LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

26 Shtator 2023, 11:32, Denoncim CNA
Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës
Baton Haxhiu, gazetar

Inceneratorët janë quajtur afera dhe skandali më i madh korruptiv, në 30 vite demokraci në Shqipëri. Disa kontrata koncesionare apo PPP që filluan në vitin 2014 në Elbasan, më pas në Fier dhe shkuan deri në Tiranë.

Qindra miliona euro të firmosura dhe të paguara, për inceneratorë që nuk punojnë, apo si në Tiranë që nuk ekziston 6 vite pas firmosjes së kontratës.

170 milionë euro të paguara nga qeveria shqiptare dhe biznesi privat për Klodian Zoton, Stela Gugallen dhe Mirel Mërtirin, të cilët ngritën një skemë me kompani shqiptare dhe më pas u fshehën në guacka holandeze, ku në fund shfaqën disa aksionerë “të fjetur”, të cilët do siguronin investimin, apo aksionerë në kërkim nga SPAK-u që kanë marrë arratinë.

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës
Foto ilustruese

Kontrata koncesionare për inceneratorin e Tiranës tashmë është provuar nga SPAK-u se ka shkuar për individë që nuk kishin financim, por mashtruan shtetin shqiptar në shuma të mëdha nëpërmjet letrash dhe kompanish ngritur në guacka holandeze.

Milionat e eurove të një kontrate 30-vjeçare bëhen gati 1 miliard në 30 vite sipas përllogaritjeve të ekspertëve.

Pas denoncimeve në media SPAK ka arrestuar dhe dënuar vetëm për një prej skandaleve ish-ministrin e Mjedisit, sekretarin e tij të përgjithshëm, disa dhjetëra zyrtarë, pronarë kompanish, ndërkohë pas një hetimi pasuror është shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe ish-zv.kryeministri.

Blerja e medias

Milionat e eurove të ardhura nga afera e inceneratorëve, njerëzit që ndërtuan skemën dhe kompanitë e tyre i kanë përdorur për të blerë media dhe propagandë.

Paratë janë derdhur lumë kryesisht gjatë vitit 2021 në shumë media, ndërsa më parë milionat derdheshin për ortakëri dhe pazare me televizionin kombëtar, “Top Channel”.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se gjatë vitit 2021 kompania e inceneratorit të Tiranës “IE BV SPV”, ka lidhur kontrata me dhjetëra media dhe personazhe të ndryshme të gazetarisë.

Viti 2021, vit që përkon me kohën e zgjedhjeve parlamentare, të cilat u fituan nga socialistët me urdhër të Zotos dhe Mërtirit “hapet thesi për mediat”.

Nga politika ka pasur akuza se kompania e inceneratorit të Tiranës i ka shërbyer mazhorancës socialiste jo vetëm me propagandë, por edhe me forma të tjera, duke rikthyer kështu shpërblimin dhe shërbimin ndaj pushtetit.

Gazetari Elvi Fundo ka publikuar pak kohë më parë fatura dhe pagesa që kompania e inceneratorëve kryente për media, gazetarë, por edhe portale të panjohura, përtej milionave të eurove që përfitonte “Top Channel”.

CNA ka mundur të sigurojë kontratat e këtyre mediave, të cilat janë organizuar “grusht bashkuar rreth inceneratorëve”, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021.

Kontrata, Baton Haxhiu merr 4400 euro në muaj

Pas publikimit të pagesave, sot po sjellim ekskluzive, për herë të parë kontratën që ka lidhur me inceneratorin e Tiranës, subjekti në pronësi të shtetasit Baton Haxhiu.

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

CNA do të vazhdojë edhe publikimin e kontratave me media e gazetarë të tjerë.

Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga miqtë dhe mbështetësit kryesorë mediatikë të kryeministrit është përfitues i dyshimtë milionash nga biznese shqiptare.

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Megjithëse zotëron një portal periferik, në 2021 ndoshta totalisht të panjohur, Haxhiu merr një kontratë prej 4400 euro/muaj, e cila shkon 26.400 euro në 6 muaj.

Sipas kontratës nga 1 shkurti deri në 1 gusht 2021, që përkon me periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, Baton Haxhiu do paguhet për median e tij 442.800 lekë në muaj për një reklamë në web-in e tij thuajse anonim.

“Kjo kontratë është lidhur në Tiranë, më 01/02/2021 mes palëve kontraktuese që vijojnë: Albanian Post Sh.p.k, (në vijim "Ofruesi i Shërbimit"), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar sipas legjislacionit shqiptar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me numër unik të identifikimit të subjektit (NUIS) M01315012G, me zyra qendrore ne adresën:Sheshi Papa Gjon Pali 2 Stadiumi Air Albanian Holli AB, Tiranë, Shqipëri, ligjërisht i përfaqësuar sipas autorizimit bashkelidhur kesaj kontrate nga Z./Znj.Besa Kopellaj, ne cilësinë e Perfaqesues së Ofruesit të Shërbimit dhe Integrated Energy BV SPV, (në vijim "Klienti"), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër unik identifikimi (NUIS) L72031013B, me zyra qendrore ne adresën Njesia Administrative nr 5,Bulevardi Gjergj Fishta nr 48 Tirane, ligjërisht i përfaqësuar nga Z/Znj. Arjola Kodra në cilësinë e Administratorit”, thuhet ndër të tjera në kontratë.

Kontrata është 6 faqe dhe përcakton me detaje afatin dhe pagesat.

Pagesa është në dosjen hetimore të SPAK-ut, ku janë me dhjetëra media për të cilat CNA pas faturave të publikuara do sjellë kontratat e shërbëtorëve të inceneratorëve.

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Për publikimin e materialeve reklamuese dhe ofrimit te hapësirës reklamuese në faqen zyrtare të internetit të Portalit Albanian Post Online - siç është parashikuar ne Aneksin 1- të kësaj kontrate, Klienti duhet të paguajë në total shumën prej 442,800 mijë lekë në muaj, ku perfshihet TVSH.

Përmbushja e detyrimit të pagesës konsiderohet thelbësore për realizimin e kësaj kontrate. Komisionet bankare (nëse ka) dhe TVSH janë në ngarkim të klientit”, thuhet në kontratë.

Mediat, si shërbëtorë të korrupsionit dhe bashkëpunëtore në krim

Pra, ato që lexohen në portale e dëgjohen në televizione të flasin pro inceneratorëve, që nuk punojnë që nuk ekzistojnë dhe që kanë marrë 170 milionë euro, janë propagandë e paguar papagajsh mediatikë.

Ka dhe të tjera media që janë përfshirë edhe më thellë duke bashkëpunuar për të sulmuar SPAK-un, prokurorë, devijuar hetimet, etj., por këto janë pjesë e hetimeve, pasi ende dosja e inceneratorit të Tiranës nuk është mbyllur.

Kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës, apo pronarët e tyre të fshehur pas letrave holandeze, figuron të kenë paguar dhjetëra milionë euro për gazetarë, portale anonime, media dhe propagandë, ortakëri me to, kur në fakt ishte një kompani monopol dhe si duhet asnjë lloj reklame.

Skema e pagesave të medias duket qartë që është një strukturë e organizuar dhe dirigjuar për propagandë, shantazhe, shpifje, sulme dhe akuza, jo vetëm ndaj prokurorëve të SPAK-ut, por edhe ndaj personazheve politike dhe mediatike që denonconin aferën e shekullit./ CNA

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

Publikohet kontrata/ Lidhja e Baton Haxhiut me inceneratorin e Tiranës

 

Lajmet e fundit nga