Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Sot SPAK-u kërkoi në gjykatë dënimet e zyrtarëve të përfshirë në aferën korruptive të ndërtimit të inceneratorit të Fierit, ku sipas të dhënave zyrtare janë përfshirë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i tij i përgjithshëm, Alqi Bllako, Klodian Zoto, si aksioner i kompanisë ndërtuese të këtij inceneratori dhe shumë persona të tjerë.
Në fakt, nga përllogaritjet që ka bërë SPAK-u del se dëmi i shkaktuar është 60 milionë lekë të rinj, pra rreth 600 milionë lekë të vjetër, apo rreth 600 mijë euro.
Kaq është dëmi i llogaritur nga ekspertët e SPAK-ut. Se ku e kanë gjetur këtë vlerë ekspertët apo kush i ka manipuluar këto shifra, ende nuk dimë ta themi, por e vërteta është se kjo vlerë mund të ishte shumë herë më e madhe ose mund të mos ekzistonte fare.

Pse 600 dhe jo 35 milionë euro?
Sepse inceneratori në Fier nuk funksionon, është jashtë pune sot që flasim. Edhe pse qeveria shqiptare ka dhënë një thes me para, inceneratori është jashtë pune.
Kujtojmë këtu se me një shkresë zyrtare, kompania koncesionare e ndërtimit, “ITS”, tha se e kishte përfunduar inceneratorin e Fierit, por nga kontrollet e bëra nga SPAK-u dhe ekspertët u gjet se investimi nuk ishte kryer, nuk ishte përfunduar.
Gjithashtu, u gjetën transaksione dhe u zbulua një aferë e gjerë korruptive që fillonte nga inceneratori i Elbasanit, shkonte në Fier, ku përfshihej “truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, ortaku i tij, Klodian Zoto, dhe bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja.
Sipas të dhënave zyrtare, një ish-ministër ndodhet në burg, por ende inceneratorët nuk janë duke funksionuar. Në Fier, inceneratori nuk është marrë në dorëzim nga pushteti vendor. Ligji parashikon se në momentin që përfundonte investimi, ai merrej në administrim nga bashkitë e qarkut të Fierit, por duke qenë se inceneratori nuk funksionon dhe nuk ka përfunduar investimi, është ende në administrim nga Farudin Arapi, që është vendosur nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara të qeverisë shqiptare pas vendimit të gjykatës.
Në fakt, ka disa problematika me inceneratorin e Fierit.
Së pari, dëmi ekonomik i përllogaritur. Pse 600 mijë euro kur inceneratori nuk ka përfunduar dhe ndoshta duhen edhe qindra mijëra euro të tjera investim?

Së dyti, pse Farudin Arapi ka vendosur t’u kërkojë bashkive të qarkut të Fierit një tarifë prej 12 eurosh/ton mbetje, ndërkohë që investimi nuk ka përfunduar dhe inceneratori nuk punon?
Çfarë do të bëjë Farudin Arapi? Do të mbledhë mbetje, do t’i bëjë malet me mbetje ashtu siç ndodhi me Elbasanin, do të marrë para nga bashkitë, që më pas të përfundojë investimin. A nuk është ky një dëm ekonomik i shkaktuar?
Së treti, që tregon se nuk është përfunduar investimi për inceneratorin e Fierit.

Dhe së fundmi, SPAK-u ndoshta është mashtruar nga ekpertët, që kanë nxjerrë këto vlera, sepse do të duhet të hapen letrat për të parë sa i thellë është dëmi që ka ndodhur në inceneratorin e Fierit, i cili nuk mund të fillojë dhe nuk mund të mbarojë me emërimin e Farudin Arapit, që po kërkon të mbledhë para për të përfunduar investimin në inceneratorin e Fierit, ku sipas kontratës koncesionare në momentin që përfundonte investimi duhet të merrej në administrim nga bashkitë.
Por inceneratori nuk punon, është jashtë funksionit dhe dëmi ekonomik nuk është ai i përllogaritur nga SPAK-u dhe Farudin Arapi po merr para duke tentuar të përfundojë investimin dhe të mbulojë një skandal edhe më të thellë në lidhje me inceneratorin e Fierit./ CNA.al
Sot në Komisionin për Politikën e Jashtme është zhvilluar ...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka reaguar për la...
Avokati i ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi B...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit për ...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, është shprehu...
Lulzim Basha është zgjuar i frymëzuar dhe ka shkruar d...
Credins bank dhe Mastercard vijnë me superbashkëpunim, duk...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg për ish-ministrin Lef...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur mbledhj...
Blendi Gonxhe, kreu i DPSHTRR-së, ka paralajmëruar drejtue...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen ng...
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Milena Derajn, ish-punonj...
Sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, kryeministri Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për të gjith...
Për shkak të reshjeve të denduar të shiut ka patur rrëshqi...
Pak ditë më parë, Kosova kërkoi kontrolle shtesë të domate...
Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, bën me dije ma...
Arlind Gjokutaj, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës p...
"Riders Legend Korça" rikthen për herë të pestë në qytetin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...