ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se historia do të tregojë se kjo është gjëja e duhur për paqen në Ballkan.
“Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon te një mik dhe ne, së shpejti, do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, tha Bush.
SHBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së saj. Po atë ditë, shteti më i ri u njoh edhe nga Shqipëria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Afganistani e kështu me radhë.
Sot, lista e njohjeve, e publikuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, numëron 117 vende. Gati gjysma e tyre u siguruan në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Ritmi më pas nisi të ngadalësohet, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2010 se “pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare”.
Opinioni i saj këshillues ishte përgjigje ndaj pretendimeve të Serbisë se pavarësia e Kosovës paraqet “shkelje flagrante” të integritetit të saj territorial. Por Serbia, në fakt, e humbi administrimin e ish-krahinës qysh në vitin 1999, kur bombardimet e NATO-s i dhanë fund luftës së saj në Kosovë.
Kosova u vu atëbotë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe gati një dekadë më vonë - me mbështetjen e SHBA-së dhe të shumicës së shteteve evropiane - shpalli pavarësinë.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot, më 17 shkurt, 2008, shprehën vullnetin e tyre dhe, përmes tyre, vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, tha kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara. Ky fakt, sipas disa ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, e lë Kosovën në vendnumërim, jashtë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare dhe pa numër më të madh njohjesh.
“Meqë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk ka ndryshuar asgjë tash e 15 vjet, shtetet që kanë qenë të pavendosura [për pavarësinë e Kosovës], nuk kanë pasur asnjë arsye për të ndryshuar qëndrim”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Petr Cermak, nga Shoqata për Çështje Ndërkombëtare e Çekisë.
Njohja e fundit që mori Kosova, ishte para dy vjetësh - nga Izraeli. Para saj, për gati tre vjet, Kosova nuk u njoh nga asnjë vend. Dinamika e njohjeve, në fakt, u ngadalësua nga viti 2015. Cermak thotë se kjo dinamikë ka qenë e pritur. Një pjesë të fajit për këtë, ai ua hedh edhe autoriteteve të Kosovës që, siç thotë, nuk e zbatuan Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, konkretisht pjesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kjo, sipas tij, i ka dekurajuar sidomos pesë vendet mosnjohëse të BE-së - Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron - të cilat nuk duan shtete me probleme të tilla në radhët e veta. Cermak thotë se është e rëndësishme që Kosova të bëjë kompromise për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe anasjelltas.
“Nëse nuk ka marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit, një gjë e tillë do të ketë implikime te shtetet mosnjohëse të BE-së. E, kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse Kosova e ka shpallur integrimin europian dhe integrimin euroatlantik si objektiva kryesorë të politikës së jashtme. Ato nuk mund të arrihen pa njohjen e pesë vendeve anëtare [të BE-së]. Këtu e shoh rrezikun më të madh nga dështimi i marrëveshjes - rruga e Kosovës drejt BE-së do të bllokohet me vite të tëra”, thotë Cermak.
Qëndrim të ngjashëm ka edhe Stefan Lehne, ish-përfaqësues i Bashkimit Europian në negociatat për statusin e Kosovës.
“Mendoj se, në thelb, janë tri motive për mosnjohjen e Kosovës. I pari përfshin vendet që, në përgjithësi, janë skeptike ndaj nismave perëndimore. Do të përmendja Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut... Pastaj janë vendet që kanë një miqësi të veçantë me Serbinë. Kjo, qartazi, është Rusia. Deri në një masë ndoshta edhe Greqia. Dhe vijnë vendet që kanë vetë probleme me pakicat, çështje të pazgjidhura të statusit, kanë arsye të brendshme politike. Këtu e kam fjalën për Spanjën, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë... Pra, ka një përzierje motivesh. Dhe unë kam dyshime, që nëse Serbia nuk e njeh qartazi pavarësinë e Kosovës, këto vende që kanë probleme të mëdha të brendshme, si Spanja, Qiproja, do ta bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Lehne për Exposenë.

Një qëndrim ndryshe ka Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, si dhe në Qendrën për Analiza të Politikës Europiane. Duke folur për Exposenë, ai thotë se përpjekjet e deritashme të komunitetit ndërkombëtar për t’i normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë dhënë rezultate. Sipas tij, është koha të mendohet për alternativa, që do t’i sillnin njohje Kosovës dhe do ta përafronin atë me strukturat euroatlantike.
