
XHOVAN SHYTI
Në disa shkrime rradhazi kemi trajtuar gjendjen teknike dhe kushtet që ofrojnë disa prej flotave të autobuzëve që mbulojnë transportin urban të udhëtarëve në linjat e brendëshme të kryeqytetit. Kemi investiguar me kujdes, pa u ngutur, duke u përpjekur të jemi sa më korrekt me misionin tonë të gazetarisë së rreshtuar në anën e publikut.
Pasi kemi studiuar legjislacionin e kushteve që duhet të plotësojnë automjetet e kompanive të licensuara për këtë sipërmarrje e kemi ballafaquar atë me terrenin në të cilin flotat e autobuzëve të këtyre kompanive operojnë. Bëhet fjalë për mbi 20 linja të brendshme urbane, disa që mbulojnë udhëtimin në linja kryesore dhe të tjerat në ato periferike.
I kemi ndjekur lëvizjet e udhëtimit për ditë me rradhë dhe në përfundim kemi publikuar konstatimin se ndërkohë që autobuzët e linjave kryesore, përgjithësisht, i plotësojnë dhe i zabtojnë kushtet e standartit që kërkon ligji, ato të linjave periferike nuk e ofrojnë këtë standart.
Si linja urbane më problemore, që në vend të kushteve normale u ofrojnë udhëtarëve kushte mizerabile, kemi evidentuar: “Jordan Misja - Qyteti studenti”, “Stacioni i trenit - Parku zoologjik”, linjën e “Institutit”, atë “Laprakë- Qendër”, linjën e “Kasharit “, “Uzina Dinamo e Re–Sharrë”, “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias”.

Po ka dhe të tjera. Sikurse ka dhe autobuzë të linjave kryesore me të cilët ke dëshirë të udhëtosh dhe ua bën hallall 40 lekëshin e biletës ( përjashtojm këtu rastet kur për servilizëm ndaj shefave shoferët i fikin kondicionerët për të kursyer harxhimin e karburantit, për të cilin kompanitë marrin fonde plus nga Bashkia).
Kemi theksuar, gjithashtu, se megjithse kushet mizerabile që ofrojnë autobuzët e këtyre linjave vijnë në shkelje flagrante të ligjjit kompanitë pronare të tyre lejohen të vijojnë ta ushtrojnë normalisht aktivitetin. Të patrazuar nga duzinat e inspektoriateve përgjegjëse mbikqyrëse, që, megjithë ankesat e vazhdueshme të qytetarëve, rrin e vështrojnë se si qytetarëve udhëtarë u plas buza, nga hapërdarja e orareve, dhe djersa u rrjedh çurg nga vapa përvëlonëse.

Ndërkohë Bashkia, përveçse nuk zgjohet nga gjumi i vapës përvëlonjëse për të marrë masa ndaj shkeljes së kontratës ndërpalëshe, u derdh kompanive urbane rregullisht, çdo muaj, subvecionin e mbuluar nga kontributet e biletpaguesve.
Aq e rënduar është bërë situata sa të gjendur në kushtet e mosndryshueshmërisë, as edhe të një fijeje floku të saj, udhëtarët kanë nisur protestat individuale, brenda autobuzëve ku mungesa e kondicionerit bën që djersa tu rrjedh çurg. Të martën ndodhi më e madhja, pasi mungesës së kushteve normale, udhëtarëve të linjës së “Zoologjikut” iu shtua dhe çoroditja e pritjeve teprueshëm nëpër stacione. Gjë që kishte nisur ditët e fundit për të arritur finale mesditën e të martës, kur revolta e udhëtarëve plasi brenda autobuzëve me mospranimin për të paguar biletën.
Ajo që të bën përshtypje në gjithë këtë histori të kthimit ë autobuzëve jo në mjete që të garantojnë një udhëtim normal, të standarteve, ku të mos ndjesh as të ftohtin e hidhur të dimrit e as vapën përvëluese të verës, por në një mjet torture të vërtetë, lidhet me faktin e heshtjes totale të institucioneve. Udhëtarët e intervistuar nga CNA.al pohonin se i kanë adresuar ankesat në Bashkinë e Tiranës, që është dhe institucioni i cili i pajis me liçensë kompanitë për të ushtruar këtë aktivitet, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Faktin e moskokëçarjes së punonjësve përgjegjës të Bashkisë, specifikisht të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, e konfirmon mosndryshimi as edhe i një qimeje floku të situatës. Mirëpo Bashkia nuk është e vetmja përgjegjëse, pasi marrja e liçensës paraprihet nga paraqitja e një dosje me shkresa të lëshuara nga një serë institucionesh të tjera, njera nga të cilat dhe më kryesorja, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ( DPSHTRR), e drejtuar prej vitesh nga Blendi Gonxhe.
Një sektor i dedikuar i kësaj drejtorie çertifikon, krahas të tjerave edhe gjëndjen e përmbushjen e kushteve teknike të autobuzëve, që do përfshihen në mbulimin e shërbimit urban të linjave përkatëse. Pa këtë dëshmi, pa dëshminë e DPSHTRR-së, nuk ka këshill e kryetar Bashkia në Republikë që të liçensojë kompanitë e shërbimit urban të transportit të udhëtarëve, Detyrimin DPSHTRR nuk e ka veç në praktikën e lëshimit fillestar të dëshmisë së gjëndjes teknike të autobuzëve, po në peridicitet.

