Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës, në shënimin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Qytetarë të shumtë ndoqën këtë ngjarje, teksa në Kosovë po mbahen manifestime të ndryshme për të shënuar 15-vjetorin e shtetësisë.
Më herët gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë para Kuvendit të Kosovës se përgjatë 15 vjetëve të shtetësisë, Kosova është forcuar si vend i ri.
“Kosova ka dëshmuar kulturë demokratike në organizimin e jetës politike dhe funksionimin e institucioneve”.
Kur ka folur për sfidat – brenda dhe jashtë territorit – ajo ka thënë se ato e kanë forcuar qëndrueshmërinë e shtetit.
“Këto sfida janë të pranishme edhe sot, kur Kosova, falë përcaktimit të saj të hershëm, po përpiqet që të fuqizojë edhe më tej pozitën e saj ndërkombëtare drejt integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike”.
Duke përmendur në veçanti sfidat me Serbinë, ajo ka thënë se populli “duhet të jetë një”.
“Si gjithnjë, ne duhet të reflektojmë maturi, të bashkëndiejmë dhe të bashkëveprojmë karshi këtyre sfidave. Forcimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës është mision i gjithsecilit”, ka thënë ajo.
Kur ka folur për aleatët, ajo ka përmendur se “siç e kemi kurorëzuar lirinë me ndihmën e tyre, njësoj shpresojmë ta përmbyllim edhe procesin e integrimeve europiane me ndihmën e tyre”.
Përgjatë fjalimit të saj, ajo e ka përmendur edhe dialogun me Serbinë.
“Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog. Një epilog që e kemi thënë secili prej nesh, një epilog që e rikonfirmoi edhe presidenti [amerikan, Joe] Biden në letrën që më është drejtuar mua si presidente, e ajo është njohja reciproke”.
"Tërësia territoriale, kushtetutshmëria, rendi juridik dhe sovraniteti ynë janë të panegociueshme”, ka thënë mes tjerash Osmani.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët në 15-vjetorin e shtetësisë, duke thënë se shteti i Kosovës është shembull i mirë i demokracisë “në këtë rajon problematik siç është Ballkani”.
Ai i ka bërë këto deklarata në një mbledhje festive të Qeverisë për 15-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
“Detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20-vjetori, të jenë shtuar dhe shumëfishuar arsyet që të rejat dhe të rinjtë të mund të zgjedhin edhe Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë, dhe për një jetë më të mirë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Kosova është projekt i paqes, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe.
“Nëse në vendet e tjera institucionet japin model dhe qytetarët përpiqen ta ndjekin atë model, te Kosova jonë modelin e japin qytetarët dhe ne institucionet jemi ato që duhet të bëjmë përpjekje për të ecur pas tyre”.
Ai ka përmendur dy përgjegjësi, që sipas tij, duhet t’i ketë parasysh secili qytetar i Kosovës: trashëgiminë dhe krijimin e një vendi më të mirë për gjeneratat e reja.
“Sot në këtë 15-vjetor të Pavarësisë është vendi që të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë, dhe është fjala për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Europë, minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel, si këtu te ne. Na përket neve të kujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese, të cilat kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira”.
Kosova është nën trysni gjithnjë e më të madhe për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Kosova ka shpallur Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Sipas listës së publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, 117 vende të botës e kanë njohur atë.
Për 15 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë ato financiare dhe sportive.
Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Europiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera./REL
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Një person që i kishte dhënë Rusisë informacione jashtëzak...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga salla e Kuvendit ...
Presidentja e Kosovës, gjatë seancës solemne në Kuvend për...
Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikua...
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e ...
Në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, Kosova...
Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15-vjetorin e shpal...
OKB-ja bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dol...
Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtara...
Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tet...
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë...
Në fund të viteve '90, në Kosovë nisi lufta ndërmjet shqip...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Ko...
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midi...
Shoqata AHBAP, e cila po ndihmon me kërkimet në rrënojat e...
Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të...
Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...