LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi dhe drejtësia

13 Janar 2023, 13:29, Aktualitet CNA

Faktet/ Trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi dhe

Me datë 21.07.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), ka regjistruar procedimin pasuror nr. 10, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

Por, si ka shkuar SPAK-u deri në kërkesën për konfiskimin e pasurisë së Xhemail Pasmaçiut alias Ylli Ndroqi.

Hetimet e SPAK-ut

Nga analiza e provave të shqyrtuara është arritur në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij nuk justifikohen me të ardhurat e fituara në mënyrë të ligjshme dhe plotësojnë të gjitha kushtet për konfiskimin e tyre.

SPAK: Ndroqi është hetuar për trafik droge në Turqi

Faktet/ Trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi dhe

Me datë 02.09.1998 nga ekipet e Sektorit Kundër Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dymujore, në kuadër të operacionit të policisë “ESAS”, për trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu.

Gjykata për Sigurinë e Shtetit nr. 4, Stamboll, me vendim nr. 1998/294, ka marrë në shqyrtim dokumentacionin e dërguar nga kryeprokurori i shtetit, me nr. 1998/278, datë 06.09.1998, për të pandehurit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Xhemail Pasmaçiu (Ylli Ndroqi), Abdulselam Yunus, mbi kërkesën për zgjatjen me 3 ditë të periudhës së masës së sigurisë.

Sipas procesverbalit të Autoriteteve Policore Turke, të datës 07.09.1998, rezulton të jenë përshkruar rrethanat e faktit penal dhe personat e dyshuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e këtij aktivitetit kriminal.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë administruar gjurmët daktiloskopike të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe nëpërmjet Zyrës Qendrore Interpol Tirana i janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali.

Nga të dhënat e siguruara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare Interpol-Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Ndroqi, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë,  alias Xhemail (Xhemal) Pasmaçiu (Pasmaçiu) bashkë me disa shtetas të tjerë, janë hetuar nga autoritetet e drejtësisë turke në kuadër të procedimit penal nr. 1998/335 të vitit 1998.

SPAK: Ndroqi është marrë arrestuar për trafik droge në Itali

Faktet/ Trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi dhe

Nga ana e Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, me shkresën nr. 179/16 Prot., datë 02.07.2020, janë përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), ku ka rezultuar se nga të dhënat e siguruara nga Interpol Roma/Itali, nga Autoriteti Qëndror Antidrogë, e cila ka informuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit  “BAKLLAVA”, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Në vijim, ai u arrestua më datë 17.02.2015, bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.

Ky fakt konfirmohet edhe nga shkresa e Ministrisë së Brendshme të Italisë, nr. Prot. UCI/ALB/RF410-4/FR, datë 01.04.2019, dërguar Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ku konfirmohet se nga verifikimi i kryer në Bankën e të Dhënave, ka rezultuar se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), me datëlindje tjetër, 11.01.1960, në ngarkim të tij rezultojnë precedent policor në fushën e narkotikëve, konkretisht në ngarkim të tij, Urdhër Arresti në Burg nr. 3065/02 R.G.GIP dhe 14902/02 RGNR, dhënë me datë 23.01.2006 nga GIP pranë Gjykatës së Milanos.

Më pas, me datë 31.03.2010, me vendimin nr. 5481/10, dhënë nga GIP i Gjykatës së Torinos, u deklarua humbja e vlefshmërisë së masës së arrestit të mësipërm. Ky informacion, gjithashtu, është konfirmuar dhe nga Drejtoria Qëndrore e Shërbimit Anti Drogë, e cila ka referuar se pranë arkivave të saj rezulton emri Ndroqi Ylli, i lindur më 11.01.1960, në ngarkim të së cilit rezulton masa paraprake e sipërpërmendur e Gjykatës së Milanos, vendim si rezultat i mbylljes së hetimeve të koduara “Triangolo D’oro” dhe “Bakllava”, të kryera nga grupi operativ i Anti Drogës i Guardia di Finnanza në Milano.

Autoritetet italiane i përgjigjen SPAK-ut

Nga aktet e administruara nga Autoritetet Italiane të Drejtësisë në ekzekutim të letërporosisë së dërguar nga ana jonë, rezulton se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 3065/02 të Prokurorisë së Milanos, Itali, shtetasit Ylli Ndroqi, dhe të tjerë janë evidentuar si organizatorë të organizatës kriminale në mbërritjen e heroinës, në disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike, të llojit “heroinë”, të trafikuar nga Turqia në Itali, të cilët më pas bënin dhe administrimin e parave të fituara nga ky aktivitet kriminal, duke përdorur pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale, të cilët ishin shtetas turq, shqiptarë, italianë, etj.

