnë duhet të paguajnë, të lëpijnë të ndenjurat e “pleqve të rinj”, ose të paguhen në mënyrë mjerane.
Janë të rinj, që panë se si nëpërmjet krimit pasurohesh shpejt. Të rinj, që panë se vlerat morale s’kanë më vlerë; se modelet e tyre nuk duhet të jenë njerëzit e ndershëm e të punës, por modelet e Big Brother-it, Përputhen, etj, etj. Janë të rinjtë, që panë se sa shpejt bën para kur je pranë të fortëve, në krim, në rrugë e politikë. Janë të rinjtë që e panë se pasaporta për të ecur përpara është sufllaqja e partive. Janë të rinjtë pa shoqëri, të mbyllur, pa marrëdhënie sociale, të cilët ftohen të votojnë...
Çfarë? Cilët?
Por, votoni!
Dhe mos harroni: ju keni më shumë fuqi se sa ju thonë. (Gjithmonë, nëse vota juaj ka vlerë, numërohet e lexohet siç duhet!)
Por a ka vlerë vota juaj?/ CNA.al
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexo...
Një ditë më parë, u publikua një poster ku shfaqej kan...
Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet. Ha...
Fillimisht u publikua një fotografi nga vendngjarja ku...
I. Shqipëria po ecën ende në mediokritet, në të gjith...
Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, ...
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...