“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia, me një seri aktivitetesh që do të zgjasin disa javë, vendi ende ndeshet me sfida serioze në negociatat me Serbinë dhe lidhjet me fuqitë perëndimore. Por përpjekjet për pajtim me Serbinë, janë në qendër të këtyre sfidave, në një kohë kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë presion për një normalizim më të shpejtë të lidhjeve të dy ish-armiqve. Përpjekjet janë shtuar nga frika e një konflikti tjetër të padëshiruar në Ballkan, dikur vatër krizash.
Kosova duhet të punojë shumë për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të luftuar papunësinë, probleme këto të rritura edhe më shumë nga kriza globale pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti megjithatë beson se vendi ka shënuar përparim.
“Ne kemi përparuar. Kemi pasur stabilitet institucional, veçanërisht në këto dy vite. Ne po luftojmë krimin dhe korrupsionin. Ne po aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Europës për anëtarësim në BE. Gjithashtu, ne duam t'i bashkohemi Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në këtë pranverë do të marrim pjesë në manovrat ushtarake ‘Defender Europe 23” me 1365 ushtarë duke u futur kështu në mesin e vendeve të pakta mikpritëse të këtyre stërvitjeje me NATO-n. Pra, Kosova është shpresëdhënëse dhe optimiste”, thotë kryeministri Albin Kurti.
Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ka marrë së fundi pothuajse tërë vëmendjen.
Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë vizituar vazhdimisht Prishtinën dhe Beogradin në muajt e fundit për t'i inkurajuar të pranojnë një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të forcuar mundësitë e tyre për anëtarësim në BE.
Një dialog Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ka vazhduar që nga viti 2011, por pak nga 33 marrëveshjet e nënshkruara janë zbatuar.
“Mendoj se po i afrohemi një marrëveshjeje me Serbinë, por nuk jam e sigurt se do të përfundojë brenda këtij viti. Për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha mes udhëheqësve të të dyja vendeve nuk besoj se do të zgjidhet së shpejti”, thotë Adea Kondoroli, banore e Prishtinës.
Detajet e propozimit nuk janë bërë ende publike, por ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, tha se propozimi “është një hap i përkohshëm, që... do të rregullonte marrëdhëniet në mënyra shumë domethënëse dhe do të ishte me përfitim të madh si për Kosovën dhe për Serbinë.”
Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar një marrëveshje të vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në veriun e Kosovës, i cili do të koordinonte punën në arsim, kujdes shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik në nivel lokal.
Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli një pjesë të planit jokushtetues pasi nuk përfshinte etni të tjera dhe mund të përfshinte edhe kompetenca ekzekutive.
“Është momenti i duhur për një marrëveshje, kur ke parasysh angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht këmbënguljen më të madhe të Amerikës për një marrëveshje përfundimtare. Por kur shohim qasjen negative të Serbisë, jam pak skeptik se do të kemi një marrëveshje të përgjithshme”, thotë Valon Alia, banor i Prishtinës.
Kosova është e shqetësuar se themelimi i Asociacionit përfundimisht do të minojë shtetësinë si rezultat i ndikimit të Beogradit dhe do të bëhet e ngjashme me Republikën Serbe të Bosnjes.
Kosova është njohur nga 117 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe shumicën e fuqive perëndimore dhe u është bashkuar rreth 200 organizatave ndërkombëtare.
Por ajo nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së.
Serbia, e cila e konsideron Kosovën si djepin e qytetërimit të saj, ende e sheh Kosovën si pjesë të territorit të saj, të mbështetur nga Rusia dhe Kina.
“Nëse i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë këtë vit, kjo do të jetë një gjë e madhe, jo vetëm për Kosovën, por do të thoja veçanërisht për Serbinë”, vlerëson kryeministri Kurti.
Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, nëntë vjet pas bombardimeve 78-ditore të NATO-s në vitin 1999, që i dhanë fund shtypjes së popullsisë shqiptare nga forcat serbe.
Dy vjet më vonë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se “deklarata e pavarësisë së Kosovës, e miratuar më 17 shkurt 2008, nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
Marrëdhëniet me Serbinë kanë mbetur të tensionuara.
Vitin e kaluar Serbia i kërkoi zyrtarisht misionit të Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO, ose KFOR-i, që të dërgonte 1000 trupa për të mbrojtur pakicën e saj, kryesisht në veri të Kosovës. Banorët serbë aty kishin ngritur 16 barrikada duke bllokuar rrugët në veri pas arrestimit të një oficeri policie.
Prishtina akuzon Beogradin se po shfrytëzon pakicën serbe, për të cilën thotë se është vetëm 7% e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh, për të rritur tensionet dypalëshe dhe vetëm fuqitë perëndimore mund ta zgjidhin situatën.
Lars-Gunnar Wigemark, shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, e quajti incidentin e dhjetorit një “ngërç shumë të tensionuar me barrikada” dhe “kriza më serioze me të cilën po përballet Kosova... për dhjetëvjeçarin e fundit”./VOA
OKB-ja bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dol...
Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtara...
Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tet...
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë...
Në fund të viteve '90, në Kosovë nisi lufta ndërmjet shqip...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Ko...
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midi...
Shoqata AHBAP, e cila po ndihmon me kërkimet në rrënojat e...
Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të...
Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve...
Duket se marrëdhënia mes deputetit të Vetëvendosjes, Haki ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak më parë në Kroaci. S...
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, mbësht...
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë çrregulluar planet për...
Sipas një sondazhi të fundit, gjysma e amerikanëve mendojn...
Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kund...
Ökkeş Elmasoglu është kthyer në hero në ditët pas tërm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të ud...
Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetëso...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...