Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

CNA sjell sot vendimin e zbardhur të gjykatës në lidhje me shtetasin Elio Laze që pretendon se bëhesh gazetar duke i shërbyer si kamikaz trafikantëve të drogës me emër të ndryshuar, apo pushtetit të Rilindjes, pasi ti heq kockat LSI dhe të ble shtëpi Lali Eri.
Pak kohë më parë Laze është kapur me armë me fishekë në gojë dhe i droguar, por që nuk bëri asnjë ditë burg. Armën thotë se e mbante për tu mbrojtur nga biznesmentet dhe krimi që kishte denoncuar, për drogën nuk thotë asnjë fjalë. Ne fakt vendimi i gjykatës i thotë të gjitha.


Elio Laze është një nga kamikazët e trafikantit Xhemail Pasmaçiu gjatë kohës që kur punonte në “Ora News” dhe në atë kohë Ylli Ndroqi e përdrori për sulme kundër Erion Veliajt, ky i fundit e bleu për një copë bukë duke i hapur dhe portale dhe dhënë zyra tek Air Albania, por pseudogazetari që bleu Lali, u kap me drogë dhe armë më pas në vend që ti shërbenti duhej ta nxirte nga burgu.
Laze nuk bëri asnjë ditë burg. Është kapur nga patrulla e përgjithshme e policisë nën efektin e drogës, me armë. Është përplasur me patrullën e përgjithshme.
Më pas me ndërhyrje të forta politike është çuar në spital. Nuk ka bërë burg. Është shpëtuar nga një prokuror i korruptuar i shkarkuar nga vettingu dhe më pas ka bërë shërbimin e provës. Gjithçka është tentuar të kalojë në heshtje, por Laze nuk ka mundur dot ta fshehë kapjen e tij me armë si njeri me rrezikshmëri të lartë, tashmë është vënë në shërbim të kryebashkiakut të Tiranës.
Pra nga një sulmues i Veliajt është kthyer në shërbëtor i këtij të fundit.
Gjatë kohës që CNA publikoi dosjen e Ylli Ndroqit dhe gazetari Elvi Fundo, nxori dokumentet e SPAK që lidheshin me Turqinë dhe Italinë, në lidhje me faktet që e lidhnin Ylli Ndroqin me emër të ndryshuar pasi emri i tij i parë ka qenë Xhamail Pasmaçiu me arrestimin në Turqi apo me hetimin në Itali.
Ishin të shumta sulmet e kamikazit Laze, ndaj CNA-së, ndaj stafit në atë kohë dhe ndaj editorit, por si gjithmonë në ndoqëm një rrugë, rrugën ligjore.
U përballën me shpifjet, u përballën me fyerjet, u përballën me akuzat dhe shkuam të ndiqnim një proces të rregullt ligjor.

Pak kohë më parë, në datën 9 gusht të vitit 2023, pasi jemi vënë në dijeni nga avokatët dhe studioja jonë ligjore, ne publikuam dhe lajmin se Elio Laze ishte dënuar si shpifës, si gënjeshtar, si një fyes nga gjykata.
Nuk ka rëndësi shuma e dënimit, nuk ka rëndësi vlera paguhet apo jo, mund të jenë vepra që mund të ecin në procese të tjera, por rëndësi ka fakti.
Të gjitha thëniet e tij janë të pavërteta.



Laze reagoi sërish duke përdorur një gjuhë fyese, denigruese, shantazhuese dhe kërcënuese, dhe jo në një, por në dy shkrime të tij, duke mohuar vendimin e gjykatës, duke mohuar se ishte dënuar dhe duke gënjyer sërish opinionin publik. Ishte bashkë me të tjerë (shpifës, mashtrues, të dënuar dhe në procese pafund gjyqësore) që janë nën hetim nga prokuroria dhe SPAK, për gjobvënie, kërcenime dhe bashkëpunim me grupe kriminale.
Gënjeu duke thënë se nuk kishte dënim. Në fakt e vërteta është se Elio Laze nuk u paraqit asnjëherë, thjesht dhe vetëm ishte në një seancë gjyqësore dhe më pas refuzoi paraqitjen e tij.


