
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe thellojnë skandalet, ndërsa në skenë dalin dita ditës personazhe të rinj, të përfshirë te 3 inceneratorët, te ai i Elbasanit, i Tiranës dhe i Fierit.
Njëri nga personat e përfshirë është edhe Mark Jaka, baxhanaku i Mirel Mërtirit, “trurit” të aferës së inceneratorëve.

Mark Jaka është një nga lëvizjet e Mirel Mërtirit në Tiranë, për të kontrolluar situatën, për të mos e lënë që gjithçka të dalë nga kontrolli.
Pra, Mirel Mërtiri dhe njerëzit e inceneratorëve nuk dorëzohen, duan me çdo kusht të mbajnë në kontroll biznesin fitimprurës ku kanë qarkulluar dhe fituar jo pak miliona euro në pak vite, llogariten rreth 25 milionë euro fitim që nga momenti i firmosjes së kontratës.
Një biznes me fitime marramendëse, ku janë përzier edhe shtetas të huaj, të cilët deklarojnë nën betim para prokurorëve se nuk e njohin Mirel Mërtirin, por në fakt kanë komunikime me "e-maile" zyrtare një pjesë e të cilave nga ekspertët e opozitës i është dorëzuar dje me një shkresë zyrtare kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Pra, një situatë që nuk është thjesht dhe vetëm një skemë e vogël me disa persona të korruptuar që kanë përfshirë brenda saj drejtues të lartë të shtetit shqiptar po kërkojnë që të mbajnë ende kontrollin.
Është më shumë sesa kaq, janë përfshirë shtetas të huaj, investimi nuk është kryer, po kërkojnë të kryhen skema për të sjellë para në Shqipëri në mënyra të ndryshme për të mbajtur në kontroll inceneratorin, landfillin e Tiranës, për ta menaxhuar vetë Mireli dhe njerëzit e tij, edhe pse ky i fundit është në kërkim ndërkombëtar duke iu shmanguar drejtësisë.
Të dhënat dhe faktet janë të shumta. SPAK ka shumë prova. 653 faqe janë çuar dje. Priten edhe 1002 dokumente të tjera të çohen në ditët në vijim në lidhje me inceneratorët.
Gjithçka do të zbardhë skemën e plotë, jo thjesht dhe vetëm për grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, por edhe shpërthimet e herëpashershme të sulmeve ndaj SPAK-ut prokurorëve të tij dhe njerëzve që kanë raportuar dhe denoncuar këtë aferë.
Për më tepër dhe mediave të përfshira në ortakëri dhe aksione dhe para të marra nga shqiptarët e varfër, të cilët Mireli i ka gjetur te inceneratori, te skemat e tij korruptive dhe i ka çuar te mediat për propagandë, për sulme dhe akuza ndaj atyre që thonë të vërtetën për aferën e inceneratorëve.

Nuk është e vështirë të gjenden lehës me pagesë, por sulmet ndaj SPAK-ut nuk janë veprime të lehësve, por janë akte kriminale ndaj institucioneve kushtetuese, kanë vepra penale dhe dënohen me ligj.
Por të gjitha institucionet, sipas këtyre që ne kemi radhitur, kanë rënë në duart e inceneratorëve, kontrollohen prej tyre, por tashmë SPAK-u ka ngritur akuza. Është një prej tyre që nuk iu dorëzua Mirel Mërtirit dhe njerëzve të tij.
Së fundi edhe Agjencia e Administrimit të Pronave të Paluajtshme nuk iu dorëzua as presionit dhe as shantazhit që vinte nga një skemë më e gjerë që nuk fillonte dhe mbaronte me takimin në zyrë, por nxori në pah një grup të mirëfilltë kriminal, të mirorganizuar, që shkonte sa në institucionet e shtetit, sa në SPAK, aq edhe në media, me një propagandë të shfrenuar për të kërkuar që gjithçka të vihej në dispozicion të Mirel Mërtirit dhe njerëzve të tij.
Tashmë ajo që pritet janë hetimet e SPAK-ut dhe rezultatet që janë nga më flagrantët që na tregon dhe njëherë se i gjithë pushteti ka qenë i inceneratorëve./ CNA
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...