Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Elisa Spiropali nuk i kurseu deklaratat lajkatare ndaj kryeministrit Edi Rama, as në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, ku tema kryesore e diskutimit është kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe afera e inceneratorëve në përgjithsësi.
Ministrja e Shtetit iu drejtua deputetëve të opozitës parlamentare, duke deklaruar se “Rama nuk e përdor drejtësinë si armë, si hanxhar, por që institucionet të bëjnë punën e tyre duke besuar deri në fund se ata persona që i drejtojnë do përdorin profesionalizmin e tyre për të bërë drejtësi”.
Megjithatë, toni i saj i zërit nuk e kishte atë tempin luftarak që ka treguar shpesh në sallën e Kuvendit.
Kërkesa e SPAK-ut për Ahmetajn ka përfshirë në brendësinë e saj shumë emra zyrtarësh të lartë e të niveleve të tjera. Ajo kërkesë, në një lloj forme, ka hyrë edhe brenda familjes së Elisa Spiropalit.
Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se biznesmeni në kërkim, Klodian Zoto, i konsideruar si një prej personave kyç të aferës së inceneratorëve, ka shërbyer si këshilltar i drejtorit të Ujësjellësit të Fierit në periudhën nga janari 2013 deri në gusht 2014.
SPAK-u ka evidentuar se emërimi i Zotos në Ujësjellësin e Fierit është nënshkruar nga drejtori i asaj kohe, Salarjon Totaj.
Salarjoni është bashkëshorti i Ministres së Shtetit, Elisa Spiropali.
Emërimi si këshilltar i një individi është në tagrin e titullarit të institucionit dhe nuk do të kishte asnjë lloj problemi, nëse nuk do të zbulohej se ortakët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, kanë pasur interesa të rëndësishme financiare tek Ujësjellësi i Fierit.
Prokuroria e Posaçme ka identifikuar se shoqëria “Teo Alb” ka fituar kontratën për vendosjen e matësve të ujit me sistem elektronik kanë shkuar në Fier. Sipas të dhënave të siguruara nga SPAK, shoqëria “Teo Alb” i ka shitur Ujësjellësit të Fierit shërbime në vlerë 391.228.156 lekë të rinj ose mbi 3.5 milionë euro.

Kompania “Teo Alb” ka lidhje të ngushta ortakërie me shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, që në atë kohë ishte këshilltar i burrit të Elisa Spiropalit.
Po ashtu, “Teo Alb” ka lidhje edhe me miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Zotos, konkretisht Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugallja.
SPAK ka zbuluar se Mirel Mërtiri ka qenë i punësuar në kompaninë “Teo Alb”. Po ashtu, edhe Stela Gugallja ka rezultuar si e punësuar pranë shoqërinë “Teo Alb” që ka marrë 3.5 mln euro nga Ujësjellësi i Fierit.

Ndërkohë, shoqëria “Teo Alb” dhe “ITS” e Klodian Zotos janë aksionerë në një tjetër kompani, të quajtur “Metronet”.
Pra, të dhënat e siguruara nga SPAK-u krijojnë dyshime të forta se “Teo Alb” që ka marrë miliona nga Ujësjellësi i drejtuar nga Salarjon Totaj, përfaqëson interesa të grupit “Zoto-Mërtiri-Gugallja”./ Boldnews
Megaafera e inceneratorëve vijon të thellohet, ndërsa fakt...
Një denoncim ka ardhur së fundmi në redaksinë e CNA, në li...
Në vitin 2019-2020 qytetari Astrit Kuqi që ka në pronësi n...
Pak kohë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rasti...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një stomatologeje nga qy...
Ndodhemi në pikun e sezonit turistik dhe në Shqipëri ka en...
Drejtori ekzektiz i një OJF-ve, Granit Sokolaj, ka bër...
Në 15 Qershor 2021 transmetuam një problematikë në një shk...
Një qytetar ka shkruar te xhami i makinës, se është burrë ...
“Karteli i miellit”, krahas bujqve, fundos edhe konsumator...
Një prej rrugëve më të çuditshme, për të cilën mund të ken...
Jemi në rrugën “Gjolekë Kokona”. Banorë të një pallati në ...
CNA denoncoi 3 ditë më parë skandalin me drejtoreshën e pë...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në fshatrat e Lushnjës, për të ...
“Stop” ishte në njësinë numër dy në Tiranë. Trëndafile Cel...
“Stop” ishte në Kurbin, pasi File Lleshi tregoi se jetonte...
Të udhëtosh me autobusët e shërbimit urban brendakryeqytet...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në Morgun e Tiranës, ku t...
Një denoncues anonim tregoi se para disa muajsh ishte inte...
Më 1 Maj 2023, “Stop” transmetoi një rast nga Skrapari, li...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...