Nga ana tjetër vendimi është dhënë në muajin qershor nga gjykata dhe me dhënien e vendimit ne raportuam lajmin.
Sërish ai reagoi duke mohuar dënimin duke ripërsëritur shpifjet dhe fyerjet e tij në të njëjtat teza siç i ka përdorur, duke vazhduar në të njëjtën formë, edhe pse më parë qe burgosur me armë dhe drogë, ndoshta ngaqë shpëtoi pa bërë burg, ose shpëtoi pa u ndëshkuar dhe riedukuar mendon se mund të vazhdojë pafund të shpifë, të shajë dhe të fyejë ashtu sikundër për dy rastet aktuale për të cilat një proces sapo është mbyllur dhe është dhe zbardhja e vendimit për Elio Lazen për shpifje dhe fyerje.

Po vazhdon një proces i dytë në gjykatë ndërkohë dhe avokatët e CNA-së e kanë ripaditur për herë të tretë Elio Lazen për përsëritjen e shpifjeve dhe të fyerjeve duke i shkuar deri në procesin, duke e ndjekur hap pas hapi atë dhe duke respektuar çdo ligj dhe rregull të shtetit shqiptar.
Ndaj Lazes dhe disa personave të tjerë me profilin e tij banditesk, që shfrytëzojnë hapesirat mediatike dhe rrjetet sociale, për shpifje, fyerje, dhe kërcenime apo kanosje, për interesa korruptive dhe kriminale, janë hapur edhe disa procese gjyqësore në gjykata ndërkombetare ku procesi ecën më shpejt dhe dëmi i kërkuar ndaj tyre shkon në qindra mijë euro. Të gjitha të ardhurat do shkojnë për edukim mediak dhe projekte në zhvillimin e gazetarisë cilësore dhe denoncimin e krimit mediatik në bashkëpunim me organizata mediatike ndërkombëtare.

Gjithçka që tha publikisht Laze ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim i radhës. Me vetëdije rishpifi, rikktheu të njëjtat fyerje për të cilat ishte dënuar.
Gjykata e ka dënuar, vendimi i gjykatës është ky, ai nuk u paraqit në gjyq as në seancën e fundit dhe as në njoftimet e shumta që merrte, u paraqit ashtu siç e përmendëm edhe më lart vetëm një herë dhe tashmë për të gënjyer qytetarët, për të mashtruar opinionin publik thotë se s’ka pasur dënim ndaj tij, ai s’ka shpifur, s’ka fyer e të tjera shantazhe e shpifje si këto.