Për këtë fakt, nga Gjykata e Shkallës së Parë Milano, Itali, është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe 42 personat e tjerë, pjesëtarë të organizatës kriminale, të hetuar në kuadër të këtij procedimi penal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar fakti se nga kjo organizatë kriminale është trafikuar lëndë narkotike e llojit “heroinë”, në qytete të ndryshme të Italisë, si Torino, Romë, Milano, Brindizi, etj., në disa episode të dokumentuara nga viti 2001 deri në vitin 2003 dhe të shtrira gjatë gjithë kësaj periudhe kohore.

Në vijim, në këtë vendim, Gjykatësi për hetime paraprake ka urdhëruar kapjen dhe shoqërimin e menjëhershëm të shtetasve Ylli Ndroqi dhe të tjerë, etj., në një institut të vuajtjes së dënimit me modalitetet sipas nenit 285, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, për të qëndruar në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në kuadër të organizatës kriminale.

Konfiskimi i pasurisë

Sipas SPAK, nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe rezulton e provuar se këto pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Pas pasurive të konfiskura urojmë mos të perfundojë në burg se gjynah do ngelen pa qeshur ata që e shohin kur del në rrugë.

Pasuritë e konfiskuara

1 .Pasuria e llojit “truall”, me nr. 66/1, zona kadastrale 3896, volumi 1, faqja 99, me sipërfaqe 300 m2, e regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë: Zbarqe, Tiranë.

2. Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me nr. 1/460-ND, zona kadastrale 8140, volumi 34, faqja 39, me sipërfaqe totale 43.7 m2, e regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë: Tiranë.

3. Pasuria e llojit “arë”, me nr. 40/82, zona kadastrale 2735, volumi 10, faqja 87, me sipërfaqe totale 67.3 m2, e regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë: Tiranë.

4. Pasuria e llojit “truall”, me nr. 1/460, zona kadastrale 8140, volumi 20, faqja 132, me sipërfaqe totale 15 m2, e regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë: Tiranë.

5. Pasuria e llojit “truall”, me nr. 40/85, zona kadastrale 2735, volumi 10, faqja 90, me sipërfaqe totale 2026 m2, e regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë: Mullet, Tiranë.

6. Pasuria e llojit “pyll”, me nr. 183/2, zona kadastrale 2380, volumi 7, faqja 151, me sipërfaqe totale 100 000 m2, e regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë: Lanabregas, Tiranë.

7. Automjetiitipitautoveturë, marka“Mercedes-Benz”, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, me numër shasie ËDD2229761A292537, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

8. Automjeti i tipit autoveturë, marka“BMË”, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, me numër shasie ËBAKB01040C952626, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

9. Automjeti i tipit autoveturë, marka “Mercedes-Benz”, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, me numër shasie ËDD2229761A292537, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

10. Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, me numër shasie SCA688L02KU103906, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

11. 51 % të kuotave të shoqërisë "Landon" sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi. 

12. Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "YLDON" sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

13. Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "RENDON OIL"  sh.p.k., me NIPT L57716501I.

14. Kuotat dhe aksionet e shoqërisë "DON - UCD"  sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

15. 80 % të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

16. 30 % të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

17. 50 % të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

18. 80 % të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi YlliNdroqi.

19. 60 % të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40 % të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.

20. Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

21. 50 % të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

22. Pasuria e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2, me nr. pasurie 4/268, volumi 26, faqja 49, zona kadastrale 8130, me adresë: rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

23. Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe 150 m2, me nr. pasurie 2/276-N155, volumi 39, faqja 191, zona kadastrale 8160, me adresë: bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, shk.2, kat.10).

24. Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe 18.3 m2,  me nr. pasurie 2/276-N12, volumi 39, faqja 38, zona kadastrale 8160, me adresë: bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, kati përdhes, njësia nr.12).

25. Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe 195.1 m2,, me nr. pasurie 2/276-N153, volumi 39, faqja 189, zona kadastrale 8160, me adresë: bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, kat. 10, njësia nr. 153).

26. Pasuria e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 29.4 m2, me nr. pasurie 2/276-G34, volumi 38, faqja 245, zona kadastrale 8160, me adresë: bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, kat. -1, garazhi nr. 34)./CNA.al

Lajmet e fundit nga