
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagandë dhe për të gënjyer shqiptarët.
Për të shtruar rrugën që të zhvateshin lehtësisht dhjetëra miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër duhej patjetër edhe propaganda.
CNA ka publikuar dhjetëra fatura, gjithashtu edhe kontrata të shumë mediave, të cilat fillimisht mohuan pagesat e marra nga inceneratorët, nga kompanitë e tyre.
Për këtë arsye, ditët e fundit kemi sjellë disa kontrata të cilat janë shumë domethënëse, pasi janë për njerëz të cilët në media bëjnë propagandë dhe ende mbrojnë inceneratorët si një histori suksesi të Rilindjes, megjithëse vetë kryeministri hoqi dorë e i quajti aferë korruptive dhe për më tepër, tha se dikush “i kishte ngrënë dardha pas kurrizit” në këtë projekt të dështuar 170 milionë euro, ku në Elbasan një incenerator i ri mbetet në remont, në Fier nuk ka përfunduar ende dhe në Tiranë nuk ekziston, megjithëse janë paguar 110 milionë euro.
Struktura e pagesës së inceneratorëve për mediat ka qenë tërësisht e kontrolluar nga Klodian Zoto, nëpërmjet Denisa Tollkuçit dhe zyrës së tij ligjore dhe nga Mirel Mërtiri, ky i fundit nëpërmjet studios ligjore të bashkëjetueses së tij Stela Gugallja, ku CNA sot po sjell disa emaile, pra disa komunikime të plota zyrtare, për mënyrën se si urdhëroheshin pagesat, ndryshimet e tyre, lidhjet e kontratave, apo shumat që do të jepeshin.

Koordinatore për mediat që kalonte çdo pagesë për dy vite me kontratë është Matila T., por kjo i përket një tjetër shkrimi, ku ne do të sjellim kontratën e saj, pagesat, dhjetëra mijëra euro në muaj e kështu me radhë dhe koordinimin që ajo i ka bërë medias për inceneratorët. Për këtë arsye i kemi dërguar disa pyetje dhe presim ende përgjigje. E kemi kontaktuar privatisht në telefon, gjithashtu i kemi dërguar edhe një e-mail personal.
Gjithashtu, shetësja Uarda H, rezulton e kontraktuar për një periudhë 18 mujore nga inceneratori i Tiranës, pikërisht për propagandën në media dhe monitorimin e tyre.
Le të shohim si kalonin pagesat.
Mjafton të shikojmë email-in e parë. Në këtë e-mail ne kemi një komunikim që bëhet fjalë për “Albanian Post” dhe komunikimi është për ndryshimin e kontratës, për rritjen e vlerës së TVSH-së dhe email-i dërgohet nga Julia Muça, e cila është ekonomiste e kompanisë “Consulting SE”, e cila është në pronësi të Stela Gugalljas.

Po ta shohim te afera e inceneratorëve, “Consulting SE” merr pagesa në Fier, në Tiranë dhe në Elbasan, shuma që janë me dhjetara mijëra euro në muaj.
Sipas këtij email-i, që dërgohet nga Julia Muça, drejtuar Denisa Tollkuçit dhe gjithashtu Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas bëhet fjalë se duhet patjetër që të ndryshohet vlera dhe të shtohet TVSH-ja, sepse ende nuk janë miratuar nga AMA portalet.

Flasim këtu për vitin 2021, përpara zgjedhjeve. Kjo është një kontratë dhe ky është një e-mail i 9 marsit të atij viti, por Julia e Stela Gugalljas nuk ka vetëm këtë e-mail.
Lidhja me Matildën, vazhdimi me Denisa Tollkuçin dhe konfirmimet nga Klodian Zoto për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë pa ndalim.

Në email-in e dytë po nxjerrim për herë të parë një kontratë për reklamë të gazetës “Mapo”, e cila është një pagesë simbolike në krahasim me ato që kanë ngrënë “peshkaqenët” e medias Baton Haxhiu, Carlo Bollino, “Top Channel”, Irfan Hysenbelliu, “Fax News” dhe të tjera portale e media në Shqipëri.
Në këtë e-mail, sërish të shkruar nga Julia Muça e Stela Gugalljas theksohet lidhje kontrate për reklamë me “Mapo”-n.
“Matilda ka sjellë këtë kontratë”, shkruan Julia dhe këtë herë vë në dijeni Ariola Kodrën, e cila ka qenë dhe administratorja e kompanisë “Integrated Energy BV SPV” në Tiranë.

Në një e-mail të tretë, këtë herë që është edhe më domethënësi, thuhet:
“Po ju nis faturën e Report, se ka ndryshim mesa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës”.
Për të qenë të saktë, ky e-mail është dërguar nga Klodian Zoto pas komunikimeve të para të bëra nga Julia Muça.
Sipas këtij email-i të dërguar në datën 17 prill të vitit 2021, Julia Muçës i është kthyer përgjigje “PO” dhe për këtë është vënë në dijeni edhe Denisa Tollkuçi.