Në fakt ka një gazetar të kapur me drogë dhe ai është Elio Laze dhe është i provuar. Ka një gazetar tjetër, koleg të tij që vazhdon në të njëjtat forma të paditura në gjykatë, prokurori dhe polici jo vetëm nga CNA, por nga qindra subjekte të tjera. Nuk shkojnë në gjykata, tallen me kallzimet në prokurori, ju shërbejnë grupeve kriminale dhe interesave korruptive, por drejtësisë nuk do ti shpëtojnë.
E vërteta vonon por nuk harron.
Këta janë gazetarët e shantazheve, këta janë gazetarët që shiten dhe blihen nga politika, që keqpërdoren prej tyre, që dalin me armë të droguar në kryeqytet dhe sulmojnë, shpifin dhe akuzojnë pasi mendojnë se të gjithë të tjerët janë si këta individë që kurrsesi nuk përfaqësojnë as gazetarinë as mediat. Beteja ndaj tyre nuk do ndalet së shpejti do vijë dhe një raport nga organizmat e gazetarisë, por pa ndalur edhe betejën për ndryshimin e ligjit për megjiatr dhe ecjen më shpejt të proceseve ndaj individëve dhe portaleve që përdorin hapesirat mediatike ligjore përakte kriminale publike.
Janë thjesht sharlatanë publikë të droguar me probleme të thella, duke shkelur dhe abuzuar me ligjin në mënyrën më ekstreme, duke provokuar ligjin dhe shtetin deri në fund se ai nuk ekziston, se këta janë pushteti, se këta janë e ardhmja e Shqipërisë, se këta janë zgjidhja e medias, kur në fakt janë thjesht dhe vetëm kamikazë të keqpërdorur nga politika për interesa okulte dhe të tillë në fakt nuk ka shumë në Shqipëri, kryesorët tashmë dihen, janë përballë drejtësisë, janë përballë gjykatave dhe atje do të ndiqen hap pas hapi deri ditën e fundit që do të marrin ndëshkimin e merituar ligjor, i cili në fakt kur je përsëritës apo shkon dhe për herë të tretë siç është rasti i Lazes dhe më parë je kapur me armë dhe me drogë ka dhe pasoja të tjera penale të rënda.
Më poshtë po sjellim vendimin e gjykatës për të rikonfirmuar edhe njëherë lajmin tonë se Elio Laze ishte dënuar.
Këta individë të korruptuar apo të lidhur me trafikantë droge nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.
Elio Laze është rasti më flagrant i cili tashmë mori ndëshkimin nga drejtësia. Ne do të ecim më tej duke i ndjekur hap pas hapi sipas rrugëve ligjore dhe asaj që përcakton ligji. Nuk do t’i përgjigjemi asnjëherë me të njëjtën gjuhë.
ASKUJT, qentë le të lehin, nuk kemi kohë të humbim me ta.
Nuk do të bëhemi kurrë si ata, përkundrazi do të vazhdojmë betejat me parimet tona, ashtu siç kemi bërë betejën me inceneratorët, siç kemi bërë betejën për ligjin e arsimit të lartë, siç kemi bërë betejën për dhjetëra e dhjetëra denoncime korrupsioni të ardhura në redaksi dhe të verifikuara, siç kemi bërë betejën tonë me Lulzim Bashën, siç kemi bërë betejën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me Ilir Metën, do të vazhdojmë ta bëjmë me Erion Veliajn, me tigra, mace a qenër pushteti politik a mediatik, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe me Edi Ramën, do të vazhdojmë ta bëjmë dhe me Sali Berishën dhe me këdo tjetër pa u ndalur në asnjë çast.
Profesionalizëm, etikë dhe për t’i shkuar deri në fund çdo çështjeje dhe çdo të vërtetë përballë çdo kërcënimi, çdo fyerje, çdo shantazhi, çdo shpifjeje që vjen nga banditë mediatikë, të droguar si në rastin e Elio Lazes, të inkriminuar, të kapur me armë apo dhe të tjerë gjobaxhinj tashmë në hetim që kohën për t’u ndëshkuar e kanë në fund.
Këtu mund të ndiqni vendimin e plotë të Gjykatës për gazetarin e droguar Elio Laze./ CNA










Gazetari Elvi Fundo ka bërë publik emrin dhe foton e "...
Një masakër mjedisore po zhvillohet në zonën turistike në ...
Është i turpshëm dhe skandaloz fakti që në rrugët që m...
Në 22 Shtator emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Dhuna fizike dhe rastet e ngacmimeve seksuale, tashmë ...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimin...
Partia Demokratike ka publikuar sot një "e-mail" ku du...
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe ish-k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Laçi,...
Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problemin e Afrim Ademi...
Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjeç dhe 20 muajshe është drejt...
Blerja e njësive të banimit në themel dhe mosposedimi ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Elbasan...
Për dy ditë me radhë emisioni “Stop” ka ndjekur çështjen e...
Në redaksinë e emisionit “Stop” mbërriti një video nga fsh...
Dita ditës dalin në dritë fakte që thellojnë edhe më t...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...