
Qeveria shqiptare firmosi në 31 gusht të 2017-ës nëpërmjet ish-ministrit Lefter Koka një kontratë koncesionare për 30 vjet për landfillin e Tiranës ku përfshihet landfillim, incenerim e tjerë.
Një kontratë për një incenerator, i cili në fakt nuk u ndërtua kurrë. Pra, ne jemi sot në tetor të 2023-shit dhe incenerator në Tiranë nuk ka, nuk ekziston, edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga kontrata koncesionare.
Si filloi mashtrimi me inceneratorin e Tiranës
Shteti shqiptar ka firmosur një kontratë sipas disa kritereve dhe sipas disa kushteve, të cilat fillonin me financimin dhe te kompanitë, të cilat do të merrnin përsipër këtë financim. Pra, shumat e mëdha dhe siç e kërkonte ligji, kompanitë të kishin një xhiro të caktuar, të cilat duhej të ishin minimalisht dyfishi i vlerës së investimit, kushte, kritere, pika të panegociueshme të kontratës.
Këtu ka filluar dhe mashtrimi. Kompania fillimisht ka aksioner Klodian Zoton dhe firmos një parakontratë me kompaninë “Paul Wurth” dhe kompaninë “Energy Recuperator”. Në Shqipëri për të plotësuar kriteret e pagesave dhe shumat e xhiros që duhej plotësuar prej rreth 300 milionë eurosh u fut kompania “Paul Wurth” e cila në fakt ishte dhe blerësja e kompanisë “Energy Recuperator” në Itali.
Që të plotësohej kriteri, pra duhej një xhiro 300 milionë eurosh dhe për këtë u përdor kompania “Paul Wurth”, por ajo nuk ishte kompania e vërtetë apo aksionerja e vërtetë e mëmës që do të ndërtonte inceneratorin në Tiranë. Ishte thjesht dhe vetëm një emër i përdorur për të rritur, për të justifikuar xhiron në mënyrë fiktive që të firmosej kontrata dhe këtë gënjeshtër e ka thënë dhe kryeministri Rama publikisht në emisionin “Opinion”, ku u shpreh se tek inceneratori i Tiranës kishin ardhur gjigantët e “Paul Wurth”. Por në fakt gjigantët e “Paul Wurth” qenë me një parakontratë të cilën CNA e ka publikuar, ku thuhet thjesht dhe vetëm ishin të përkohshëm, deri në firmosjen e kontratës koncesionare. Dhe “Paul Wurth” është larguar në vitin 2017 në muajin dhjetor, ndërkohë që puna tek inceneratori i Tiranës raportohet se ka filluar në janar të vitit 2018.
Pra, ende pa filluar puna kompania e cila ishte marrë si aksionere për të plotësuar xhiron largohet dhe i kalon aksionet te Klodian Zoto. Gjithashtu edhe kompania tjetër e “Energy Recuperator” e Ernesto Granelit, i cili në SPAK ka thënë se ‘unë kam dorëzuar letrat thjesht dhe vetëm për inceneratorin e Elbasanit, nuk e di çfarë është bërë me kontratën e Tiranës’, rezulton të jetë larguar pak muaj në vonë nga kompania “Integrated Energy” e cila tashmë është bërë “Geogenix”, është kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës.
Pra që në momentin e parë shteti është mashtruar duke marrë 2 kompani “Paul Wurth” dhe një kompani italiane “Energy Recuperator” si kontraktues dhe janë parë bilancet e këtyre kompanive, të ardhurat, të gjitha punimet që kishin kryer, CV e tyre për të plotësuar kriteret për t’u dhënë koncesionin. Dhe më pas është krijuar kompania “Integrated Energy BCSVP” e cila është kontraktuesja e koncesionit.
Pra me pak fjalë, një kompani e Klodian Zotos merr 2 kompani të huaja dhe mashtron shtetin shqiptar me to. Sepse ato pas disa muajsh, pasi firmoset kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës largohen.
Cilat ishin kushtet e kontratës?
Është kusht i kontratës që duhej të ishte dyfish më shumë sesa investimi. Kompania pretendonte 128 milionë euro dhe duhej të gjendeshin të paktën 256 milionë euro balancë të ardhura xhiro aktive dhe këtë nuk e kishte, as Zoto dhe askush tjetër. Prandaj është marrë kompania “Paul Wurth” dhe “Energy Recuperator”, kjo e dyta me rreth 5 a 6 milionë euro xhiro dhe Klodian Zoto i ITS-së me një xhiro që ishte modeste në krahasim me të ardhurat dhe bilancet e kompanisë “Paul Wurth”. Pra, që këtu është gjeneza ku shteti është mashtruar dhe është firmosur një kontratë koncesionare me dokumente që ne i kemi treguar se emrat e “Paul Wurth” dhe “Energy Recuperator”, kanë qenë thjeshtë dhe vetëm fiktivë, të vendosur për të treguar se kishte të ardhura nga bilancet pasi ata kanë pasur një parakontratë që do të paraqiteshin në qeverinë shqiptare, sa të firmosej kontrata dhe më pas do të largoheshin, ashtu siç ka ndodhur, me dokumentet e publikuara nga CNA.
Pra qeveria shqiptare është përballë faktit se është gënjyer, është mashtruar dhe faktet e dokumentet janë manipuluar me vetëdije për të firmosur një kontratë koncesionare të pavërtetë ku në fakt nuk ishin as “Paul Wurth”, as “Energy Recuperator”, por ishte Mirel Mërtiri. Prokuroria e ka të faktuar se, që në fillim ka qenë Mirel Mërtiri, pasi janë gjetur komunikimet te komputeri i Zotos./ CNA
Në këtë pjesë të emisionit “Stop” iu rikthye rastit të Eli...
Emisioni “Stop” ishte në qytetin e Lushnjës. Një zonjë ank...
Në 11 Prill të këtij viti “Stop” transmetoi një rast nga f...
Në Fiks u ankuan tre vëllezër nga fshati Peshkëpi i Vlorës...
CNA siguron të tjera dokumente ekskluzive që ndoshta d...
Banorja që tregoi problemin për emisionin investigative is...
Prej kohësh tashmë, “Stop” ka trajtuar problemin e dhënies...
“Stop” udhëtoi drejt fshatit Shesh, ku një familje e nguju...
Dy ditë pas shpërthimit të luftës në Izrael, Ambasador...
Njerëzit e incenetratorëve nuk përfituan vetëm kontrat...
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit ...
CNA PUBLIKON VENDIMIN E GJYKATËS PËR ELIO LAZEN, GAZET...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë publik emrin dhe foton e "...
Një masakër mjedisore po zhvillohet në zonën turistike në ...
Është i turpshëm dhe skandaloz fakti që në rrugët që m...
Në 22 Shtator emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Dhuna fizike dhe rastet e ngacmimeve seksuale, tashmë ...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimin...
Partia Demokratike ka publikuar sot një "e-mail" ku du...
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe ish-k...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...