Julia Muça ka dërguar më parë një faturë, duke thekuar se ka një ndryshim dhe sërish “më tha Matilda se kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës. Lutem për konfirmim”.
Dhe Klodian Zoto i kthen Julia Muça Demnerit përgjigje, duke i thënë “PO”.
Kemi sjellë 3 raste që janë të mjaftueshme. Në rast se dikush ka dyshime do sjellim edhe më tej dokumente, email-e, komunikime, të cilat tregojnë sesi kompania e Stela Gugalljas, pra nëpërmjet “Consulting SE” kalonin paratë për reklamat që shpërndaheshin te mediat nga kompania e inceneratorit të Tiranës. Një kontrroll i plotë nga Mirel Mërtiri që kalimet e pagesave ja kishte besuar studios së bashkëjetueses së tij në koordinim me studion ligjore në pronësi të Zotos. Miratimet dhe kontratat për mediat çoheshin nga Matilda T. dhe monitoroheshin nga Uarda H.
Deri pak kohë më parë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kishin guximin ta mohonin pjesëmarrjen e tyre dhe të pranonin se ishin ata njerëzit e inceneratorit të Tiranës, por me kohën dolën fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme që treguan se ishin këta dy personazhet kryesore që organizuan skemën morrën kontratën për inceneratorin e Tiranës dhe më pas ndërtuan propaganën ortakëritë dhe mashtrimet në media. Inceneratorët një afere korruptive, e mbrojtur nga ekranet dhe portalet e pushtetit dhe opozitës.

Sipas të dhënave të email-eve të mësipërme, duket qartë se Stela Gugallja (Mirel Mërtiri), nëpërmjet kompanisë së saj dhe nëpërmjet ekonomistes Julia Muça kontrollonte të gjithë shpërndarjen e parave të medias. Për veprimet koordinohej e vihej në dijeni Denisa Tollkuçi, e cila është në të gjithë skemën e inceneratorëve mëkëmbësja e Klodian Zotos.
Në disa raste njoftohet vetë Klodian Zoto, njoftohet Stela Gugallja dhe më tej edhe Ariola Kodra, e cila ishte edhe administratorja e inceneratorit të Tiranës.
Njeriu kyç për të kaluar këto pagesa dhe që koordinon dhe përcakton se ku do të çohen paratë është Matilda T. dhe Uarda H.
Siç e theksuam edhe më sipër, CNA ka kryer një investigim të plotë në lidhje me skemën dhe lidhjet korruptive të medias me inceneratorër dhe organizatorët dhe shërbëtorët e skemës.
Sipas email-eve, tashmë është e qartë, ashtu siç e ka thënë edhe SPAK në hetimin e tij, se “truri” i inceneratorëve janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Por të vetëm këta nuk do mund të bënin asgjë. Pas janë rangjet me të larta të politikës dhe mediat.
Në këto email-e provohet edhe përfshirja e Stela Gugalljas te inceneratori i Tiranës. Deri dje mohoheshin, sot janë me email-e, me fakte, me dokumente ekskluzive që tregojnë se si menaxhohej inceneratori i Tiranës.
Pra, është një fazë tjetër e investigimit, e cila do të na tregojë me detaje ditë pas dite, jo thjeshtë dhe vetëm faktin se si bliheshin mediat dhe përdoreshin për propagandë, por edhe se si shpërndaheshin këto para dhe kush ishin njerëzit që urdhëronin shpërndarjen e tyre.
Skandali i pagesës së mediave tregon se shumat e parave jepeshin gjatë kohës së fushatës, para dhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, çka të bën të dyshosh se jo vetëm janë dhënë para për të bërë propagandë për inceneratorët, por janë dhënë para për të mbështetur mediatikisht edhe mazhorancën në pushtet, pasi ishte kjo e fundit që kishte firmosur, kishte mbështetur inceneratorët dhe kontratën e Tiranës, ku në 6 vite u morën 110 milionë euro dhe nuk ka ende incenerator dhe 60 milionë euro të tjera në Fier dhe Elbasan, ku inceneratorët ende nuk funksionojnë.
Skema është e qartë, Mirel Mërtiri nëpërmjet bashkëjetueses së tij Stela Gugallja kontrollon pagesat për mediat, atje është edhe Klodian Zoto, Denisa Tollkuçi, mëkëmbësja e tij, atje del Arjola Kodra, Julia Muça si ekonomiste e Stela Gugalljas dhe çelësi i pagesës së mediave, Matilda T. dhe Uarda H./ CNA
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, L...
Inceneratorët janë quajtur afera dhe skandali më i mad...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Moti i keq ka sjellë shkëputje të energjisë elektrike në K...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...