Bota e medias në zi/ Ndahet nga jeta gazetari, Vangjel Sako
Familjarë të gazetarit Vangjel Sako kanë bërë, sot në mëng...

Duhet pranuar që në fillim ndarja e dosjes së inceneratorëve në tri hetime të ndara, ishte një zgjidhje tejet e gabuar e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).
Janë pothuajse të njëjtit zyrtarë të lartë, të njëjtit biznesmenë dhe të njëjtit persona “të tretë” të përfshirë në procedurat koncesionare të inceneratorëve të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit, të angazhuar në hartimin dhe zbatimin e kontratave që do t'u kushtojnë qytetarëve shqiptarë qindra miliona euro.
E megjithatë, procedurat për secilin incenerator janë ndarë në procedime penale të veçanta.
Në rastin më të mirë, kjo metodë sjell mungesë koordinimi mes prokurorëve të SPAK-ut, të cilët ndjekin çështjet në pavarësi të plotë.
Por, në rastin më të keq, krijohen dyshime se kjo ndarje hetimesh mund të favorizojë personazhe të caktuar të përfshirë në këtë skemë masive korruptimi dhe pastrimi parash, siç është cilësuar deri më tani nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.
Po marrim një shembull.
Biznesmenët bashkëjetues, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri, janë marrë të pandehur në çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Por, këto dy personazhe mungojnë në listën e të pandehurve në hetimin e inceneratorit të Fierit, megjithëse roli i tyre duket i ngjashëm me atë që kanë pasur në aferën e koncesionit të plehrave të Elbasanit.
I shohim më konkretisht.
Në 12 dhjetor 2022, SPAK-u njoftoi publikisht se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim personat e dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Në atë njoftim, ndër të tjera, thuhet: “E pandehura Stela Gugalla në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë 'Albtek Energy' sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë 'Integrated Technology Services' sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë 'Albtek Energy' sh.p.k, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në bashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit”.
Në këtë njoftim përmendet për herë të parë emri i personazhit Mirel Mërtiri.

Kompania “Albtek Energy”, e cila fitoi kontratën koncesionare me vlerë rreth 22 milionë euro për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit në vitin 2014, rezulton formalisht në pronësi të Stela Gugallja.
Por, prokurorët që kanë hetuar inceneratorin e Elbasanit, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, kanë zbuluar se “pronari faktik” i kompanisë koncesionare është bashkëjetuesi i saj, Mirel Mërtiri.
Pra, është e kuptueshme se, për SPAK-un, Stela Gugallja ka shërbyer si “sopra-nome” në bizneset që kontrollohen prej bashkëjetuesit të saj, Mirel Mërtiri.
Më tej, prokurorët që kanë ndjekur aferën e Elbasanit, duket se kanë siguruar prova të mjaftueshme për të akuzuar Mirel Mërtirin për pjesëmarrje në një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, ku “Albtek Energy” ka paguar shuma të majme për kompani të tjera, të lidhura me Klodian Zoton.
Deri në këtë pikë ka shkuar, për momentin, hetimi i aferës së inceneratorit të Elbasanit. Nga kjo dosje janë veçuar hetime të tjera, që po vijojnë për të zbuluar rolin e personazheve të tjera, siç raporton vetë SPAK-u.
Tani kalojmë te hetimi për inceneratorin e Fierit, i cili po ndiqet nga prokurori Dritan Prençi. Koncesioni me vlerë rreth 30 milionë euro, i kontraktuar në fund të vitit 2016, zotërohet në shumicë nga Klodian Zoto.
Në procedurat koncesionare dhe në zbatimin e kontratës gjenden sërish thuajse të njëjtit njerëz. Po ashtu, i njëjti grup biznesmenësh: Klodian Zoto-Stela Gugalla-Mirel Mërtiri, kanë përfituar qindra mijëra euro nga pagesat e kryera për njëri-tjetrin.
Megjithatë, në vendimin për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjykim, të njoftuar nga SPAK-u në datën 19 dhjetor 2022, mungojnë emrat e Stela Gugallja dhe Mirel Mërtirit, i konsideruar më herët nga prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si “pronar faktik” i bizneseve të bashkëjetueses së tij.

Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” dëshmojnë se bizneset e administruara nga Stela Gugallja kanë marrë disa qindra mijëra euro nga shoqëria koncesionare e inceneratorit të Fierit, e zotëruar nga Klodian Zoto.
Stela Gugallja, krahas kompanisë “Albtek Energy”, rezulton të jetë pronare dhe administratore edhe në kompaninë e konsulencës “Consulting SE Partners”.
Kjo studio rezulton se ka përfituar rreth 300 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, për shërbime konsulence.
Studioja e konsulencës “Consulting SE Partneres” është krijuar në tetor të vitit 2017, pikërisht në kohën kur ka nisur efektivisht pagesa e shtetit shqiptar në favor të kompanisë koncesionare të inceneratorit të Fierit.

Në përmbledhje: prokurorët e inceneratorit të Elbasanit kanë zbuluar qarkullim pagesash mes Stela Gugalljas (Mirel Mërtirit) dhe Klodian Zotos. Ndërsa prokurori i inceneratorit të Fierit nuk ka “dalluar” pagesa që Klodian Zoto i ka bërë Stela Gugalljas.
Mungesë koordinimi mes prokurorëve të çështjeve apo favorizim për personazhe të caktuara në hetimin e inceneratorit të Fierit?
Dyshimet janë të forta, ashtu siç ekzistojnë edhe pikëpyetje të mëdha publike se ka një mungesë të madhe vullneti për të hetuar “aferën e inceneratorëve”, e cila përbën një prej aferave financiare më skandaloze në vitet e pluralizmit në Shqipëri./Bold News
Familjarë të gazetarit Vangjel Sako kanë bërë, sot në mëng...
Irfan Hysenbelliu nuk heq dorë nga shantazhi dhe sulmi nda...
Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtu...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturë...
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat gjatë kon...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, pas n...
Irfan Hysenbelliu, pronar i disa mediave, i ka mbytur gjyk...
Gjykata ka rrëzuar padinë e Irfan Hysenbelliut në lidh...
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e përbashkët Shqi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka gozhduar ambasadoren Yuri K...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në ...
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-s...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe kandidati për k...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një tjetër nd...
Presidenti, Bajram Begaj po ndjek me shqetësim aksiden...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk ka kursyer kreun e DPS...
Gazetari Mentor Kikia nuk ka ndalur ironitë, teksa në ...
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, këtë të dielë e ka ...
Disa vatra aktive zjarri janë regjistruar në qytetin e...
Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në au...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...