Stop/ Kleçkat kthejnë miliona në bashki, qytetari 6 muaj pa pagesën e kempit
Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Fier...

Emisioni investigativ Fiks Fare ka vënë në dukje mbylljen paraprake të një nga qendrave shëndetësore verore në plazhin e Borshit.
Fluksi i madh i turistëve këtë sezon veror bëri që Ministria e Shëndetësisë të merrte masa për qendrat shëndetësore verore që të ishin të hapura 24 orë. Por në redaksinë e emisionit Fiks Fare u denoncua se qendra e plazhit Borsh u mbyll që në 31 gusht, ndërkohë që numri i pushuesve vazhdonte të ishte i lartë.

Një banor i Borshit ka denoncuar mbylljen e qendrës shëndetësore të plazhit të Borshit, por që nga ankesa e turistëve u rihap sërish ditën e nesërme, por jo 24 orë siç ishte urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë.
Fiksi dërgoi një grup xhirimi në këtë qendër shëndetësore ku faktoi se ajo nuk rrinte e hapur në shërbim të pushuesve 24 orë , por mbyllej në ora 22:00. Në qendër shërbente vetëm infermierja, mjekja mungonte. Infermierja shprehet se në raste kur është e nevojshme ajo telefonohet dhe jep mjekimin me anë të telefonit. Gazetarët e Fiksit e kontaktuan mjeken e cila u shpreh se ishte në ambulancën e një fshati tjetër dhe se në ngarkim ka disa ambulanca që duhet t’i kontrolloj çdo ditë.

Për sa i përket orarit të qendrës që mbyllet në orën 22:00 mjekja përgjegjësinë ia kalon drejtorit të spitalit Sarandë, Arsen Dule nga edhe varet. Ndërkohë ky i fundit i kontakltuar në telefon nga gazetarët pohoi se qendra është mbyllur në dt 31 gusht sipas ligjit 360 i dalë në qershor të vitit 2023.
Gazetarët kërkuan për këtë ligj, por që nuk gjendet askund, ndërkohë që drejtori është njohur që në fillim të sezonit turistik me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që qendrat shëndetësore të plazheve duhet të jenë në punë nga 15 qershori deri në 15 shtator me kohë të plotë shërbimi,24 orë në ditë.

Për sa i përket mungesës së mjekëve në këto qendra shëndetësore drejtori Dule tha se po punohej për të gjetur një zgjidhje. Ndërkohë sezoni turistik është mbyllur drejtori ende nuk ka gjetur zgjidhje, të paktën të shpresojmë se vitin tjetër nuk do ketë më mungesë në radhët e bluzave të bardha në shërbim të pushuesve./ tch



Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Fier...
6 milionë euro ose e thënë ndryshe 600 milionë lekë ës...
Afera me 3 inceneratorët sa vjen e shtohet. Mbrëmjen e...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale t...
Me fillimin e vitit të ri shkollor filluan edhe problemet....
Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në T...
Para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, Fiks Fare bëri nj...
Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve...
Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili...
Një auditim i KLSH-së ka zbuluar të tjera abuzime në k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu ng...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqe...
Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar d...
Landfilli i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Ky ...
Në dhjetor 2021, “Stop” ishte në Laç për problemin e bashk...
“Stop” ishte në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë lojë...
Zamira Xhelilaj tregon se në vitin 2019 është larguar nga ...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen ng...
“Stop” u ndal në Pyllin e Sodës, të cilin vlonjatët e kons...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...