Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen nga zonja Nafije në adresë të azilit privat “Rrezet e Jetës”. Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko, nga djali i madh.
Sipas Nafijes, nëna 86-vjeçare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion. Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.
“E gjeta në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duke qarë, por nuk më tregonte se pse qante. Dyshoja. I ngrija pizhamet dhe ajo ishte me njolla të zeza në trup. Të motra dhe te vëllai nuk pati shenja asnjëherë. Se një i paralizuar nuk ka si të vritet. Dyshova dhe i thashë çfarë është kjo kështu. Nëna nuk fliste se kishte frikë nga ato që e dhunonin. E dhunonin pa masë. Unë vija e ushqeja se nëna ishte e uritur, pa ujë. Nëna ime thoshte m’u tha buza për ujë. Ato nuk i jepnin sepse nuk donin t’i ndërronin bebelinat. Gjej pronaren dhe e pyes. Vritet vetë thoshte”, tregoi denoncuesja.
Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë. Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës ku duken shenjat e abuzimit.
“Nuk kisha çfarë të bëja. E gjeta 5 herë të vrarë. Një telefon e kisha në shtëpi, ai ishte vetëm për foto, u detyrova u bëja foto në fshehtësi. Pashë këmbët nënës, i ngrita pizhamet, aty kam qarë me të madhe se i kishin vrarë këmbën e djathtë e kishin bërë copa-copa. Nafije më tha mua, këta të dhunojnë, nuk të ushqejnë, nuk të japin një pikë ujë. Kur vija te nëna ime këto e puthnin në sy tim, ishin skemat. Kisha frikë sepse një herë u përplasa me këtë Lilin dhe i thashë pse është vrarë nëna. Vritet vetë. Nuk vritet vetë i thashë se ka 6 vjet e paralizuar, si vritet vetë këtu i thashë unë. Nëna iku dhe nuk kthehet më, por atje ishte azili i vdekje, jo i jetës. Atje shikoje vdekjen me sy”, tha denoncuesja.
Pas ndarjes nga jeta të nënës, Nafija shkon të marrë sendet e saj personale e të gjejë përgjigje për pikëpyetjet, që e mundojnë.
“Ajo nuk tregonte se kishte shumë frikë nga ato. Ato tha të sjellin me grusht në kokë, në krahë, në këmëb. Po si të sjellin? Po të të tregoj ty më vrasin më keq tha. Ishte e pangrënë, ishte e uritur. Më ka thënë disa herë. Ato nuk i jepnin as ushqim dhe as ujë, nëna sa vinte dhe dobësohej”, u shpreh denoncuesja.
Njëra nga punonjëset i thotë se nuk ia ka prekur të ëmën, por kur e ka bërë ta gjejë nga Zoti.
Qytetarja: Si ke qenë? Mirë je me shëndet?
Punonjësja: Aty! Aty rri Nafije!
Qytetarja: Dua të marr çikë ato gjërat e mamit, se kam fol!
Punonjësja: Po! Po! Aty rri, te dera!
Roja: Aty rri, se t’i sjellin ato!
Qytetarja: E mirë! Faleminderit!
Punonjësja: Si je Nafije? Mirë? A u qetësuat noi çikë?
Qytetarja: Po si iku ajo nëna ime me plagë në atë varr?
Punonjësja: Nënën tate e kam peshuar unë.
Punonjësja: Për Zotin e kam peshuar unë, nuk e…, kam Zotin dëshmitar unë. Nënën tate ta kam peshuar unë.
Qytetarja: Pse dhunohesh nëna jonë? Pse ishte me plagë? Kjo më ka ngelur pishman.
Punonjësja: Nëna jote nuk u dhunua fare. Nëna jote dhunonte veten, sepse u vriste ja… kam Zotin. Ajo…
Qytetarja: Pse s’u vra 6 vjet e paralizuar?
Punonjësja: Po ajo, ajo sëmundje degradon, moj ti. Sëmundja dita-ditës degradon, moj. Shihe tjetrën, se si është vrarë atje! Nga krevati ka rënë në tokë.
Qytetarja: Nëna ime më tha kështu. Ajo më tha, “Nafije pse fole ti, ditën tjetër, ajo më përplasi në bide” më tha mua. Për atë Zot lart!
Punonjësja: Asnjëherë në botë.
Qytetarja: Po ja, jo s’ishe ti, ishte ajo tjetra.
Punonjësja: Jo, jo! Harroje, se ndodh! Kush ta ketë bërë, e ka Zotin lart, i vuajt pasojat!
Qytetarja: Ajo më tha dy herë “Nafije mos ik” më tha, “se më vrasin”.
Punonjësja: E ke gabim. Ta ka thënë kot, se nuk është e vërtetë kjo gjë.
Ndërsa Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, pretendon se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara.
“Nëna Kadrija bënte veprime të pakontrolluara që do të thotë herë pas here godiste dorën tek krevati, edhe kokën, apo edhe tek karroca kur e nxirrnin zonjat për ta larë, apo kur e nxirrnim në verandë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake./tvklan
“Stop” u ndal në Pyllin e Sodës, të cilin vlonjatët e kons...
Federata e Vrojtuesve të Plazhit është i vetmi institucion...
Rama flet për inceneratorët Në një dalje të djeshme m...
Agjencia Shtetërore për Shpronësim, në muajin Korrik p...
Situatë skandaloze në një nga lagjet në periferi të Tiranës....
Situata katastrofike me "malin" e plehrave në Orikum vijon...
Një postim të tij në rrjetet sociale eksperti i IT, Ge...
Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali ...
Më datë 1 gusht SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, p...
CNA ka zbardhur 16 faqet e para të akuzës së SPAK për ince...
Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka bërë këtë të shtunë një ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbajti një dekl...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së nga një qy...
Skandali me autobusët e Tiranës vijon. Një nga linjat e a...
"Wizz Air" ka goditur me skandalin e radhës. Qytetarët denon...
Problemtikat në vijat bregdetare nuk kanë të mbaruar. Edh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të...
XHOVAN SHYTI Në disa shkrime rradhazi kemi trajtuar g...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Përveçse ofrojnë kushte mizerabile udhëtimi për shkak të g...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...