“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti thirrjet për dërgimin sa më të shpejtë në Kiev të armëve perëndimore, duke thënë se Rusia nuk duhet të lejohet që të blejë kohë për agresionin e saj, teksa forcat ukrainase janë përballur me sulme të shumta në të gjithë linjën e frontit.
“Ne duhet të përshpejtojmë. Ne na duhet shpejtësi – shpejtësi në marrëveshje, shpejtësi në dërgesa.... shpejtësi në vendime për të kufizuar potencialin rus”, tha Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Zelensky tha se përderisa shtetet perëndimore po debatonin lidhur me dërgimin e tankeve në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, po mendonte për mënyrat se si ta “ngufasë” fqinjin e Ukrainës, Moldavinë.
“Është e dukshme që Ukraina nuk do të jetë ndalesa e tij e fundit. Ai do të vazhdojë lëvizjen e tij deri në fund... përfshirë edhe të gjitha shtetet e tjera që në një kohë ishin pjesë e bllokut sovjetik”, tha Zelensky.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha më herët gjatë javës se shteti ka informacion se Rusia po përgatiste një grushtshtet ndaj Qeverisë pro-perëndimore të Moldavisë, me ndihmën e sabotatorëve të huaj.
Në konferencë po marrin pjesë liderët e Francës dhe Gjermanisë, por edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë konferencës, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.
“Ata që mund të dërgojnë tanke luftarake, duhet ta bëjnë tani”, tha Scholz, duke shtuar se po bëhet “fushatë intensive” që aleatët të dërgojnë tanke në Ukrainë, ashtu siç kishin premtuar muajin e kaluar.
Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që aleatët perëndimorë të rrisin ndihmën ushtarake në mënyrë që Ukraina të mund të nisë një kundërofensivë kundër Rusisë.
Një ditë më herët, zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase thanë se kanë zmbrapsur sulmet ruse në disa vendbanime, teksa Rusia ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës.
Më 16 shkurt, ushtria ruse ka kryer 41 sulme me raketa në Ukrainë dhe pesë prej tyre kanë goditur rajonin e Harkivit, tha ushtria ukrainase. Kievi tha se forcat ukrainase të mbrojtjes kanë arritur të pengojnë 16 sulme me raketa të Rusisë./ VOA
Deputeti ukrainas, Oleksiy Gomcharenko, ka uruar Pavarësin...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje udh...
Kosova feston sot 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, s...
Çmimi i gazit natyror në Europë më 17 shkurt ka rënë nën 5...
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe s...
Një person që i kishte dhënë Rusisë informacione jashtëzak...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga salla e Kuvendit ...
Presidentja e Kosovës, gjatë seancës solemne në Kuvend për...
Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikua...
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e ...
Në shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së shtetit, Kosova...
Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15-vjetorin e shpal...
OKB-ja bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dol...
Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtara...
Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tet...
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë...
Në fund të viteve '90, në Kosovë nisi lufta ndërmjet shqip...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Ko...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...