“Është e rëndësishme që pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë. Është e rëndësishme që Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia të sillen në bord. Kjo mendoj se do t’i ofronte mundësi Kosovës që të anëtarësohet në BE dhe në NATO. Kjo, pastaj, do ta zgjidhte problemin e pasigurisë midis Beogradit dhe Prishtinës, pavarësisht nëse Serbia do ta njihte apo jo Kosovën”, thotë Hartwell.
Në pesë-gjashtë vjetët e fundit, Serbia ka bërë edhe fushatë për çnjohjen e Kosovës. Dhe Lehne është i bindur se kjo ka ndikuar që të ngadalësohet ritmi i njohjeve.
“Mendoj se Serbia ka bërë një fushatë shumë aktive për çnjohjen e Kosovës dhe ka pasur një sukses të kufizuar. Serbia beson se rreth 84 vende e njohin Kosovën, ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se janë 117 vende”, thotë Lehne.
Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka konfirmuar asnjë çnjohje. Hartwell thotë se Kosova nuk ka ndonjë rrezik nga to, edhe nëse kanë ndodhur. Sipas tij, pasojat janë vetëm simbolike.
“Janë afro 200 shtete në botë. Pasojat e tërheqjeve të njohjeve varen nga shtetet që vijnë. Serbia pretendon se Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guinea, Antigua e Barbuda, San Luçia e Maldivet e kanë tërhequr mbështetjen e tyre për Kosovën. Unë nuk mendoj se këto vende kanë peshë të konsiderueshme ekonomike apo politike në raport me Kosovën. Andaj, pretendimet e Serbisë se ato e kanë tërhequr njohjen, janë të parëndësishme. Ndikimi në Kosovë është më shumë simbolik, sesa domethënës”, thotë Hartwell.

Udhëheqësit politikë të Kosovës thonë, po ashtu, se cilësia është më e rëndësishme se sasia. Në mesin e vendeve që e njohin Kosovën, janë 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe 26 nga 30 vendet anëtare të NATO-s. Lojtarë të mëdhenj, përfshirë SHBA-në, Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Arabinë Saudite, e kanë njohur gjithashtu shtetin tashmë 15-vjeçar. Nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk japin detaje nëse janë duke lobuar për ndonjë njohje të re ose jo, por një gjë është e sigurt - mosnjohjet, në një mënyrë ose tjetër, e pengojnë Kosovën, nisur nga lëvizja e lirë deri tek anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Një hulumtim që ka publikuar Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave - KIPRED, në vitin 2021, ka konstatuar se Rusia, përmes deklaratave, konferencave për shtyp dhe artikujve të ndryshëm, është duke bërë fushatë agresive kundër Kosovës. Sipas KIPRED-it, Rusia vazhdimisht tenton t’i dëmtojë themelet e shtetësisë së Kosovës, duke synuar që të minimizojë edhe angazhimin e Perëndimit në Kosovë.
Rusia, një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe me të drejtë vetoje në Këshill të Sigurimit, e pengon anëtarësimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara. Kosova nuk është ende as anëtare e Bashkimit Europian, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.
Por, gjatë 15 vjetëve të pavarësisë, ajo ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare - në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Europiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
SHBA-ja, me mbështetjen e së cilës Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, thotë se Kosova, ashtu si edhe Serbia, duhet të bëjnë “kompromise të vështira” për t’i normalizuar marrëdhëniet. Bisedimet mes tyre, sipas Uashingtonit, duhet të përfundojnë me njohje reciproke, e cila do t’i hapë rrugë të reja si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit./ REL
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar ...
Enti për Mbikëqyrjen e Drogave në Australi njoftoi se së s...
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ka...
Lëkundje e tërmetit vijojnë të ndjehen në Turqinë Qëndrore...
Pasi gjykata urdhëroi publikimin e një sërë fotografiv...
Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar zyrtarisht se Rusi...
Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka pa...
Grupi i parë prej 635 luftëtarësh ukrainas ka përfunduar n...
Mjaftuan të kalonin vetëm 2 ditë dhe tërmeti i fortë që go...
Kur Patrick Kennedy ishte në Kongres, ai herë pas here fsh...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vizitoi të enj...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti thi...
Deputeti ukrainas, Oleksiy Gomcharenko, ka uruar Pavarësin...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje udh...
Kosova feston sot 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, s...
Çmimi i gazit natyror në Europë më 17 shkurt ka rënë nën 5...
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Një person që i kishte dhënë Rusisë informacione jashtëzak...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...