Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrje në zemër që duhet të kryejë në mënyrë emergjente, por që dosja e saj prej muajsh mbahet nëpër sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërhyrja e saj bëhet vetëm jashtë Shqipërisë, pasi në spitalet tona nuk kryhet, ndërsa në privat herë mungon mjeku e herë pajisja. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nuk kryen njoftimet që e interesuara duhet të paraqitet pranë ministrisë të interesohet shpesh herë dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës.
20 vjeçarja Ornela Palaj iu drejtua Fiksit pasi ajo dhe familja e saj nuk po gjenin dot zgjidhje. “Duhet të bëj një ndërhyrje që quhet ABLACION me djegie me rreze X për të djegur vrimën që më është krijuar. E kam të lindur por e kam marrë vesh me shumë vonesë”, thotë ajo. Asaj shpesh herë i rriteshin rahjet e zemrës në shkollë, punë, rrugë kudo që të ndodhej dhe bëhej keq.

“Kam qenë në punë kur unë kuptova se çfarë kam. Prej 2-3 orësh më qëndronin rrahjet 200 – 220 dhe përfundova në urgjencë të QSUT-së”, tregon 20-vjeçarja. Në urgjencë i ishte dhënë ndihma e parë dhe aty ishte njohur nga mjeku se nga se vuante. Pas 7 orësh në urgjencë mjeku i rekomandon një klinikë private pasi në shtet ndërhyrja që Ornela kishte nëvojë nuk bëhej, ose jashtë vendit. Por mundësitë për familjen nuk ishin që të dërgonin vajzën jashtë shtetit për kurim. Edhe pse ishin munduar me klinikën private zgjidhje nuk kishin gjetur. Operacioni kushton diku tek 5000-6000 euro, para të cilat familja nuk i disponon. Por për të qenë të sigurt me diagnozën 20 vjeçarja tregon se ka kryer edhe një diagnostikim në Itali ku i kanë konfirmuar të njëjtën gjë, por që kishte nevojë urgjente që të kryhej ndërhyrja. “Pyeta dhe aty sa shkonte e më thanë tek 9 mijë, 10 mijë euro“, shprehet ajo.
Fiksi drejtohet në Drejtorinë e QSUT-ës për të marrë një informacion. Në takim me drejtoreshën zonjën Albana Fico, e cila u vu në dijeni nga ana e Fiksit për situatën e vajzës ajo u tregua e dhe thotë që për rastin do merret personalisht jo vetëm si drejtoreshë por si mjeke.

Në një përgjigje të Drejtorisë së QSUT-së u shpjegua se Ablacioni në zemër nuk kryhet në QSUT, ai është i indikuar vetëm në disa aritmi të cilat ri-përsëriten. Për ata pacientë, që kanë nevojë të domosdoshme për këtë proçedurë ata shtrohen dhe dalin në komsion ndërspitalor.
Dhe kështu ndodhi vajza u shtrua në pavionin e kardiologjisë pranë QSUT- së ku pas 5 ditëve që u kryen të gjitha kontrollet dhe proçedurat rasti i vajzës mori fletë drejtimi për komision ndërspitalor. Komisioni u mblodh dhe vendosi rekomandim në ministri që vajza të operohet jashtë me shpenzimet e shtetit. Ky komision u zhvillua në fund të muajit qershor, por që nga ajo ditë 20 vjeçarja nuk mori asnjë njoftim nga ministria.

Kaluan tre muaj pritje dhe kështu Fiksi bashkë me vajzën u interesuan pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Tek Informacioni pranë ministrisë informohen se kërkesa nga QSUT ka shkuar, por fluksi i madh me mbi 300 të interesuar është motivi që nuk janë lajmëruar nga ky institucion. Madje punonjësja e informacionit në ministri u pohon se duhet të interesohen vetë pacientët për të marr konfirmimin dhe të fillojnë plotësimin e dosjes me dokumentacionin përkatës. Pasi dorëzohet dokumentacioni pacienti konkretisht 20 vjeçarja duhet të presë nga dy javë deri në tre muaj nesë një spital turk mund ta marri përsipër si rast.
Pra edhe pse ndërhyrja e 20-vjeçares ishte emergjente duhet të kalojnë edhe 3 muaj të tjerë për një përgjigje nesë do të kryhet apo jo ndërhyrja e saj në Turqi./ tch

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mi...
Emisioni Fiks Fare rikthen përsëri problematikën e fëmijëv...
Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kl...
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës zaptimet dhe rrethi...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...