Sikurse përcakton pika 8 a. e UDHËZIMIT Nr. 1649, datë 16/08/1999, të Ministrisë së Punëve Publike e Transportit/ Drejtoria e politikave te transportit rrugor: “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”;
“Për kontrollin në plotësimin e kushteve në komoditetin e autobusëve në transportin e udhëtarëve, organi i akredituar në fushën e mjeteve motorike rrugore dhe i miratuar nga Ministri për kryerjen e veprimtarive specifike në këtë fushë, pas verifikimit në plotësimin e kushteve të kapitullit IB, “Komoditeti i udhëtimit”, lëshon për çdo autobus dokumentin në përputhje me aneksin 2 të këtij udhëzimi …”.

Në vijim, po i njejti specifikon se akti i vlerësimit në plotësimin e kushteve të komoditetit të autobusëve në transportin e udhëtarëve lëshohet çdo vit, pasi autobusi ka kryer me rezultat pozitiv kontrollin teknik, të detyrueshëm, në qendrën e kontrollit teknik, të miratuar nga Ministri përgjegjës për transportin dhe është pajisur me çertifikatën e kontrollit teknik. Ligji është i qartë e i prerë.

Nëse të gjitha hallkat institucionale do të funksiononin sipas detyrimit ligjor gjithçka do të ishte konform standartit dhe udhëtarëve s’ka pse ti plas buza. Po atëherë çfarë luhet e çfarë fshihet pas perdes së fiktivitetit dokumentar, që mban në këmbë të pandëshkuar “kartelin” e shkelësve flagrantë të legjislacionit për funksionimin e transportit urban të udhëtarëve?! /CNA.al
KUJDES! Shkrimi është ekskluziv i CNA.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë, sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “CNA.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Përveçse ofrojnë kushte mizerabile udhëtimi për shkak të g...
CNA pak kohë më parë ka denoncuar një problematikë në një ...
Një tjetër denoncim është bërë ditën e sotme për incen...
Afera e inceneratorëve është një ndër çështjet që ka marrë...
Një tjetër denoncim është bërë këtë të diel për incenerato...
Një pjesë e konsiderueshme e autobusëve që e ushtrojnë vep...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë me dokumente në emisionin “...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, denoncoi ...
Elisa Spiropali nuk i kurseu deklaratat lajkatare ndaj kry...
Megaafera e inceneratorëve vijon të thellohet, ndërsa fakt...
Një denoncim ka ardhur së fundmi në redaksinë e CNA, në li...
Në vitin 2019-2020 qytetari Astrit Kuqi që ka në pronësi n...
Pak kohë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rasti...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një stomatologeje nga qy...
Ndodhemi në pikun e sezonit turistik dhe në Shqipëri ka en...
Drejtori ekzektiz i një OJF-ve, Granit Sokolaj, ka bër...
Në 15 Qershor 2021 transmetuam një problematikë në një shk...
Një qytetar ka shkruar te xhami i makinës, se është burrë ...
“Karteli i miellit”, krahas bujqve, fundos edhe konsumator...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...